“LSI nuk bën koalicion me PS-në, do të shkojë me PD-në në zgjedhje”

13 Prill 2017, 18:29Politika TEMA

“LSI do të konkurrojë me opozitën në këto zgjedhje”.

Kjo është bindja e botuesit dhe analistit Henri Çili, i cili bëri një analizë të situatës politike në studion e Neës24 përballë gazetarëve Edvin Parruca dhe Ola Bruko.

Ai tha se situata është e tensionuar dhe se duhet të marrë një zgjidhje për hir të interesit publik. Lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, për të cilin raundi i parë është caktuar më 19 prill Çili tha se kjo është një procedurë rutinore dhe nuk zbulon gjë për krizën, pasi gjithçka varet nga ato që do vendoset për krizën.

“Nisja e procedurave për presidentin është një fakt rutinor. Nuk zbulon gjë për krizën. Këto më duken procedura pa ndonjë interes të posaçëm.

Në momentin që do kemi një qasje të strukturuar ose esenciale nga do të anojë Ilir Meta, me kë do të dalë, duke krijuar një pol më vete, me PD-në apo me PS këtu pastaj do të deshifrohet çdo lëvizje tjetër.

Për momentin çështje pa interes taktik. LSI do të konkurrojë me opozitën në këto zgjedhje. Ka shumë pak gjasa që do të konkurrojë në një pol të tretë.

Opozita duhet të bashkohet bashkë. Do të kemi një konkurrim elektoral si strategji me opozitën”, tha Çili.

Lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, Çilir tha se për momentin asnjë nga palët nuk ka ceduar dhe të gjitha duan të arrijnë objektivin maksimalist.

Duke folur për raportimet se ka një kërcënimin ndaj kreut të PD-së, analisti tha se mund të jetë e vërtetë.

“Patjetër që besoj, mund të jetë propabël. Ka 100 skema që lëvizin në rajon, brenda e jashtë, shumë mirë që përforcohet siguria e zotit Basha.

Situata është e tensionuar, duhet të marrë një zgjidhje për interesin publik.

Jemi në fazën ku palët të tria duan të arrijnë një objektiv maksimalist. Askush nuk ka ceduar”, tha Çili.

Ai deklaroi se këtë vit zgjedhor nuk do ketë fushatë programesh pasi bërja ose jo e zgjedhjeve është fushata e vërtetë.

“Pozicionimi i LSI-së për zgjedhjet, është pozicionimi politik i saj paradoksalisht.

Bërja ose jo e zgjedhjeve është fushata e vërtetë.

Nuk do ketë fushatë programesh. Kush dhe me kë do të garojë është fushata e vërtetë”, u shpreh Çili.

A varet zgjidhja e krizës nga presidenti?

Sipas Çilit nuk varet, pasi emri kujt do t’i takojë presidenti do të vendoset në negociata.

“Do ishte idiotësi që ta përcaktonin këtë kur vetë emri del nga negociatat. Emri kujt do t’i takojë presidenti në negociata. Është një gjë e thjeshtë. Nuk ka krizë nga presidenti”, u shpreh Çili.

5 komente në ““LSI nuk bën koalicion me PS-në, do të shkojë me PD-në në zgjedhje””

  1. Samuel says:

    E keni pare Cilin qe kur nje dite nga cadra e lirise i beri presion Saliu ka fillu te lekundet ne pikepamjet e tij te meparshme thjeshte eshte nje bthq.

  2. tim says:

    fjala jote ne vesh te perendise!

  3. astrit says:

    Keshtu te ka thene Iliri ty Cile?

  4. Lulushi says:

    Ja ke fut kot plako.!
    Ja ke fut kot!

  5. Pirua i Epirit says:

    Pir…,pir… te lirohesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje