FOTOT/ Lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment. Kim Yong Un kërcënon Trump: Jam gati

14 Prill 2017, 13:31Bota TEMA

Tensioni në gadishullin korean është rritur ndjeshëm. Zyrtarë të Koresë së Veriut deklaruan dje se po bëhen gati për 6 teste të tjera bërthamore, ndërsa sot, siç raporton “Daily Mail”, “lufta bërthamore mund të nisë në çdo moment”.

Ndërssa po sipas “Daily Mail” SHBA-të kanë dërguar drejt Koresë së Veriut forcat elitare ushtarake të cilat eliminuan edhe terroristin Osama Bin Laden,.

Zëvendësministri i regjimit të Kim Yong Un, Han Song Ryol, nuk e përjashton mundësinë për nisjen e ndonjë lufte bërthamore.

Ai i  ka konsideruar kërcënim ushtrimet e përbashkëta ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.  “Në do të shkojmë në luftë nëse kjo është zgjedhja e amerikanëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë stacionuar në gadishullin tonë një ndër flotat më të fuqishme të tyre duke rritur tensionin këtu”., – citohet të ketë thënë ai.

Ekziston frika që Pheniani po përgatitet të lëshojë ndonjë raketë bërthamore nesër në “Ditën e Diellit”, festa kombëtare ku koereanoveriorët përkujtojnë përvjetorin e lindjes së Presidentit Kim Il Sung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje