Nuk ndalet Kim Jong-Un, dyshime për plan sulmesh bërthamore përmes nëndetseve

13 Prill 2017, 17:22Bota TEMA

Diktatori Kim Jong-Un po rrit kapacitetet ushtarake nënujore. Dyshohet se ai mund të ketë plan të lëshojë raketa nukleare nga nëndetëset.

Ekspertët ndërkombëtarë shprehen se ekziston frika se koreano-veriori po përshtat flotën e tij detare të nëndetësve në mënyrë që të jenë të përgatitur duke parë dhe që tensionet me Perëndimin vijojnë të përshkallëzohen.

Ndërkohë eksperti i sigurisë Bruce Klinger tha për CNBC: “Duhet të jemi vigjilentë për atë që ka ndërmend të bëjë Kim Jong Un. Është një kohë e tensionuar”.

Mësohet se ky plan erdhi dy vite pasi 50 anije, që përbënin 70% të marinës së Pyongyang-ut, u zhdukën nga radari duke përhapur panik tek Korea e Jugut dhe Japonia.

Gjithashtu edhe Korea e Jugut nga ana tjetër është vënë në gadishmëri të plotë, pasi një zyrtar ushtarak tha se ishin mobilizuar me të gjitha burimet vëzhguese, raporton agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.

 

2 komente në “Nuk ndalet Kim Jong-Un, dyshime për plan sulmesh bërthamore përmes nëndetseve”

  1. i papami says:

    edhe kete budallain kishim mangut

  2. enter"" says:

    Pyetja eshte, pse Amerika duhet te kete arme berthamore dhe te beje teste kurse Korea Veriut te mos kete arme te tilla?

    Heeeeeeeeeeeeeeeeeeeee???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje