Kuvendi shqiptar miraton një “Dubai” në Tiranë

13 Prill 2017, 19:58Ekonomia TEMA

Parlamenti shqiptar i ka dhënë formë ligjore një copës “Dubai” në Tiranë.

Bëhet fjalë për miratimin e një ligji që i hap rrugë ndërtimit të Kullës ikonike te Bulevardi i ri nga kompania prestigjoze Al Habtoor Investments me seli në Dubai.

Ajo do të jetë 350 metra e gjatë dhe do ndërtohet brenda 3 viteve.

Në të pritet të punësohet me qindra njerëz që do u përkasin shërbimeve të ndryshme.

Projekti i miratuar nga deputetët shqiptarë, është diskutuar më parë në komisionet parlamentare.

Presidenti i Al Habtoor Group, Khalaf Ahmad Al Habtoor është një ndër biznesmenët më të njohur të Emirateve të Bashkuara dhe një drejton një nga kompanitë më të suksesshme të Gjirit me investime kolosale në disa vende të botës.

Ai, përmes ardhjes në Tiranë, garanton futjen e vendit tonë në hartën e investimeve prestigjoze të Al Habtoor Group.

6 komente në “Kuvendi shqiptar miraton një “Dubai” në Tiranë”

  1. Abc says:

    Jepini, shkaterrojeni me tej ate vend. Ç ju duhet nje kulle 350 metta ju kur nuk e furnizoni dot as me uje as me korrent. Nuk e kuptoni se po behet vetem per pastrim parash e per te futur ca spiune me teper ne Shqiperi. Po mjaft qe keto palo deputetesh te marrin rushfetin e tyre.

  2. Wendy B says:

    Parlamentaret mbushin xhepat, ndersa Teherana zbukurohet ” si Dubai.

  3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

    Hal[e] Harbut,firma ”serioze” e sumave arabe do te ndertoi nje ”dubaj[g] ” m’Tirone dhe bashke me te edhe disa qindra xhamija ne tere Albanistanin…………..do te shkoi muti m’gju!

  4. krysho ludovik says:

    ndonje termet 7 ballesh sa pa mbaruar qe te ngelet si gropa e hajdinit

  5. zambi says:

    arritje e madhe. ata fitojne miliona euro shteti zero leke.
    Rames i ka ngel mendja vetem te lejet e ndertimit dhe i eshte kthyer ne semundje profesionale.

  6. perkthyesi says:

    Mos u merakosni, se keta shkrime mendoj se jane thjeshte per konsum publik, para votimeve! Asgje nuk kane per te bere! Do harrohet shume shpejt, si dhjetra premtime te tjera te kesaj natyre, te bera vite me pare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje