REPLIKAT/ Qytetari: Vetëm ata të Salës mos të fitojnë prapë, se nuk vihet më në Shqipëri. Rama: Thuaju kushërinjve…

Në postimin e tij ku ka publikuar deklaratën e dy përfaqësuesve të lartë të Brukselit, Federica Mogherini dhe Johanes Hahn, që i bëjnë thirrje PD-së të kthehet në Kuvend dhe të hyjë në zgjedhje, Rama ka shkëmbyer edhe disa replika me komentuesit.

Replikat:

Komentuesi: Edi rama gënjen gjithmon kush tjetër 😛 Nuk e kuptoj gjith kot akuza që bëhen askush nuk del përpara gjykatës dhe të dali kush gënjen e kush e ka fajin!!! Por si gjithmon faji ngel JETIM

Edi Rama: Vetingu Olsjon Vetingu! Prandaj genjeshtaret s’duan Vetingun qe te dukemi te gjithe njesoj

Komentuesi: Crendesi ka kush e thote te verteten? E rendesishme eshte qe jemi ne krize politike dhe kerkojme ndihme nga nderkombetaret sikur te ishim femije. Si pretendoni te hyjme ne Europe kur nuk mund te gjejme nje zgjidhje pa ndihmen e te huajve ?

Edi Rama: Jo jo, ne s’kerkojme ndihme nga nderkombetare sikur te ishim femije, sepse ne jemi ne rrugen e popullit dhe kriza s’ka lidhje me rrugen tone po me tmerrin e atyre qe jane ngujuar ne cader per t’i ikur drejtesise! Nderkombetaret duan te ndihmojne Shqiperine duke u thene ketyre “femijeve” te trembur futuni ne parlament dhe mos u beni mburoja e gjykatesve e prokuroreve te korruptuar!

Komentuesi: Vazhdon dhe vazhdon e ‘FLET BUKUR ZOTROTE’, mos harro z. Kryeministër, hidh një sy edhe në Berat!

Edi Rama: Jo hidhi ti syte ne Berat dhe shih sa shume eshte bere, sepse sa shume ka ende per te bere e di vete une😀

Komentuesi: Z, kryeminister nuk jam as i PD e as i PS, nuk me intereson politika. Por po shikoj diçka ndryshe qe kur ju keni ardhe ne qeveri. Dhe ndryshimi nuk ndodh per kater vjet. Shpresoj te fitoni kesaj radhe prap, se po e moren ata te ✌️Sales, nuk vihet me ne shqiperi. Suksese dhe vazhdo ne drejtimin e duhur. Te pershendes Nga Helsinki Finland 👏🙌👍🏻😉

Edi Rama: Hajde voto PS se vota per PS eshte vote per te vazhduar ne drejtimin e duhur! Nese nuk vjen dot, mos ler familjar, kusheri e shok pa i thene te vije te votoje per ty! Thanks man✌️

Komentuesi: Asgje e re qe ne nuk e dime! Thjesht duam te dime a do behen zgjedhjet apo jo dhe si do dilet nga kjo situate politike.

Edi Rama: Do behen ne 18 qershor dhe kush do rrije ne cader do mbetet ne cader, ne do vazhdojme perpara se kemi shume per te bere!

Komentuesi: Se kush genjen,Shqiperia ka tash 25 vjete qe e di,por tani po e merr vesh Europa e SHBA.Nuk thuhet kote se “genjeshtra i ka kembet e shkurtera” – brenda ketij Qershori perfundon me turp kombetar e nderkombetar edhe kjo genjeshter e sterzgjatur Saliane.

Edi Rama: Kembe te shkurtra 25 vjet! Sa shume kohe kemi humbur me ta dhe sa shume ka per te humbur nese i lejojme akoma te uzurpojne rolin e opozites! Demokratet qe s’duan te votojne PS le te rrine me mire ne shtepi se sa te votojne kete cete frikacakesh qe duan te marrin peng Shqiperine!

Komentuesi: po nuk kuptoj ne daten 18 qeshor jane votime, a pse nuk behet edhe nje referendum, ku i thoni popullit: a e doni vetting- un ose jo? shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e politikaneve!

Edi Rama: S’ka nevoje per referendum, duhen vetem votat e opozites per te votuar anetaret e zgjedhur prej saj ne Komisionet e Vetingut, kjo nuk zgjidhet me referendum po duke mos e votuar me PD per parlamentin e ri!

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Vetëm ata të Salës mos të fitojnë prapë, se nuk vihet më në Shqipëri. Rama: Thuaju kushërinjve…”

  1. v says:

    I prere i repte i eger.
    Politika eshte kurve,
    mer dhe ti pak doze nga kurvelleku i saj.
    Po te kishe nje vella budalla,
    cfare do te beje?

  2. Leo says:

    Realiteti I hithur shqipetar ne histori tone eshte qe kurre nuk kemi besuar ne alternative politike por thjesht ate te interestit personal. Ata te jugut jane gati te votojne edhe Kinezin si kryeminster vetem mos te jete i Veriut dhe anasjelltas. Lame nam eshte per te ardhur keq qe klasa politike nuk ka bere asgje ne 20 e kusur vite ta nderroje sadopak kete mentalitet, perkundrazi e shfrytezojne per interesat e radhes.
    Na ke gjet belaja ne Tironcave, jena kap midis 2 zjarreve 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *