Taulant Balla kritikon ministrin e LSI-së, Ilir Meta e “urdhëron”: Ngrihu këtu e jep sqarime

13 Prill 2017, 12:45Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend për punimet në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ai u shpreh se këto punime do të përfundojnë më 31 tetor.

Megjithatë, Balla tha se para të përfundojnë punimet në këtë aks, duhet së pari të dëmshpërblen pronarët e tokës.

Me këtë rast, Balla kritikoi ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj, që nuk është marrë ende me çështjen e kompensimit të pronarëve të tokës.

“Ne duhet të krijojmë një strukturë të posaçme për rrugët në Shqipëri. BE ka një qasje tjetër për prokurimet publike.

Ne kemi nisur në gjithë këto vit shumë rrugë, një pjesë e tyre të lëna rrugëve sepse projekti gjeologjik çalon.

Nuk mund të ndodh që në 4 vende të ndryshme në një aks 11 km që të ketë rrëshqitje të paparashikuara.

Këto janë rrugë që u nisën për përfitime elektorale.

Këto rrugë kanë nevojë për audit.

KLSH ka kryer një audit për autostradën Tiranë-Elbasan, dhe duhet të qartësohen përgjegjësitë.

Doja ti kërkoja zotit Dervishi, duhet t’i japim një përgjigje banorëve të zonës ku kalon rruga.

Në zonën e Gracenit janë dëmtuar basenet dhe kanalet vaditëse.

Në 31 tetor shpresoj të mbarojmë rrugën në Elbasan, ky është një lajm i mirë.

Por ende nuk janë dëmshpërblyer pronarët. Ky është një plagë e vjetër.

Të gjithë e kujtojmë që kësaj rruge i është prerë dy herë shiriti dhe arsyet se pse jemi këtu sot është se në shumë pjesë të saj ishte që të mbaronte rruga në 23 qershor 2013.

Ne grupet e maxhorancës e mbështesim kalimin e kësaj marrëveshje që financon këtë rrugë siç na është garantuar nga Ministria e 31 tetorit”, tha Balla në fjalën e tij.

Menjëherë pas fjalimit të Ballës, ka reaguar kryeparlamentari Ilir Meta.

Ai ka kërkuar nga ministry Dervishaj të ngrihet dhe të japë sqarime.

“Zoti ministër, merr fjalën dhe jep sqarime”, tha Meta.

7 komente në “Taulant Balla kritikon ministrin e LSI-së, Ilir Meta e “urdhëron”: Ngrihu këtu e jep sqarime”

  1. perkthyesi says:

    As me 31 Tetor nuk ka per te perfunduar! Ketu do jemi e do shohim! Kjo ndodh se ne jemi kaotike, dhe nuk e njohim fare korrektesen, sepse kerkojme te vjedhim sa me shume!

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      @Taulant
      .
      Është prerë
      dy herë
      Shiriti i Sali Derrit
      Në 31 tetor
      Duhet prerë
      Shiriti i ilir Kancerit!

  2. sadedin says:

    Rrëshqitja,shëmbjet dhe te tjera do degjoni dhe ne te ardhmen.Personalisht mendoj se te gjitha keto kane te bejne me shperdorimet e fondeve publike,vjedhjet dhe korrupsionin.Nuk ka dhe nuk mund te kete marrveshje sipërmarrje me keto kondicione.Keto jane inskenime vjedhjesh dhe nuk duhen lejuar ne menyre absolure.

  3. hodo doce says:

    Për të qënë të qartë se ku është projektuar aksi i asaj autostrade, Ju lutem lexoni ish revistën ” shkenca dhe jeta” , nuk më kujtohet mirë numuri, por shifni periudhën Qershor- Dhjetor 1980. Aty kini një artikkull me titull ” një milion metër kub dhe që rrëshqet” . Autor i shkimit është gjeologu Dëfrim Shkupi, mbasi i kemi dhënë të dhënat e rrëshqitjes që ndodhi në fillim e vitit 1980 dhe që për pak sa nuk na mbyti pusin e minierës që ishte duke u hapur. Ju sqaroj se rrafshi i rrëshqitjes është mbi pakon argjilore e cila ndodhet rreth 20 m thellë. Sa përshkrova më sipër është një segment posht rezervurit të Mushqetasë, por e gjithë pjesa nga Iba në Krrabë, është zonë që rrëshqet. Mesa më kujtohet rreth vitit 1978 është patur parashikuar për rrugën, por gjithmonë në krahun e djathtë të rrjedhjes së lumit

  4. ZZzzzzz,.... says:

    KUSH I PAguan parate …..????/ populli do para drejtesise ata qe i shkaktuan kete dem te madhe ekonomik jo vetem me fjale por me cdemtim te vleres dhe burg per fajtoret …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Baca-Bajram says:

    E po ku ti gjej paret ministri i shkret per te paguaj pronaret per shtetzimet e tokave…!? Paret i ka mar Likja!?

  6. tao says:

    Balla !!!!!!!! Ti derrkuci I vogel cuuuuffffoooooooooo..lol
    Come in pigy I Librazhdit…ngxu ngxu ngxu…Rama I mbledh delet me derrkuc jo me qen..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje