Brukseli jehonë dorëheqjes së vëllait të Bashës nga Gjykata e Lartë: Iku për t’i shpëtuar Vetting-ut

14 Prill 2017, 11:16Politika TEMA
Brukseli jehonë dorëheqjes së vëllait të Bashës

Basha me prinderit dhe vellain

Presioni ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vendit është intensifikuar së fundi nga ndërhyrja e dy figurave të larta të BE-së, thuhet në një artikull të “EUreporter”.

Por në artikull i jepet një rëndësi e madhe edhe largimit të vëllait të Bashës nga Gjykata e Lartë, për t’i shpëtuar Vettingut, lajm që.

“Vëllai i Lulzim Bashës, Erlind Basha, ka punuar si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë dhe, përpara pak javësh, ka dhënë dorëheqjen, pikërisht për të mos kaluar nëpër procesin e vetting-ut.

Dorëheqja është dhënë ekzaktësisht për këtë, se edhe është paguar e vijon të paguhet në bazë të ligjit te vetting-ut për ata gjyqtarë e këshilltarë që vetëlargohen nga sistemi.

Presidenti Bujar Nishani ndërkohë, është kujdesur ta mbajë të fshehtë këtë gjë dhe emri i vëllait të Lulzim Bashës nuk është shfaqur në listën përkatëse që gjendet në website e Presidencës” shkruan EUreporter, duke u bazuar tek shkrimi i publikuar nga TemA.

EU warns that blocking judicial reform ‘harms present and future of #Albania’

4 komente në “Brukseli jehonë dorëheqjes së vëllait të Bashës nga Gjykata e Lartë: Iku për t’i shpëtuar Vetting-ut”

  1. zambi says:

    Tema boton shkrim te EUreporter i cili eshte i bazuar te nje shkrim i Temes

  2. gora says:

    Normale qe te ikin ka edhur dita e gjykimit, Nuk ka me ha Muco-pi Muco, tashi ka ha Muco -paguaj Muco.

  3. perkthyesi says:

    Tani po marr vesh qe i vellai i kolopucit te PD paska qene me detyre ne gjykaten e larte! O zot, cfare nepotizmi i peshtire dhe i papranueshem! Te tjeret vazhdojne te jene plebej te kohrave moderne! Shqiperi hesapi!

  4. DALLTON says:

    Imagjinoi cfare plehra ka , keshilltar ne berjen e “ligjeve”ne SHqiperi, ah moj e mjera SHqiperi,ne doren e kasapeve ,ke rene ti ,duhet nji ore dhe me pare te filloje funksionimi I “Vetingut” per te pastruar “drejtesine “nga “killerat “e tjere te majte apo te djathte qofshin ,DREJTESIA duhet te jete e depolitizuar ,atehere mund te themi se ne SHqiperi,ka demokraci ,se deri tani kane udhehequr “komunistet”qe u shofte ajo fare e keqe nji here e pergjithmone dhe mos mbifte me kurre .Faleminderit EUROPES dhe U.S.A. qe vune dore se po te ish per Shqiptaret edhe 500-vjet komunistat si puna e SALIUTdo ti kishim ne parlament dhe ne qeverri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje