Dhurata e veçantë e Ramës për senatorin John McCain

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim të gjatë senatorin e njohur republikan, John McCain.

“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet🇦🇱🇺🇸”, shkruan Rama, që ma pas zbulon edhe edhe një dhuratë të veçantë që i ka bërë senatorit amerikan.

Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Dedikimi:

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane.

Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”, shkruan Rama.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/rama-mccain-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/rama-mccain.jpg","attachment_id":"667233"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/libri-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/libri.jpg","attachment_id":"667234"}]

7 komente në “Dhurata e veçantë e Ramës për senatorin John McCain”

  1. jani says:

    Ti je njish o Zotri.kryrminister si ty nuk ka per te pasur ky vend.

  2. Zgalem says:

    Rama nderon kombin dhe veten me diturine , me pasionin , me shpirtin e artistit , me oratorine . Ky xhest eshte I tille . Kuja I shkonte nder mend te bente kete dhurate ? Rrastet jane pa numur . Takimet nderkombetare te Rames , jane per t’u marre shembell , nga c’do lloj diplomati . Zgalem

  3. Alban Dega says:

    KRENARIA E AMERIKES MIK I MADH I
    SHQIPTAREVE

    McCan eshte nje amerikan legjendar dhe nje monument boteror i qendreses njerezore…. nje mik i sprovuar ne kohe te veshtira i shqiptareve!
    Nje dhurate e gjetur per nje hero te gjalle !

  4. DETARI Atlantides says:

    Edi Rama eshte nji kameleon i madh i politikes boterore !
    Sa bukur komunikon me te gjithe !
    Eshte thjeshte i mbrekullueshem.

  5. orient says:

    ..me kohen,per kohen dhe me te gjithe ata qe e pershkojne ate ne menyre produktive,paqesore e LARGPAMESE..duke evituar plaget ndarese te se shkuares.

  6. tomorri says:

    Nuk kam fjale per kete ZGALEM shqiptar,ky po ja ndrin forte faqen shqiperise dhe shqiptareve.
    BRAVO EDI RAMA. Ato qe kam thene shume vite me pare tani po i shikoj ne realitet dhe kjo nuk eshte gje e vogel.Me shpirt te uroj gjithe te mirat ashtu siç ti do ZEMRA O Edi qe tani shqiptaret kane filluare me te vertete te ngrene larte ballin para kujdo qe i del perpara.Dite me te mira do te vije per shqiperine dhe per shqipetaret me ju ne krye EDI.

  7. Liu says:

    E si te mos jesh krenare per nje kryeminister si ju Zoti EDI RAMA .Ju nderoni Veten tuaj dhe gjithe Shqipetaret kudo qe jane me keto ide dhe vepra te mrekullueshme. Vota jone per Ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *