Mavraj: Jam shqiptar e atdhetar i fushës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Do të ishte një ëndërr të luaja për Gjermaninë, për fat të keq nuk u realizua”.

Kanë shkaktuar sensacion fjalët që mediat gjermane i kanë cituar si të Mërgim Mavrajt gjatë një takimi të mbrojtësit 30 vjecar me një tifo grup të Hamburgut, skuadër me të cilën militon në Bundesliga.

Pas atij artikulli vetë Mavraj ka reaguar nëpërmjet një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shprehet se deklarata e tij dhënë për tifozët e Hamburgut, është transformuar dhe rrjedhimisht keqpërdorur duke mos pranuar në këtë mënyrë të jetë shprehur se ëndrra e tij ka qenë Gjermania. Mavraj shton se sigurisht që ka respekt për Gjermaninë, vendin ku familja e tij gjeti strehim, punë dhe ushqim, për të cilin ndien dashuri, por atdheu i tij është Shqipëria ashtu si gjuha e tij është shqip.

Mavraj shton se në fushë nuk është kursyer kurrë duke rrezikuar edhe karrierën, pasi nuk është atdhetar i rrjeteve sociale por i fushës”.

Është ky reagimi i Mavrajt pas atij citimit të asaj deklarate në faqet e shtypit gjerman që i përcjellë në Shqipëri ka risjellë në kujtesë edhe hezitimin e tij për tju bashkuar Kombëtares  Kuqezi , Mavraj nuk ju bashkua Kombëtares Shqiptare në 2007, kur mori pasaportën gjermane dhe luajti me Kombëtaren e 21 vjecarëve të Gjermanisë,  ndërsa në 2010 bëri prapakthehu pas ftesës së Josip Kuzhe për tju bashkuar skuadrës kuqezi për miqësoren e 3 marsit me Irlandën duke kërkuar më tepër kohë për të vendosur për të ardhmen,   zgjedhje këto që padyshim shkaktuan atë kohë pakënaqësi te tifozët dhe Federata që gjithsesi këmbënguli për qenndërmbrojtësin duke i hapur sërish derën në 2012 kur Mavraj u tregua i gatshëm të bashkohej me Kombëtaren, këtë herë nën urdhërat e De Biasit që e grumbullii në 2012 për miqësoret me Katarin dhe Iranin duke bërë debutimin e tij me fanellën kuqezi.

Që nga ajo kohë në 34 ndeshje të luajtura me Kombëtaren me performancat e tij Mavraj fitoi simpatinë e tifozëve dhe statusin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, e paharrueshme natyrisht përballja në Elbasan Arena me Armeninë kiu sakrifikoi për tu futur në fushë për të dalë si protagonist i padiskutueshëm i asaj ndeshje./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *