Andi Bushati: Nëse Basha ulet në tryezë me Ramën, është fundi i tij. T’i hipi avionit e të iki në Holandë pastaj

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka dalë këtë të premte përpara mediave për t’u shfaqur si një idhtar i flaktë i dialogut. Ai i ka thënë edhe njëherë Lulzim Bashës se është i gatshëm të takohet në çdo vend, në çdo orë dhe me temat e përzgjedhura nga opozita. Ai ka shkuar edhe më tej, e ka provokuar rivalin e tij duke nënkuptuar se nëse ka frikë të përballet me të, të tjerë njerëz mund të dialogonin në emër të tyre.

Kushdo që do ta dëgjonte kryeministrin në këtë ligjëratë dhe nuk do e njihte historinë e tij, me siguri do t’i jepte të drejtë. E ç‘të keqe ka në fund të fundit po të bisedojnë – do të thoshte.

Nëse dikush do të zbriste nga një planet tjetër dhe do ta shihte Ramën që i merrej fryma dhe i lëvrinin bebzat e syve teksa fliste, do ta vizatonte si një lider të ankthosur për rivendosjen e paqes.

Natyrisht argumentat për të mbështetur këtë tezë nuk do t’i mungonin.

Rama i thirri në ndihmë historisë, për të treguar se edhe kur ishte në opozitë, qe ai që kërkonte dialog dhe kundërshtarët që as atëherë nuk pranonin.

Rama përmendi rolin e ndërkombëtarëve që po përpiqen t’i drejtojnë palët drejt kopmrpmisit, por Basha nuk tërhiqet.

Ai shkoi madje deri aty sa të theksonte edhe pamundësinë e Nishanit për të thirrur një tryezë të partive politike.

Pra kushdo që do ta dëgjonte Ramën sot, me siguri do t’i jepte të drejtë.

Por problemi është se fjalimi i tij, nuk mund të shikohet i shkëputur, as nga konteksti kohor i këtyre gati katër vite qeverisje, as nga aktet e tij si kryeministër.

Njeriu që e përuroi premierën si parlamentar me fjalimin e famshëm “Nuk keni parë gjë akoma” nuk është shquar si njeri i dialogut. Ai nuk përfilli të bisedojë me pakicën kur kaloi reformën teritoriale me vota të blera dhe me një ndarje që shkonte për shtat interesave të PS dhe LSI. Ai nuk denjoi të konsultohej kur hodhi poshtë ligjin e administratës publike të miratuar me konsensus. Ai mbylli veshët për zgjedhjet lokale, kur jo vetëm opozita, por edhe ndërkombëtarët i thanë që të hiqte dorë nga kandidimi i njerëzve me rekorde kriminale.

Madje, dialogu nuk është në ADN e tij, jo vetëm kur bëhet fjalë për opozitën, por edhe kur është në lojë fati i forcës së tij politike. Ai e futi PS në një proces alla King Jong Un, vetëm për të mos i lejuar të drejtën elementare për të konkuruar Ben Blushit.

Aq pak i prirur është ai për marëveshje dhe kompromis, sa që e ka shkretuar partinë e vjetër të Nanos, nga çdo zë disident dhe e ka kthyer në një batalion çupulinash që kanë guxim ta krahasojnë me Skënderbeun.

Pra, po ti kthehesh këtyre tre vjetëve është e qartë, që Edi Rama nuk është një flamurtar i moderimit. Ai i shpërfill, i denigron dhe as që mundohet t’i dëgjojë ata që nuk mendojnë si ai. Por ai ka aftësinë aktoriale dhe sensin e përshtatjes që e lejon të luajë “të butin”, atëhere kur gjendet përballë një rruge kamikaze si ajo që tashmë ka zgjedhur Basha.

Aspekti i dytë që e bën të pabesueshëm rolin e dialoguesit të sotëm është mënyra se si kryeministri është sjellë këto katër vite. Ai nuk i ka lënë vetes asnjë mundësi, që çështja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të zgjidhet në tavolinë.

Gjatë gjithë mandatit të tij, ai është munduar të korruptojë sitemin mediatik përmes krijimit të një makinerie propogande që e ka ushqyer me lejet e vendeve më të mira në Tiranë, në rastin e Klanit dhe me dhurimin e biznesit të kioskave në rastin e Top Channel-it. Ai ka arritur atë që se ka bërë dot asnjë kryeministër përpara tij, që ti ketë të gjithë televizionet e mëdha në favor të vet.

Së dyti, ai ka dhënë benefice publike, koncesione, PPP, leje ndërtimi për një pjesë të madhe të biznesmenëve më të pasur të këtij vendi të cilët sot janë automatikisht financuesit kryesorë të fushatës së tij elektorale duke dhënë si haraç një pjesë të asaj pasurie që kanë fituar pa të drejtë.

Së treti, ai ka mbledhur rreth vetes të gjithë të fortët, bosët e narkotrafikurt dhe vrasësit që po lirohen njëri pas tjetrit nga burgjet, ndonjëherë edhe me nënshkrimin e njerzve të tij të afërt.

Pra, po t’i shohësht të gjitha këto, askush se imagjinon dot se si në 18 qershor mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, kur edhe mediat e mëdha, edhe njerëzit më të pasur edhe bota e errët e krimit, janë bërë palë me njërin nga konkurentët.

Në mënyrë të vullnetshme dhe sistematike Edi Rama ka punuar për t’i shkatërruar ato. Edhe sikur votat të numëroheshin një më një, edhe sikur vëzhguesit, komisionerët, KQZ-ja, Kolegji zgjedhor, të ishin të gjithë simbole të ndershmërisë, rrezultati i kësaj loje do te dihej ende pa vënë këmbën lojtarët në fushë.

Pikërisht për këtë, pikërisht për mënyrën si është sjellë këto katër vjet dhe për harbutësinë me të cilën ka shkatërruar të gjitha hapsirat demokratike në vend, Edi Rama është i papranueshëm sot si palë në dialog. Ai e bëri ç‘kishte për të bërë. Dhe nëse një ditë vërtet do të kërkohet tryezë kompromisi, aty duhet të merrnin pjesë ata që do të diskutonin se si ç‘bëhen këto mëkate.

C’do lloj bidedimi me Ramën në tavolinë do të ishte një parodi qesharake. Në fakt nuk është çudi që edhe kjo të ndodhë. Nën presionin e ndërkombëtarëve, nën trysinën e kundërshtarëve brenda partisë, nën peshën e përgjegjësisë që duket shumë e madhe për supet e tij të brishta, Lulzim Basha edhe mund ta hidhte këtë hap. Ai mund t’i hynte kësaj aventure që në fund do ta detyronte të ribënte valixhet dhe të kthehej në Hollandë.

Atë mund ta detyrojnë të luajë rolin e opozitarëve lolo që kujtojnë se mund të bindin Putinin apo Erdoganin të zhvillojnë zgjedhje të ndershme.

Por, pavarësisht nga kjo, pavarësisht se si do të jetë fundi i kvsaj krize, një gjë e dinë të gjithë. Se sapo të mbaronte kjo farsë, sapo të kalonte hallin, Edi Rama, që sot lutet për t’u ulur në tryezë, do të bëhej sërish ai i pari. Ai që kemi shikuar këto katër vite dhe me të cilin dialogu është i pamundur.(Lapsi.al)

REMOTE_ADDR:[]

54 komente në “Andi Bushati: Nëse Basha ulet në tryezë me Ramën, është fundi i tij. T’i hipi avionit e të iki në Holandë pastaj”

  1. Besoj says:

    Ky gazetar eshte i betuar per te keqen e Shqiperise. Palaco

    1. korçari says:

      O Bushati nuk arrij t’a kuptoj se deri ku mund te arrije paturpesia jote dhe se mund te kete ANAL-iste te tille qe mendojne ne menyren me antishqiptare te mundur ,harram qumshti i nenes dhe do te mbetesh gjithe jeten nje maskara .

    2. Dielli mbi Korab says:

      O Andi.O Gazetar me ze pipze.
      Edi Rama mund ti kete bere te gjitha qe ti thua,POR
      Edi Rama as nu ka vra es as nuk ka zhduk njeri si Sali Berisha Doktori i dajes tend,dhe as si Lulushe Basha i ulur sot aty ku pushkatoi 4 protestues paqsor me 21 Janar.
      Edi Rama duhet kritiku POR dhe realiteti duhet pare pa qefmbetje..
      Ai eshte i vetmi qe po punon per te ndryshu Shqiperine dhe per ta ndryshuar kete vend,… ku Saliu e vodhi dhe e shkatrroi per 25 vjet ai po shfrytzon çdo mundesi te ligjshme
      Lirija e shprehjes te jep te drejt ty o Andi te shkruash çfare te duash por jepi Ed Çezarit ate qe i takon.

    3. Refugjati says:

      Ky andi kështu si shkruan të jep përshtypjen se nuk jeton në shqipëri por në ndonjë vëndë të Afrikës dhe dikush e ka paguar të bëjë këtë artikull që mendoj se nuk ja vlen ta komentojë.është për të ardhur keq.

  2. loni says:

    Andi je nje cope idioti dhe azgje me shume

    1. xheJ eN Bi says:

      Me keqardhje shohe se gazetaria eshte katandisur si Kanalet Televizive ne Greqi.
      Ne televizionet greke sa me shume budallalleqe te thuash aq me shume shikueshmeri ke.
      Kjo po ndodhe dhe me gazetarine ne Shqiperi.
      ” Gazetar” dhe “analiste”si Bushati , Rakipi , Lubonja,Lela etj. qe nuk i kujtoje ne kete moment
      jane nen nivelin mesatar dhe per me shume komente jane ne disfavor te shkrimeve te tyre,
      dhe nga klikimet qe marin ju duket se kane lexueshmeri.

  3. Geri NYC says:

    Tipat si Bushati,Shkullaku,Ylli Rakipi,Lubonja,Blushi etj do ishin gati ti vinin flaken vendit vetem te shihnin Ramen te mundur. Njerez plot mllef.

  4. butrinti says:

    ANDI ! JE ,AS ME SHUME DHE AS ME PAK SE NJE ZORRAXHI I NDYRE . TI QOFSH DHE ATJE MBETSH. SHQIPERISE I DUHEN SA ME PAK NJEREZ SI TI.

  5. uran says:

    Si je katandisur keshtu Andi! Te kam ndjekur shpesh dhe me je dukur analist i mire,por kohet e fundit urrejtja apo antipatia qe ke per Edi Ramen te ka erresuar gjykimin dhe te ka nxjerre jashte realitetit.Jo vetem politikanet por edhe ju analistet ,duke ndenjur tere kohen ne studio tv jeni shkeputur nga mendimi i pergjithshem i shoqerise.nuk shikoni me interesat madhore te saj por vetem perfitimet e momentit.Lereni popullin te gjykoje ne zgjedhje se ai eshte gjykuesi me i mire.

  6. Kapo Kapllani says:

    Poshte e me poshte po shkon mor nipcja i Hysniut. Behu ortak me Fahri Balliun dhe botoni ndonje gazete por ne leter higjenike.

  7. Al says:

    Kopil je…Rama kerkon dialog kur lulka rrezohet e vret gjunet e nuk do te loze me futboll me lagje pa ia pasur njeri fajin e kjo i merret per djallezi. Por ne loje ka arbiter, ka parlament e ka vota deputetesh qe perfaqesojne popullin e nuk ka nevoje te kerkoje dialog per te bere shtet. Eshte njesoj si ta votosh ligjin ne kafe…vetem me dialog e me llafe. Dialogun e beri njehere para kater vjetesh me popullin dhe populli e aprovoi qe per kater vjet ai te drejtonte. Te gjithe te tjeret dalin jashte loje kur flet populli. Vetem pankina e anal-isteve si puna jote dhe lojtareve te vrare hedhin shishe e cakmake ne fushe.. ca se jane celose e ca se do skualifikohen.

    Nice try..pidh some je! Ik tashi ngjitu ke pema kumblles e kapi nja ca kumblla shenine xhaxhi saliut se ia ke borxh qe kur i mblidhte ai per ty kur ishe i vogel…

  8. Beni says:

    Wow komunist si gjyshi. Rama as ka vrar apo prer njeri o andi bllokut,apo te ket vjedhur vote.
    Harrove si uzgjodh basha kryebashkiak, apo si torturoi berisha opoziten ne 96?
    Cdo zgjedhje esht hub nga PD.
    Zgjedhjet I fiton Rama dhe sikur votat ti numeroj vet andi pordha.
    Ska faj ky, lufton qe te mbaj ne kemb PD si pasardhese te partise se gjyshit.
    Ja dhe komunistet e fundit ne Europe.

    1. Lugati says:

      o bushat pse mos te ulen me i tavoline o plere komuniste..per te miren e kti veni qe ka 75 vjet qe shef picir me sy..keni djeg 5 breza o baxhella nuk u ngopet me gjak shqiptari

  9. Azio says:

    Te gjitha keto teza qe Ti Andi hedh kunder Edi Rames,nuk mund te merren parasysh nga njerez serioz.
    Keto gjera u shkojne per shtat ty dhe gjithe komentaruceve te shtypit e televizionit.
    Arsyetimet tuaja nuk mund ti besojne as koleget e tu,ne qofte se ke te tille,bile edhe ti vete.
    Je sforcuar nga urrejtja dhe kjo gje te ben shpesh psikopat e te papergjeshem
    Te uroj she rim te shpejte,me mendje te qarte e me sy te kthjellet.

  10. Rrok cubi says:

    O miku,a e kupton se sa keq je katandisur ti dhe shoket tuaj,a e kupton qe jo vetem qe nuk ju beson dhe ndigjon njeri,por tallen me ju,do te thuash ti cme plasi trapi mua dhe shokeve te mi se cfare thone per ne,ne per ato qe themi dhe ato qe themi me porosi,paguhemi shume mire,po a e din qe per ju nuk e can ka.. njeri,jeni bere me shume se te neveritshem per opinionin dhe jeni protagandistet kryesor te katandisjesse opozites ne kete gjendje.

  11. Arjani says:

    Salen ky e la patur doktorin e gjyshit…. Pune komunistesh.

  12. DALLTON says:

    O Andi Bushati o kelysh I kuq po gjithmone ne mbrojtje te komunistve ,do flasesh :1)Ose ke frike se te heqin qafe 2)Ose je bashkepuntor me ta se prej atyre e ke preardhjen ,o langaraq,o I pafytyre.

  13. Albani says:

    Shkrim idiot. Nuk kuptohen “analistet”albanistanas.Bejne “analiza”qe te heqin petllen,nuk kane lidhje fare me analizen.Jane mjeshtra per panik dhe per bythlepirje karshi atij qe i pagon.Skandal,ketyre nuk duhet ti jipet fare hapsire neper media.

  14. emilio says:

    Nuk besoj se zoteria i beson keto qe shkruan, ketij thjesht nuk i del inati personal qe ka me Ramen. Epo plac nga inati gazetar kazani. Tipave si ty dhe ata karet e tjere te tipit lubonjashkullaku do tu shfaqet ndonje semundje e rende nga marazi, jo se po na plas palla neve ketu po nuk do kemi me palaco cirku te konvertuar ne gazetaro-analiste per gallate.

  15. Bert says:

    O Andi,si do te shkoje puna,Lylja nuk do shkoje ne Hollande,por tek shpia pa qera.

  16. Sejfuĺau says:

    Andiiiiii…njelloj edhe per Ramen…nese i pranon qofte edhe NJE kerkese Bashes…te marri avjonin e te veje ne afriken e jugut.
    Me vjen mire qe si analist “te-pa-varur” lajmeroni popullin me idete brilante.
    Ne nje shtet normal vetem nje pyetje duhet te benit ju gazetaret:Neqoftese Luli&co nuk kane vjedhur buxetin e shtetit perse kane frike te votojne vetingun?
    Te tjerat jane”prralla me mbret”.
    Nuk e di o Bushat sa lek merr ne muaj,apo nqs je i “paguar” nga kompanite e Berishes,gje te cilen une si personalisht nuk e besoj,sepse te kam ndjekur si gazetar reth 10 vjet,por.. mbase ke ndryshuar?!por di te them kete:si shqiptar qe jam dhe si shqiptar qe je,vendit i duhet me doemos hyrja ne BE dhe ketu duhet te tere te tregonit atedhe-dashurine tuaj.
    Po pse mo Bushat,Bullgaria e Rumania si u futen ne BE????? A kishin korrupson keto 2vende???
    Po pse mo Bushat a nuk ishte vete BE qe tha: nqs votoni vetingun shqiperia te nesermen hap negociatat?
    BUSHAT….LULI TE VOTOJE VETINGUN E PASTAJ NISENI KU TU DOJE KARIIII.

    Bushat,c’eshte kjo luhatje paterjotizmi?!
    Bushat,ke qene i vetmi qe Berishen e “shaje” me argumenta te plota e me “fake per korrupsion”.Cfare ka ndryshuar tani????????
    Bushat,populli i thjeshte shqiptar,fiton me shume po te futet ne BE apo fiton me shume duke ndjekur Ramen nga Kryeministria?(si gazetar invistagiv qe ke qene,beja vetes kete pyetje)

  17. DETARI Atlantides says:

    i hodha nji sy artikullit, duke pritur ndonje reagim real dhe pozitiv te Bushatit ,por u bera pishman,sepse ai mbetet vetem nji antishqiptar i parregullueshem !

  18. Korabi says:

    Bushati eshte letyra me e peshtire e gazetarise shqiptare. Na flet per te keqiat e Rames por harron te na thote ku ishte opozita keto 4 vjet? Opozita ja futi gjumit keto 4 vite, beri qoka, mbylli ca halle por kurrsesi nuk beri opozite per problemet e verteta te kesaj qeverisje. Opozite medioker qe kundershtonte mbledhjen e detyrimeve te energjise dhe burgosjen e vjedhesve te saj.
    Nuk u kujtua re ngreje zerin as per kontratat klienteliste as per kapjen e mediave as per ligjin e mbetjeve dhe per asgje tjeter, per arsyen e thjeshte qe te njejtat gjera e me keq kane bere vete ne 8 vite qeverisje. Kundershtare te flakte te reformes ne drejtesi nderkohe qe Shqiperia lengon nga padrejtesia.
    Basha vertete duhet te iki ne Hollande, por nje ore e me pare pa pritur takimin me Ramen. Ti hapi rrugen dikujt tjeter qe nuk eshte perlyer me pushtetin e Berishes.

  19. Andy says:

    Asgje te re andi ai po sillet me opoziten si jane sjellur ata ne kto vite tranzicion. Nuk ben mire por per rastin i ben hakun. Po paten bythe le te fitojne zgjedhjet mos te rrine ne cader duke qare.

  20. stela says:

    Shkurt, paster, bukur, ky Bushati eshte perfundimisht BQ mediatik.

  21. Aleko says:

    Thjesht nje pusht I ndyre , pa asnje vlere ta degjoshe…

    1. Lugati says:

      o bushat..a sbohet gjaku uje mer mik..mos e harro gjyshin te qifsha rracen

  22. Andi i Bllokut says:

    Andi Kalemxhiu bajga e Saliut !

  23. Lexuesi says:

    Boll me ken’ shkodran,te tana i ban !

  24. kasem gahinji says:

    jp pune komunistesh, por bashkepuntoresh jugosllv te vjeter ete rinj.

  25. toni says:

    Andi ti je antishqiptar!
    Vetem se urren Ramen kerkon qe Basha te coje me sa mundet shqiperine ne destabilitet.
    Po ti nuk e ke problem. Ti je thjesht nje maskara i ndyre.

  26. Lumi i vlores says:

    O andi ..mos na ha karin shume tani

  27. Fshatari says:

    Artikull [email protected] …By….th..Q..i..ri… Shkrim me i dhjere nuk ka ku te behet…DUKET SE KA MARRE NDONJE DORE PARASH NGA BERISHOVICI qe te bej kete shkrim..lol

  28. "horri i bulevardit" says:

    Degjoje Andin o lul, se kur Andi i shkoi nje darke Edi Rames, ne takim kur e thirri, Andi doli nga dhoma e takimit me bythe te shperthyer, i perdhunu tmerresisht, mos shko ne takim se ndoshta do kerkosh te shtyhet takimi me sebepin se su morret vesh.

  29. Tralala says:

    Nje gazetar tipik I fshatit mediatik.

  30. gri says:

    O Endi,or shejtan! Po ca te bisedoj Rama me te! Edhe ata me 4 klase shkolle dine qe Qeveria formalisht eshte m’rregull.
    Pse duhet hequr Qeveria? Basha thote dhe paragjykon se ajo do blej zgjedhjet? Po nuk ka ndodhur akaoma mo Andi? Ne poplli ne kafe na kane tjhen se e ka keq punen dhe bythe Sal Berishs dhe pastaj edhe Luli! Kane frike se mos ingacmojne qe fillim pas vetingut! Sepses thone sapo te ngrihen institucionetatose se pari duan te bejne bismilah me keta te dy!
    Dhe e fundit, ke pare ti endi per inatin tend, poplli se ka kaq inate kete qeveri! Ka bo ca gjona te mira thote!Po i avitet mire Europes! Kurse luli me duket sikur se ka mire qe shane dhe fyen Europen, Amerikn edhe ca te tjere. Ene Husni Milloshi do ti kishe zili po te degjonte keto dite Lulzimin. Do e bente Kryetar Nderi te Partise Kumuniste. Ne fakt na kish marre malli te degjoninm se si dermohet perendimi, EU dhe USA, thjeshte imperialistet. Sepse social imperialistet rus ( sipas Bashes) qe kur po e “vizitojne” dhe po I “sherbejne” Ballkanit jane bere burra te ” mire”
    Endi edhe njehere, duke marre parasysh aresyetimin mizantrop dhe dashakeqes ndaj Rames, te pyes cili eshte fakti qe qeveria e kushtetuetshme te zevendesohet! Gjej ndonje nene qe kur nje qeverii paragjykohet, duhet te shpallet teknike per paragjykim dhe tekat e dy personave. Endi, Endi kush na fen.. ai Burri nga Vicidoli. Shejtan je o endi. S.t skuqet me fytyra kur te kritojne e shajne ne blogje. Me respekt per vehten or Burre!

  31. asd says:

    Mos ndoshta … Basha po hakmerret me Berishen duke ia mbyllur PDne perfundimisht ? Hakmerret per cfare ? Po a nuk eshte Berisha qe i lau duart nga stressi i humbjeve ne PD dhe e ka futur ne kete rol Lolo kunder te gjitheve ? Pse Basha nuk terhiqet ? Nuk mundte terhiqet sepse e pret nje proces gjyqesor apo edhe me shume per rrugen dhe 21 janarin. A ka frike Basha se mund ta vrasin ? Patjeter. Ai qe ka me shume interes ta vrase eshte ne Cader. Vrasja do te sillte nje kaos te papare. Arkivol ne krahe, lote, cirrje, krisma … A nuk eshte kjo qe do, ai i cadres ? A nuk do te hapeshin nje mori skenaresh te tjere pa fund ? Hapja e shume skenareve do te largonte …Vetingun. A nuk eshte kjo qe do ai i cadres? Po ky Lulka a thua mos ti kete shkuar ne mend ky skenar ? Dhe nese i ka shkuar ne mend, a nuk eshte me mire qe tia mbylle Pdne atij te cadres dhe pastaj te largohet ne Holande ? Kush e nxorri lajmin e pavertete te vrasjes ? Mos eshte vete Luli qe kerkoi mbrojtje nga garda? Pse ai i cadres u shpejtua te tregonte se eshte Rama qe e do te vrare dhe tregoi aresyet ?

  32. Frank says:

    Bushati thjesht nje bajge e pushtetit te shkuar.

  33. sherifi says:

    Ky Andi , jo vetem qe eshte anti shqiptare, por eshte edhe anti reforme, ky gazetaruc paska humbur nga Rama, mesa duket ka qene i privilegjuar ne qeverit e mepareshme. Jo mo Andi; se i bie qe ky vend te vazhdonte ne te njejten rruge te 25 viteve te mepareshme dhe mos te behej asnjehere shtet, te mos paguhej energjia, uji , sigurimet shoaerore, policia te ripte njerezit ne rruge,shkollat dhe diplomat pa pare deren e shkolles e shume te tjera. Njerezit i shohin vete ndryshimet o Andi, nuk kane nevoi ti sqaroin gazetare si puna jote dhe e Cim Pekes.

  34. Landi says:

    Sja vlen me komentu kte andi hysni kapon, por thjesht jam kurioz a I lexon artikull shkruesi komentet qe behen per te???? Sa here qe shkruan te Tema ky anal list po si skam lexuar kurre nji komentues te vetem qe ti japi te drejt andi kapos!! Dhe jo per kte artikullin me lart,por per te gjithe artikujt qe Tema ja publikon!
    Andi Kapo une nuk e di se c’inat ke me Edi Ramen por di te them se asnji njeri nuk eshte dakort me ato qe thua. Populli,flas per njerez normal e shohin vete dhe dine te krahasojne se si qeveriseshim nga Sali krimineli & co dhe si qeverisemi now nga Rama.
    Ti thjesht Andi Kapo sdi te besh tjeter gje dhe shkruan panvaresisht se ste lexon njeri,!
    Ske ci ben! Andi je idiot dhe injorant

  35. drini says:

    Sala dhe asha jane per zgjedhje te lira demokratike nenkupton Andi Bushati. Po kaq memorie te shkurter kemi ne qe te besojme ty mor gazetaruc e bene propagand per salen dhe lulin. Kush i ka harruar zgjedhjet e vitti 1996 , ai nuk u fut precedenti i vjedhjes se votes nga sal, qe kerkon zgjedhje te lira nga cadra

  36. saliu says:

    A u ngope Andi apo do akoma.

  37. eli-tiv says:

    …nuk e kuptoj llogjiken e ketij gazetaruci…thote Rama eshte kriminel..etj…Po ke ka vrare Rama…cfare ka vjedhur…?? Se ke nje laps ne dore e vizaton nje Rama kriminel…eshte thjesht I magjinare…..Te veshtire e ka Edi te dialogoj me lyluin…sepse eshte hajdut e vrases I real…Edit I duhet te perballet me kriminale reale…ai e di si da ta beje kete….
    KE ngaterruar mqellim te lig anet e ekuacionit…Je ajka e kazanit mediak e cilesuar nga Edi…Nuk e besoj vetem inatin , cmiren. xhelozine per Edin….te shohim..

  38. Landi says:

    Tamam Anal- ist je bushat, Se i plasi trapi shqiptareve se Po ulet apo nuk ulet basha ne bisedime dhe nqs. Ulet humbet dhe Po ngelesh Ti Pa bere analiza Te “sterhollume” Te stilit brigadier kooperative Me 4 klase shkolle

  39. zana says:

    Andi thirri mendjes. Po gabon shume rende. E keqja juaj eshte se ju doni rremuje te peshkoni ne uje te turbullt. Turp Andi te jesh ti me keto mendime, sikur Basha dhe Rama te ishin armiq e jo shqiptare. O zot ku vete mendja e njeriut.

  40. betixho says:

    Z.BUSHATI-NUK ESHTE KOLLAJ TË HYSH NË KORIDORIN E MENDIMIT TË POLITIKANËVE TË NIVELIT TË LARTË DHE AQ MË VËSHTIRË TË BËSH ANALIZA,PERGJITHESIME DHE DEDUKSIONE MBI TAKTIKAT DHE STRATEGJITË E TYRE.TI BUSHAT I MENDON ZHVILLIMET DHE DUKURINË E VEPRIMEVE TË POLITIKANËVE NJËSOJ SIKUR PO JEP DETAJET E NJË TAKTIKE DHE STRATEGJIE TË NJË NDESHJE FUTBOLLI LAGJEJE ME ATË TË -TA ZËMË-BRAZIL-GJERMANI.TI MOR DJALË NUK JE NË GJËNDJE TË KUPTOSH SE FUTBOLLI I LAGJES KU KE LUAJTUR TI, NUK KA AS TAKTIKË,AS STRATEGJI DHE KËRKON TA IMPONOSH NJË”SAJESË KUAZI”PËR NJË TJETËR FUSHË ME TË TJERË PROTAGONISTË.DHE E DI PSE E BËN KËTË ?SE TI JE ÇUN I BLLOKUT DHE SI AJO SORRA QË KA HIPUR NË TRËNDAFIL DHE I DUKET VETJA BILBIL,EDHE TY NGA ATY KU E SHEF VETEN TI,SI E KUJTON TI VETEN ,MENDON SE I DI GJËRAT.ËSHTË KËJO ARSYEJA QË TË SHTYN TË THUASH SE “KUSH E NJEH RAMËN”.E PRA,RAMA NUK ËSHTË TI APO SHKULLAKU APO LUBONJA,PEKA,FEVZIU,MARKU,ÇUPI ETJ.PIKËRISHT KËTË NUK KUPTONI JU,PIKËRISHT RAMA NUK ËSHTË AS BERISHA PËR TË MOS E ZËNË NË GOJË BASHËN.RAMA ËSHTË NJË PERSONALITET ME VIZION TË MADH,ME KULTURË TË GJËRË EUROPIANE,NJË SHQIPTAR PA KOMPLEKSET E SHQIPATRIT NË NJË POTË EUROPIANE,DHE AQ SHUMË ME DIFERENCË NGA JU DHE TË GJITHË,SA QË ZË VËND AJO FJALA E MOÇME SE “BURRI I ZOT NË TAVOLINË ËSHTË E ZEZA E TË ZOTIT TË VET”.PSE? SE NUK E KUPTOJNË. E PO JA QË, E KUPTON SHUMË MIRË EUROPA.MË THUAJ BUSHATI! PSE EUROPA E KUPTON MIRË DHE JU E TË TJERË BASHKË ME JU, NUK E KUPTONI? JU SE KUPTONI SEPSE AI “FLUTURON” NË TJETËR KORIDOR.KY KORIDOR KU FLUTURON AI E SHIKON DHE E KUPTON EUROPA DHE POPULLI I TIJ INTELIGJENT.JU,BUSHATI NUK FUTENI TE KËTA TË FUNDIT.

  41. Dibrani says:

    Pse thua qe Edfi Rama ka kapur mediat me te medha , more kelysh i
    bajraktarit ?! A nuk eshte nder me te fuqishmet e me te lexuarat kjo
    gazete , qe te jep hapesire ty plehre e gazetarise shqiptare ?! Po
    stacionet TV , kombetare , sa vend i kushtojne cadres se Vicidolit ,
    gjate emisioneve te tyre 24-oreshe ?! Ti qe kerkon te vesh ne krye
    te vendit , nje kriminel , vrases , kusar te qindra milion eurove , shites
    te qindra km2 deti shqiptar , nje antikombetar me vule ne balle , te
    lidhur me sherbimet sekrete serbo-ruso-greke , je shume me teper i
    rrezikshem per shqiptaret edhe se sa vete Saliu me Lulin ! Ne rastin
    me te pare qe do te ndeshja me ty , do te te rezervoja nje gelbaze mbi
    fytyren tende , pa pasur frike se mos e ndot , se me e felliqur sec eshte ,
    nuk ndotet me !

  42. Maloku says:

    o Andi te komentova dhe dje ,te bera nje kerkese qe te shkruaje te pakten nje here qe te kuptonim se ku je me inteligjencen por paskam gabuar, ti do vazhdosh te shkruash po idiotizma,ti qofsh o njeri.

  43. Elisabeta says:

    Te ruajte Zoti mendjen e kokes. Nuk e shoh keshtu Edi Ramen…Shume mllef ke ne shpirt por mos na merrni per te pamencur. Piket ia humb vetes si “gazetar” jo Edi Rames. Profesioni yt ka nevoje sublime per paanshmeri dhe logjike te forte. Nuk i hyn ne pune fare kauzes per te verteten.

  44. Hysni Delvina says:

    Bravo Bushato kesaj rradhe ke fol tamam si gjyshi Hysniu, shoku i armeve si vella i Enverit.Ku e rruni trapin per vendin se pari dhe se dyti armiku duhet luftuar deri ne fund.Te dhjefsha gjyshin edhe ty.Te fala Veres, mamit .

  45. Al kapone says:

    O Andi idioti sic je i shkurter nga shtati po Aq i shkurter je dhe nga mendja Ik mor i shkrete futu ne cadren e turpit se sngeli media apo gazetat per comentet e tua boshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *