Bujar Nishani: E vërteta e mbrojtjes së bustit të Enverit me kallash nga unë dhe si më morën prej leckash bashkë me familjen në ’97-n

14 Prill 2017, 10:44Politika TEMA

Në intervistën e tij për Dritan Hilën, Bujar Nishani ka reaguar edhe për akuzat që atij i bëhen për kohën kur punonte në Shkollën e Bashkuar, gjatë kohës së komunizmit.

Ai e mohon faktin që ka mbrojtur figurën e Enver Hoxhës.

Madje, sipas tij, ekstremistët komunistë që e mbrojtën atë periudhë figurën e Enverit, në ’97-n u rikthyen dhe e nxorrën prej leckash bashkë me familjen, në mes të rrugës.

Në momentin që ju u zgjodhët president u hodhën shumë akuza. E majta ju akuzoi se ju ishit një oficer dhe kërkonit vendosjen e bustit të Enver Hoxhës. A është e vërtetë që ju jeni enverist?

Është një akuzë që i takon një niveli vulgar. Që pas zgjedhjes sime si president nisi një gërmim i gjithë veprimtarisë sime institucionale.

Kombet e civilizuara e bëjnë përpara zgjedhjes…

Ajo mund të bëhet por duhet bërë institucionalisht por jo fshehtas. Nuk ka mbetur firmë e imja e pa kontrolluar, shkresa, urdhëresa. Dhe doli ajo që unë e kisha parashikuar se nuk kishte asnjë milimetër devijim nga ligji.

U përgjua jeta private e familjes sime. Edhe ajo nuk solli ndonjë element komprometues për Bujar Nishanin dhe të afërmit e tij. Përballë situate, kundërshtarët politik artikuluan këto lloj akuzash. Sistemi i kaluar ishte një sistem i tillë që anëtarësimi në Partinë e Punës ishte një akt i detyruar për të vijuar jetën e tyre me përjashtim të atij grupimi njerëzish që ishin realisht kundërshtar të regjimit, që dënoheshin dhe persekutoheshin.

Në rastin tim, unë nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës, asnjë i familjes sime nuk ka qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës.

Babai im vinte nga një familje që nuk konsiderohej e besueshme, si pronar tokash, njerëz që kishin pasur afilacion jo komunist para Luftës. Kjo ishte arsyeja që unë nuk bërë një tentativë dhe për rrjedhojë nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës. Artikulimi me ngjarjen e Shkollës së Bashkuar është një sjellje cinike për të ngulitur një mendim tek qytetarët.

Në Shkollën e Bashkuar kishte një ngjarje dhe në atë periudhë, unë isha pedagog në katedrën e taktikës, isha i sapo mbaruar. Kur unë u emërova në katedër në 89 regjimi ishte drejt shuarjes. Në ngjarjen në Shkollën e Bashkuar unë nuk kam qenë pjesë e atij grupi ekstremist që kërkonin mbrojtjen e figurës së Enverit.

Ka pasur një grup të madh. Kam qenë nga ata që kam iniciuar kërkesën për ndryshimin e nderimit që bëhej në ushtri me grusht dhe kam propozuar që të bëhej si në vendet perëndimore. Kam kërkuar heqjen e yllit që vendosej në kapele.

Kam qenë një njeri që kam pasur një angazhim kundër ekstremistëve dhe kjo ka qenë arsye që me ndryshimin e regjimit, me ardhjen e qeverisjes së Partisë Demokratike mua më janë ofruar pozicione shumë të larta në hierarkinë ushtarake sepse kërkonin njerëz që ishin evidentuar me qëndrime antisistem të kohës.

Në vitin 1997, kur u ndryshuar përsëri qeveria, unë jam pushuar nga Ministria e Mbrojtjes, megjithëse sapo isha kthyer nga studimet doktorale pas universitare në SHBA.

Isha studenti i parë shqiptarë që diplomohesha në Kaliforni, me një status jashtëzakonisht të lartë në SHBA. Pas meje kanë shkuar një sërë personalitetesh.

Në atë kohë banoja në një apartament në Hotelin e Ushtarakëve pranë Ministrisë së Jashtme dhe më është kërkuar që brenda 48 orësh nga banesa.

Unë refuzova se nuk kisha ku të veja. Më është ndërprerë furnizimi me ujë, furnizimi me energji elektrike dhe më ka ardhur Policia Ushtarake për të më marrë plaçkat dhe unë jam transferuar atë ditë.

Sepse drejtuesit e atij grupimi të atyre oficerëve të vitit ’90 u rikthyen në Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë dhe më njihnin mirë.

Dhe kjo ishte kostoja që unë duhet të paguaja. Nuk kisha ku të strehohesha. Kujtoj sonte me një nderim të veçantë të ndjerin Veli Rada që më ofroi një dhomë për t’u strehuar dhe kjo ka qenë një hakmarrje për qëndrimet kundër grupit ekstremist enverist.

Mua kjo nuk më ka kompleksuar sepse ka qenë një akuzë për të më dekurajuar.

18 komente në “Bujar Nishani: E vërteta e mbrojtjes së bustit të Enverit me kallash nga unë dhe si më morën prej leckash bashkë me familjen në ’97-n”

  1. lulja says:

    “Kombet e zgjuara e bejne para zgjedhjes”, thote Nishani, por ku kishin kohe kombete ta benin para zgjedhjes? Ai u thirr ne mes te punes se parlamentit dhe u vendos, s’pati kohe! Babai ishte familje e pabesuesheme, por ty te çuan ne shkollen e bashkuar “Enver Hoxha”, a eshte e besueshme kjo per kohen? Megjithate, sot ata qe hiqen si demokrate jane njerez te marrezise mendore. Koha e vertetoi çdo gje.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O Buxhard
      Pse s’thu mor horr
      Dhe pedagog
      Të kanë mbajt me zorr!!?
      .
      Edhe budallë
      Dhe gënjeshtar
      Ke qenë spiun
      Shoku Bujar!

  2. Populli says:

    Po si stë vjen turp more?

    1. Kujtimi says:

      Pershendetje Kapter periklini. Je I math po nuk vlen

  3. maloku says:

    Aman Tema mos botoni kargjozlliqe te nje karagjozi.

  4. Aureli says:

    Na dolle i fort more bujo, antikomunist i terbuar….

  5. diu says:

    vetme president nuk je, je turpi i atij institucioni qe duhet te perfaqesoje gjithe shqiptaret, mbetesh kapterr besnik i SHQUPIT.

    ptu fare e keqe

  6. toni says:

    Shqiperia nuk do beje ndonjehere hajer me njerez te tille! Nishani duket si tipik arab injorant guzhinjer gjelltoreje.

  7. Xen deledashi says:

    Je plehrë ! Dikur me mustaqe, ti dhjeu Saliu, tani plehrë la mustaqe. Pas Sali Karaxhiç Berishës je i dytë në rradhë si njeriu më i pështirë I këtij vendi !

  8. Azio says:

    Si eshte e mundur more Nishan,qe ti te shkosh ne shkollen e bashkuar ‘Enver Hoxha’ duke qene I persekutuar sic thua ti? Ti ose genjen ose ke qene I rekrutuar ne organet e sigurimit te shtetit.Me teper qendron kjo e dyta.
    Pastaj ,a ka mundesi tu thuash shqiptareve se cfare aktiviteti ke patur Ti ne SHBA,vecanerisht me disa njerez ne Bronx te amerikes qe sot jane nen mbikqyrjen amerikane si trafikant drogash?
    Behind nje here I sinqerte ne jeten tende.

  9. Den says:

    Breziat qe kane jetuar ate periudhe nuk kane vdekur akoma o plehre
    Bente vaki qe te shkonte dikush ne shkollen per oficer dhe te mos kish biografine kristal per ate kohe?
    Keto prralla tregoja ketyre qe kane lindur mbas 1990,mbase te besojne
    Ti je dyfish plehre se mohon familjen dhe rrethin tend familjar

  10. emigranti says:

    personat si bujar nishani , adriatik llalla duhen zhdukur sepse kane ndihmuar shume hajdutet-kriminel saliu, luli e tjere, keta kane shperdoruar detyren.

  11. Tirona says:

    Do ta besoja presidentin tim per ato qe thote nese ma mush menjen vetem per nje gje, te me thote: a din te shkruaj e te flasi Anglisht si dhe te beje nje interviste live ne anglisht me nje gazetar amerikan,?????

  12. xheJ eN Bi says:

    Den…
    Deri diku ka te drejte Nishani,ai nuk rrjedh nga nje familje ,si i thoshnim ne ate kohe ,me biografi te mire.
    Ai ka qene ne Shkollen e Bashkuar ,po kjo ndodhi sepse kane humbur gjurmet duke ndryshuar mbiemrin.
    Nga Beu e ktheu ne Nishani ,kurse kusherinjte e tij ne Gjirokaster nga Beu e kthyen ne Mehmeti.
    Nga kjo dhe ai perfitoi ,po sot nuk duhet te dalesh antikomunist se nuk ishe komunist.
    Per te tjerat jane dengelat e Nishanit.

  13. zak says:

    Doja ta pyesja Z. Bujar Mehmeti (Nishani), cfar e ke pasur Islam Haxhine? A nuk ka qene gjyshi yt, komunist, me shume influence ne Durres?

  14. besniku says:

    Dhe ky eshte President tani. President i Republikes se Re, te Salihit dhe te Lulbythes.

  15. Alban says:

    Ne ka paturpesi, maskarallek, budallallek, poshterim , krim per shqiptaret eshte te kesh president nje monster idiote si byjar mehmeti “nishani”. Do te poshterosh jepni bujarit post..
    Kjo eshte tjeter vrasje qe I beri shqiptarve Salic beric serbici. Lejo komentin mbase kapteri e lexon.

  16. Se mos haroj says:

    Ky me ngjan si Nishani i Zogut!!! Apo me duket mua!!! Ndoshta bej gabim, me qafsh!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje