Gjinushi: PD synon destabilizimin e vendit, aludon për konspiracione ndërkombëtare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Skënder Gjinushi thotë se kërkesa e Partisë Demokratike për qeveri teknike ka si qëllim bllokimin e zgjedhjeve, destabilizimin e vendit dhe jo zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“PD kërkon qëllimisht që të bllokojë zgjedhjet dhe këtë e bën me kërkesën e parë që të largohet qeveria dhe kryeministri i vendit”, thotë ai.

Duke folur në Top Story ai thotë se pas protestës së demokratëve fshihen duar që u intereson destabilizimi i rajonit dhe i Shqipërisë dhe heq një paralele mes situatës politike në Tiranë dhe asaj që po ndodh në Maqedoni.

“Ku e gjen opozita kurajon për të luajtur me këtë kërkesë, sepse kjo kërkesë është destabilizim i vendit. Kjo krizë i ngjan asaj maqedonase, ku Ivanov ndonëse kanë dalë zgjedhje, nuk njeh rezultatin. Lul Basha nuk do zgjedhje, por një përpjekje për të patur kriza artificiale në Shqipëri”, thotë ai.

Skënder Gjinushi thotë se Partia Demokratike është futur në çadër dhe tani ka hedhur idenë e një konspiracioni ndërkombëtar kundër saj.

“Flasin për zyrtarë të korruptuar të BE-së, por sot temë e ditës është deklarata e Mogherinit dhe e Hahn, që thonë se çfarë mendon BE”, thotë kreu i Partisë Socialdemokratike.

Duke folur në Top Story, Gjinushi mendon se bojkoti nuk përligjet nga kërkesa dhe shton se si PD, ashtu edhe PS janë bashkëfajtore për standardet e zgjedhjeve.

“Në Shqipëri është vënë në diskutim a ekzistojnë zgjedhje të lira. PS dhe PD nuk mund të bëjnë leksione për zgjedhje të lira dhe të ndershme, janë edhe bashkëvuajtëse dhe bashkëfajtore. Por, BE nuk e vë më në diskutim a ka zgjedhje në Shqipëri apo jo. Ajo e njeh që ky institucion funksionon. BE është e befasuar që papritur opozita nuk hyn në zgjedhje dhe me kërkesa për të ndryshuar Qeverinë e pastaj të hyjmë në zgjedhje”, thotë ai.

Mediu mendon të kundërtën. Sipas tij, në raportin e OSBE/ODHR për zgjedhjet vendore të 2015, ka regres.

“Në zgjedhjet lokale OSBE/ODIHR ka dalë me vërejtje shumë thelbësore duke deklaruar se ka hapa prapa. Bazuar mbi këto vëretjeje dhe ato të 2013, komisioni ad hoc mori mandatin për të shmangur disa probleme, që nga kërcënimi i votuesve e të tjera”, tha ai, duke shtuar se PD dhe opozita kanë paraqitur që në muajin maj propozimet e tyre në këtë komision.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Gjinushi: PD synon destabilizimin e vendit, aludon për konspiracione ndërkombëtare”

  1. Lugati says:

    o gjinush karabush..noshta ke te drejte?????po ty kush te pagujti me i vone zjarmin vlores ne 97..janulla apo serbi?????????????

  2. return of saint says:

    Thuaj hapur jane shefat e lulit ne kremlin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *