Milan, Berluskoni: Largohem me dhimbje, por do jem një tifoz i madh

13 Prill 2017, 16:28Sport TEMA

Pas 31-vitesh të lavdishme në krye të skuadrës së Milanit , Silvio Berluskoni, vendosi të shesë aksionet e klubit të tij tek kompania Fininvesti.

Pas mbylljes së marrrveshjes, në një shënim të gjatë Silvio Berlusconi tha se nevoja e Milanit për të konkuruar në nivele të larta europiane kishte nevojë për investime dhe një familje e vetme nuk ishte në gjëndje që ta bënte.

Më tej, Berluskoni nuk harroi pa falenderur të gjithë mbështetësit e tij dhe në vençanti Adriano Galianin.

“E le sot, me me shume se 30 vjet, pronesine dhe pergjegjesine e AC MILAN. E bej me dhimbje dhe me shume emocion, por duke marre parasysh futbollin modern, per te luftuar ne kete nivel futbolli europian apo boteror, duhet investime dhe burime, te cilat familja ime nuk i arrin dot me.Nuk do te mund te harroj dot kurre emocionet qe me ka dhuruar Milan. Nuk do te harroj asnjehere personat, fale te cileve kam patur privilegjin te kem nje klub qe ka fituar kaq shume.Para gjithckaje dua te them se kampionet dhe lojtaret qe kane bere gjithcka te mundur do te mbahen mend ne historine e Milanit. Te jap cdo emer te tyre eshte e pamundur sepse jane shume: te gjitheve nje perqafim te madh.

Te njejtin perqafim i jap dhe te gjithe drejtuesve, administratoreve dhe punetoreve te tjere te Milanit, te cilet e kane bere Milanin jo vetem nje klub te madh, por dhe nje shembull ne boten e futbollit. Nga keta persona vecoj Adriano Galliani, i cili ne Milanin tone ka qene ndertuesi dhe ‘shoferi’.Por, mbi te gjitha, falenderimet me te medhaja i shkojne tifozeve. Miliona te pasionuar kane mbushur stadiumet ne tere boten per te bertitur Forza Milan dhe shume te tjereve qe nga tere bota na kane mbeshtetur. Pa ata, Milani yne nuk do te ekzistonte. Me ta kemi fituar gjithcka te mundshme. Kam ne sy dhe ne zemer shume emocione dhe momente qe kemi kaluar bashke, te jashtezakonshme dhe emocionuese.

U them – sot po le nje zoterim – por do te ngelem gjithnje tifoz i Milanit, skuadra, e cila babai im me mesoi te dashuroja qe i vogel.Pronareve te rinj i uroj me te mirat dhe realizofshin arritje akoma dhe me te medha.Atyre qe ngelen ne ekip, lojtareve, trajnerit, punetoreve dhe tifozeve i deshiroj suksese sa me te medha dhe gjithashtu i u realizofshin projektet dhe endrrat qe mbajne ne mendje dhe ne zemer, per vete dhe per vet personat qe e duan.”tha Berluskoni.

Në 31-vitë në drejtim të Berluskonit Milani ka fituar plot 29-trofe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje