Edi Rama përcjell një lajm të mirë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Edi Rama

KUSH GËNJEN? (17)

Pas shifrës rekord të investimeve të huaja në Shqipëri për vitin që lamë pas – 1 miliard Euro, hyrja më e madhe e 25 viteve të fundit – një tjetër lajm i mirë vjen edhe për këtë vit: Shqipëria ofron mundësi më të mira për investim krahasuar me një vit më parë🌹

Ky është rezultati i anketimit vjetor të Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

Në anketimin mbi klimën e biznesit, për sa u përket pritshmërive të ekonomisë shqiptare, kompanitë gjermane presin përmirësimin e situatës.

Sipas anketës, këtë vit vihet re një rezultat shumë pozitiv i një prej treguesve më të rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm, ku rreth 76% e të anketuarve do të investonin sërish në Shqipëri.

Në vlerësimin e gatishmërisë për të investuar sërish në Shqipëri, vendi ynë ka një rritje pozitive prej pothuajse 10%, krahasuar me vitin 2016 (në 2015 gatishmëria ishte 66%; në 2016 ishte 67%).
Situata për vetë bizneset është vlerësuar gjithashtu më mirë krahasuar me një vit më parë. Rreth 39% e të anketuarëve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar (2016: 28%, 2015: 23%), ndërsa rreth 39% të tjerë kanë deklaruar se situata ka qëndruar e pandryshuar.

Në 2017 pothuajse të gjithë faktorët janë vlerësuar me nota më të larta krahasuar me 2016, ndër të cilët më pozitivisht renditen:

-Kostoja e punës
-Produktiviteti dhe motivimi i punonjësve
-Kualifikimi i punonjësve
-Arsimimi akademik
-Disponueshmëria dhe cilësia e furnitorëve lokalë
-Ecuria e të ardhurave të biznesit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *