Më 19 prill zgjidhet presidenti i ri? Por mungon ende emri…

13 Prill 2017, 11:24Politika TEMA

Më 19 prill do të mbahet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kjo u vendos sot nga Konferenca e Kryetarëve.

Në mbeldhjen e zhvilluar, ku nuk merrnin pjesë përfaqësuesit e opozitës, 19 prilli u vendos si data kur do të zhvillohet votimi i parë për kreun e ri të shtetit.

“Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, e kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z. Gramoz Ruçi.

Me dakordësinë e Konferencës u vendos fillimi i procedures parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe u caktua raundi i parë i zhvillimit të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, më datë 19 prill, ora 18:00.

Që nga ky moment, në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve.

Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.

Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë“, thuhet në një deklaratë të Kuvendit.

Ndërkohë, edhe pse jemi vetëm 6 ditë larg raundit të parë, nuk kemi ende një emër zyrtar si kandidat për presidentin e ri.

Deri tani ka pasur shumë spekulime, por ende nuk kemi kandidatë zyrtarë, gjë që nuk është normale.

Opozita ndërkohë, pritet që ta bojkotojë raundin e parë të votimit, me përjashtim të ndonjë surprise të momentit të fundit.

Për këtë arsye, besohet se raundi i parë nuk do ta zgjedhë presidentin, pasi mazhoranca kërkon që të përfshijë në këtë process edhe opozitën, për të dalë një president i pranuar nga të gjithë palët.

1 komente në “Më 19 prill zgjidhet presidenti i ri? Por mungon ende emri…”

  1. Besim Qetesi Dashuri says:

    te zgjedhim Adriatikun, ilir mutin,bujar mehmetin ose tom doshen, pse jo? populli i do shume.


    nese nuk zgjidhet nga Ilir meta, edi rama te hyje ne cader.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje