“Kush gënjen, unë apo Lulzim Basha?”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së Lartë të BE e njëkohësisht zëvendëspresidente e KE, Federica Mogherini dhe e komisionerit Johannes Hahn mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri.

Rama thotë se Mogherini dhe Hahn, që përfaqësojnë edhe dy familjet e mëdha europiane, të së majtës e të së djathtës – ku bën pjesë edhe PD – me deklaratën e tyre tregojnë se kush gënjen, ai apo Basha.

“Na vjen keq për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikës demokratike. Qytetarët meritojnë udhëheqje të përgjegjshme.

Ne u bëjmë thirrje, edhe një herë, të gjithë liderëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi, me respekt për institucionet, dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më konkretisht, reforma aq shumë e nevojshme e drejtësisë në Shqipëri, është vënë përsëri nën sulm.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përfundojnë formimin e institucioneve të vetting-ut. Sulmimi i reformës së gjyqësorit në vend që të sigurohet zbatimi i vetting-ut, me monitorimin e ngushtë të Operacionit Monitorues Ndërkombëtar, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjësi, zotësi për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale, dhe se ata qëndrojnë nga ana e popullit të Shqipërisë, që vazhdon të kërkojë nisjen e zbatimit të vetting-ut dhe një gjyqësor përfundimisht të reformuar, edhe si një hap vendimtar për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre, të lëshuar një ditë më parë.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Kush gënjen, unë apo Lulzim Basha?””

  1. BESIM, QETESI E DASHURI says:

    Lulzim Basha nuk genjen. .Kete e di dhe ILIR meta. Patologjik genjeshtar?

  2. asd says:

    Rama faji yt nuk eshte ky qe po tention te vertetosh nepermjet deklarates se Mogherinit dhe Hahn. Faji yt por edhe i drejtuesve te partive te tjera eshte sepse nuk njihni demokracine; Ju i drejtoni partite si prona private. Ju zgjidhni deputete me lista dhe listat perpilohen ne tavolinen tuaj dhe kriteret e perpilimit i dini vetem ju. Drejtimi i partive dhe me pas edhe i shtetit nuk eshte nje veprimtari kolegjiale e njerezve te afte por nje shtab i drejtuar nga kryetari i partise / kryeminister. Faji juaj eshte qe merrni persiper te beni gjera te medha sic jane punesimi, rritja e nivelit te jeteses, nderkohe qe keni ne dore vetem gjera te vogla ose mesatare qe kane te bejne me administrimin e risorsave dhe krijimin e sherbimeve funksionale. Eshte sikur administratori i pallatit te premtoje se do ta begatoje pallatin, nderkohe qe do ti jape nje shtupe ne dite shkalleve. Kthehem prape tek demokracia. Ju duhet te jepnit shembull te ndarjes se pushteteve, ndarjen e karrjeres. Perse anetare partie, (dhe jo profesioniste) behen ministra apo edhe vete roli i kryeministrit lakmohet kaq shume nga kryetari i nje partie. Perse roli i partise nuk eshte i ndare nga pushteti. Pasi fitoni zgjedhjet ju hipni vete ne karrige ne vend qe te zgjidhni me te miret ta bejne kete pune. Perse nuk kontrolloni konfliktet e interesit qe ju permbysin ne cdo ane ? Pse deputet, minister, politikan dhe biznesmen perzihen dhe mbivendosen ne te njejten figure? Pse ju perzgjodhet Kokedhimen deputet kur sot ai po e verteton qe nuk ka elektorat? Pse buxheti i shtetit perpilohet nga kryeministri ? Kush vendos qe shqiperia te futet ne borxhe, sa do te jete borxhi dhe ne sa kohe do te shlyhet ? Ka shume ceshtje qe mund te diskutohen per permiresim te demokracise dhe te marrjes se vendimeve te drejta ne menyre demokratike. Tani qe jeni i forte ne krye te Partise dhe vendit tregojeni veten qe dini te formoni nje qasje te re. Vendosni gjithnje nje pikepyetje ne se kjo qe po beni eshte me e drejte. Mos ndoshta eshte me mire qe ne vend te facebook-ut te perdorni me shume referendume on line ku te mblidhni opinionin popullor?

  3. populli i ndershem ne Shqiperi says:

    SALI BERISHA e LULZIM BASHA,jane KRIMINELE,vandalet e Shqiperise,varrmihesit e ceshtjes se demokracise dhe grabitqare me brina.E ardhmja e tyre e afert eshte burgu nen toke…ILIR META,FATMIRI,KRYEKARI I CAMEVE,dhe bythlepiresit e tjere qe hidhen sa majtas – djathtas per syte e popullit te ndershem jane mafia e vjedhjeve e falsifikimeve,trafiqeve,grabitjeve,vjedhjeve dhe NUK KEMI ASPAK BESIM ne keto kerma te politikes.Te gjithe keta jane edhe SPIUNA te policise se fshehte gje qe e trashegojne nga parardhesit e tyre…
    RESPEKTE PER AMBASADORET dhe PERFAQESUESIT e BE,OSBE, dhe SHBA!!
    POPULLI SHQIPTAR i NDERSHEM,( duke perjashtuar pjesen e koruptuar ),MIREPRESIN ME FALENDERIM KONTRIBUTET e METEJSHME te PERFAQESUESVE TE DEMOKRACISE PERENDIMORE.
    Saliu e Basha jane dy VEMJE te shoqerise shqiptare qe jane rritur e kane bere kariere vetem me rrena.Ata jane hajdute e rrenacake qe dine si te kopsisin mashtrimet;guximi i tyre eshte prej deliresh idiote

  4. Populli says:

    SALI BERISHA e LULZIM BASHA,jane KRIMINELE,vandalet e Shqiperise,varrmihesit e ceshtjes se demokracise dhe grabitqare me brina.E ardhmja e tyre e afert eshte burgu nen toke…ILIR META,FATMIRI,KRYEKARI I CAMEVE,dhe bythlepiresit e tjere qe hidhen sa majtas – djathtas per syte e popullit te ndershem jane mafia e vjedhjeve e falsifikimeve,trafiqeve,grabitjeve,vjedhjeve dhe NUK KEMI ASPAK BESIM ne keto kerma te politikes.Te gjithe keta jane edhe SPIUNA te policise se fshehte gje qe e trashegojne nga parardhesit e tyre…
    RESPEKTE PER AMBASADORET dhe PERFAQESUESIT e BE,OSBE, dhe SHBA!!
    POPULLI SHQIPTAR i NDERSHEM,( duke perjashtuar pjesen e koruptuar ),MIREPRESIN ME FALENDERIM KONTRIBUTET e METEJSHME te PERFAQESUESVE TE DEMOKRACISE PERENDIMORE.
    Saliu e Basha jane dy VEMJE te shoqerise shqiptare qe jane rritur e kane bere kariere vetem me rrena.Ata jane hajdute e rrenacake qe dine si te kopsisin mashtrimet;guximi i tyre eshte prej deliresh idiote.KEMI NEVOJE SHUME PER KULTUREN dhe EDUKATEN TUAJ te larte,zonja e zoterij te komunitetit EUROATLLANTIK… Ndjese,per sjelljet e perfoljet e rrugaceve te politikaneve qe neve i vleresojme si plehra te shoqerise shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *