E ardhmja e koalicionit, Rama dhe Meta takohen nesër për vendimin përfundimtar

Aleanca e majtë organizon të shtunën paradite takimin e parë zyrtar për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme.

Takimi që pritet të mbahet në Hotel Tirana, do të vërë përballë njëra-tjetrës vetëm Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, po ende është e paqartë axhenda e takimit, ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme nuk munguan replikat mes deputetëve të të dy krahëve, si Luan Rama me Pjerin Ndreun, shkruan Top Channel.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e presidentit të ri të vendit.

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një president konsensual me të djathtën.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *