Në PD e humbin durimin me Ilir Metën: Po luan dhe tallet me ne, tani duhet të bëhemi si Uliksi. Nuk na duhet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas “lojës” tërhiq e mos e këput të Ilir Metës me Partinë Demokratike, duket se kjo e fundit e ka humbur durimin.

Zhgënjimi i madh ndodhi sidomos pas seancës së të martës, para së cilës, mediat pranë LSI-së, ndoshta me “leje” të Metës, përhapën lajmin se LSI do të tërhiqej nga qeveria.

Dhe më 11 prill, shumë drejtues të PD shfaqeshin të lumtur, madje në rrjetet sociale shkruanin se 11 prilli ishte dyfish i hidhur për Ramën: Së pari sepse në këtë datë ka vdekur Enver Hoxha, dhe së dyti se do të rrëzohej qeveria.

Por kjo gjë nuk ndodhi.

Jo vetëm kaq, por edhe të enjte u mbajt një seancë normale parlamentare, ndërkohë që PD vazhdon të qendrojë në bulevard.

Dhe pikërisht kjo “zbutje” e Metës nga qendrimet e tij të mëparshme, ka tërbuar demokratët.

Aq sa portal që financohet nga Shkëlzen Berisha, ka bërë thirrje sot që PD të mos presë më Metën dhe të bëhet si Uliksi, pasi sipas këtij portal, Meta po luan dhe tallet me PD-në.

Kemi të bëjmë me një farsë, e cila po parapërgatit Farsën e Madhe për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ajo që ka rënë gjithashtu në sy gjatë këtyre ditëve është, se me në krye kryetarin, drejtuesit e kësaj partie në fakt kanë nisur fushatën elektorale. Tirana dhe gjithë qytet kryesore në vend janë mbushur me zyra të LSI-së, të cilat gëlojnë nga militantët. Meta nuk ka ditë që nuk zhvillon takime me  gra e të rinj lësëistë, ku mban fjalime teorike, për “të mirën e të keqen”, demokracinë në përgjithësi, si duhet të jetë ajo, për të ardhmen ideale të vendit etj,etj. Por çuditërisht “harron” të përsërisë ato që ka deklaruar vetëm një javë më parë plot forcë e nerv se; vendi është në krizë të thellë, se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën… Asnjë fjalë për rrezikun në horizont, nëse Rama do të vazhdojë në këtë rrugë. Madje ashtu si po duken gjasat, qëndrimi i tyre ka bërë prapakthehu edhe për zgjedhjet e 7 majit në Kavajë.

Se cilat janë arsyet e vërteta të kësaj loje të dyfishtë që po aplikon Ilir Meta, do të mësohen shumë shpejt në ditët në vijim. Një gjë tashmë është e sigurt; që kauza e opozitës dhe një shumice të madhe të qytetarëve, nuk mundet dhe duhet më, që të vetë investohet te ky factor”, shkruan ky portal, që e mbyll shkrimin e vet kështu:

“Ilir Meta ndoshta është duke realizuar “kurdisjen” e radhës. Se te cilin mulli do ta çojë këtë herë ujin LSI-ja, pak rëndësi ka. Opozita ashtu si Uliksi duhet ti dyllosë veshët, për këngën e sirenës LSI. Ajo e ka tashmë një pakt dhe marrëveshje; me popullin, aleatët e saj besnik në opozitë dhe miqtë ndërkombëtarë, që janë më të fuqishëm se sa e mendon Edi Rama dhe Ilir Meta”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Në PD e humbin durimin me Ilir Metën: Po luan dhe tallet me ne, tani duhet të bëhemi si Uliksi. Nuk na duhet”

  1. tiku says:

    PD ka gjithe popullin me vete…. Po u fut ne zgjedhje i fiton thelle.

    1. Toni says:

      E ka posi. Shift cadren sa veta ka. Dhe ata I pagujn qe rrin

    2. Nataly Shkembi says:

      E pe ne ederr kete gje.. Keta jane hajdute e kriminele, si do votojne duke uluritur ne cader. Pse nuk del PD-ja ne popull e te japi alternativat e veta, cfare I ofron ketij populli? Ajo ska alternative, duan thjesht pushtet, qe te vjedhin e te vrasin perseri.

  2. koha jone says:

    Ha ha ha ,tani Basha me dallkauket e tij dolen zbuluar , qe kauza e tyre eshte vetem cfare do te bente Ilir Meta . Tani po kuptojne qe kjo eshte vetem nje loje sepse Meta nuk don vetevrasje politike ,per tekat e Berishes . Ndoshta Meta e ben per ta eleminur si parti .hahaha u beren gazi i botes .
    Suksese ne Hollande !!!

  3. shqip says:

    Pedja i ka aleatet e saj “te forte” . Nardin, Dashin, Vangjelin, e sidomos Fate Gerdecin. Ndajeni mendjen o shpellare. Ilir floriri eshte o i mire , o i keq . S’mund ti kete te dyja . Nuk qendrojne te dyja. Sa per popullin , ate e keni . Keni 200te muhaxhire si formacionet e Al Nusres.

  4. Lani says:

    Di gje mbeti me cfare i financon portalet ky djali i Sali Berishes? Na ndriconi po mundet.

  5. BABAGJYSHI says:

    Populli nuk di ne se midis jush ka pasur ndonje marreveshje te fshehte , qe te paska
    prere ne bese , ty masha e UDB-se ! Ilir Meta , ka kusuret e tij ,ashtu si cdo krijese e gjalle,
    por ai eshte teper korrekt politikisht . Kete ju bastarde e pate me syte tuaj , gjate 4 vjeteve
    te fundit ne pushtet .Ndaj keto qe ben ti , jane pislleqe mafjoze , sepse ndjen tmerrin e Vetingut !

  6. Shen Thomai says:

    E njejta parti qe pretendon se mundi komunizmin, sot ne 2017 uleret dhe thote:
    Bar do hame e zgjedhje nuk bejme. Hade merre vesh bijt e kujt jane keto dhe eterit e kujt ishin ata!?

  7. Mihali says:

    Cilet Jan miqt nderkombetar te PD-s ?Amerkanet dhe Europjanet Jo,mos Jan Ruset ?

  8. Toni says:

    S qelbesira m..ti aty e keni mendjen prandaj rrini ne cader se vete skeni kellqe keni mbaru aty te rrini tani ngordhni.

  9. luli says:

    Do i bien ketu, do i bien atje, por ato nuk bien vetem bejne punen qe u takon. Mos prisni me tek çadra se ka mundesi qe ato tu turren dhe juve e do ngeli shtatezane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *