Ish-këshilltari i Berishës, letër Lulzim Bashës për “Republikën e Re”!

14 Prill 2017, 16:47Politika TEMA

“Republika e Re” nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e Kushtetutës dhe shkelmimin e PD

Nga Flamur Kuçi*

Nuk është hera e parë që aksioni i kryetari të PD bie ndesh me interesat politike të vetë PD-së për shkak të axhendës së tij personale. Në disa raste interesi afat-shkurtër individual i Lulzim Bashës ka prevaluar në veprimin e tij mbi interesat afatgjatë politike të Partisë Demokratike.

Republika e Re, do duhet të ishte një aksion nga i cili do duhet të fitonin edhe PD, edhe Basha, dhe çka është më e rëndësishmja, do duhet të fitonte vendi. Fatkeqësisht, aksioni i Kryetarit po ndërtohet mbi humbjen të gjithëve dhe, kryesisht, të PD. Madje përmes kësaj teze Kryetari i PD po materializon bojkotin e zgjedhjeve nga opozita.

“Republika e R”e po ngrihet në dhunim të PD, forumeve të saj dhe, pse jo, mbështetësve të saj. Pse kjo i duhet thënë sot Lulzim Bashës?

Së pari, kryetar, Kuvendi i PD i vitit 2014, në mënyrë të paprecedentë dhe në shkelje të çdo rregulli të partisë, nuk formuloi dot asnjë rezolutë politike, nuk ndërtoi asnjë program për aksionin politik opozitar 4 vjeçar. Dhe kjo e dëmtoi jashtë mase aksionin e PD që u ndërtua ‘ad hoc’ dhe në mënyrë kaotike përgjatë 3-4 viteve të fundit.

Sot, në emer të Republikës së Re, ti kryetar, në shkelje të çdo rregulli të partisë dhe në dhunim të formueve të saj, daklaron se ‘Vendimin për aksionin politik të opozitës e mori rruga më 18 Shkurt’.

Pse në vend të forumeve, vendimin politik për qëndrimin ndaj zgjedhjeve dhe sistemit, u dashka ta marrë rruga? Duhet të kishte qenë Kuvendi Kombëtar i PD ai që duhet të kishtë përcaktuar linjën politike dhe qëndrimin opozitar. Është ai që përcakton linjën politike të partisë. Së paku Këshilli Kombëtar duhet të kishte reflektuar mbi qëndrimin ndaj zgjedhjeve. Me bekimin e cilit forum të PD, ti kryetar shpall si prestigjator ‘platforma politike’ siç është edhe ajo e Republikës së Re (që askush nuk ia ka parë ende përmbajtjen përtej slloganeve gjenerike)

Si mundet që vendime kaq të rëndësishme të merren pa asnjë pjesmarrje të formueve të PD, në dhunim të tyre dhe në shkelje të rregullave të PD? Mundet që një Republike e Re që do të duhej të ishte një kushtrim përbashkimi rreth rregullit, të ndërtohet në shkelmim të rregullit?

Së dyti, kryetar, bojkoti eventual i zgjedhjeve është vetvrasës për partinë kryesore opozitare të vëndit. Kujt i shërben teza e asgjesimit politik përmes bojkotit të zgjedhjeve në emer të Republikës së Re? PD nuk iu është trembur zgjedhjeve as në 1997 kur nuk shkelte dot në 1/3 e territorit të vëndit. Si mundet që Republika e Re të themelohet mbi defaktorizimin e opozitës për shkak të frikës tënde për t’u përballur në zgjedhje?

Së treti, kryetar; Republika e Re nuk ndërtohet dot mbi gënjeshtra e kulisa. Prej kohësh PD rri me sytë e veshët nga LSI. Prej kohësh ushqeni me gënjeshtra mbështetësit se ‘LSI do tërheqë ministrat’, se ‘LSI do rrëzojë Ramën dhe do formohet qeveria teknike’, se ‘LSI nuk futet në zgjedhje pa ne’. Është e rëndë trajtimi që i bëni mbështetësve. PD nuk rritet duke ‘ia hedhur’ elektoratit. Ajo rritet duke qenë e hapur me njerëzit.

Ështe zhgenjyes për mbështetësit e PD investimi (deri në sakrifikim të PD) për të forcuar LSI në raport me PS. Ajo që humbet në këtë investim të pamënd është vetëm PD-ja. Dhe Republika e Re nuk mund të ngrihet mbi këto lloj kulisash.

Së fundmi, por jo nga rëndësia, Republika e Re po tentohet që të ndërtohet mbi shkeljen e Kushtetutës. Shtyrja e zgjedhjeve, një shkelje e rëndë e themelit të shtetit, nuk mund të ofrohet si kurban në themelet e Republikës së Re. Edhe këtë dikush duhet t’ia thojë Kryetarit.

Përtej faktit që është turpëruese për një opozitë që të kërkojë shtyrje zgjedhjesh, për më tepër pas 3 viteve që kërkohen zgjedhje të parakohshme…(!?), që deputeti, të votojë shtyrjen e qëndrimit të tij në Kuvënd pa zgjedhje, është asgjë më pak se të shkatërrosh themelin që mban demokracinë në këmbë.

Kryetar, Republika e Re duhet të ndërtohet mbi kushtrimin për ndarjen e politikës me antiligjin dhe antirregullin. Atë nuk e ndërton dot duke shkelur rregullat e familjes tonë politike dhe aq më pak duke shkelur themelin e ligjit të vendit tonë.

*Ish-këshilltar i Sali Berishës

12 komente në “Ish-këshilltari i Berishës, letër Lulzim Bashës për “Republikën e Re”!”

  1. Lulbytheci nuk po ndegjon nderkombetaret dhe jo te ndegjoj kucin e macin. Luljeta po ja kalon edhe enverit.

  2. 122 says:

    Njerez me mend ne koke ka shume, japin mendime e keshilla te mira… , por per ke????
    O Zotni!
    Jam shume dakort me cfare shkruani, por DUHET TA THONI TROC :
    Lulushin nuk e lejon BABA SALISERBI qe te beje ndryshe nga deri tani!
    TROC dhe TROC!
    FRIKA U KA HYRE NE PALCE DHE NE BY……THE!!!
    Tung, ish-keshilltar i mire qe kurre nuk te degjoi, por vetem te pagoi…..

  3. zana says:

    Zoti Flamur,
    Diskutimi juaj me vend. Ju duhet te sensibilizoni te gjithe anetaret e PD, pasi vendimi per te mos hy ne zgjedhje eshte vetvrasje per PD. Jukeni te drejte ne arsyetimin tuaj, por kur flet drejt thone je i shitur, nuk di çte beje njeriu i shkrete.

  4. Angjelini says:

    Brravo per shkrimin. Pa nje autokritike ndaj lidershipit te korroptuar te PDs, kjo parti eshte e destinuar te zhduket. Dhe keshtu siq eshte sot, u zhdukt dhe kurre mos j`au pafshim bojen.

  5. Mihali says:

    Keto we the z.keshilltar I Sali it,i di edhe Basha por s’ka cfar i ben VETINGUT.

  6. Zylyftar Eduart Halim Braho says:

    JE TEPER I THATE

    te besh politikanin realist, pasi i ke sherbyer me mish (ate pak qe ke) e shpirt (qe duket se e ke me te tepert) nje gangsteri te pa pare e degjuar ndonjehere ne gjithe historine mijera vjeçare te Shqiperise, nje fare Saleh Mutqenef Shiqere Berisha.

    Dhe e di psene or Kuçian nga Podgorica, sepse Hollandezi yt fluturues, ne çdo gojemutngrenje ne “Stallen e Lirise”, permend pjese te ketij plani monstruoz per nje “Republike te Re”. Monstruoz per te vetmen arsye se nga goja e kujt del nje plan i tille, qe asgje nuk mund ta hudhe poshte per parimesine e problematikave qe shpreh, po te harrohet qe “auotori” apo me mire “relatori” eshte i perlyer ne krime jo vetem ordinere te grabitjeve masive te parave te shqiptareve, ne vrasjen e tyre akoma te pandeshkuar, por edhe ne ate te dhunimit te integritetit territorial te vendit, ne favor te armiqeve te perhereshem te shqiptarise e shqiptareve, grekeve e serbofileve me te cilet planifikojne te zhdukin (ti haJNE MUNE) Shqiperine.

    Ai, siç trumbeton nje tjeter kaçurrel si ti, i fares se keqe te toptanasve, mund te jete gatitur per tu bere nje tjeter gangster i rene rruges i tipit azemhajdarjan, qe keshtu te justifikohet nje revolte gangsteresh kosovaro-viçidolas per te bere shkrumb e hi Shqiperine.

    Po jane thare me kohe e vakt bathet e 1997-tes ne kete vend qe s’eshte as i yti e aq me shume i kujtdo qe perkrah kauzen shkaterruese te Shqiperise qe trumbetoni, sepse ahere ishim ne nje vetmi te skameshme per te mbijetuar, sot jemi ata te vertetet, ata qe dijne tua tregojne kufijte e thanes….

    E kuptove or i thari mish e kocke, ha pak zarzavate e bej ndonje kure çambellash (petullash) qe te te ngjise sado pak ajo qe fsheh nenlekura e kujto: muskujt !

  7. antiplumb says:

    A ka PD thua ti,sot me Bashen.A ka patur ndonjehere edhe ne kohen e Sali Berishes…Po ju a keni qene ndonjehere….E di sa si puna jote ka kalu Saliu..dhe i ka perplasur si zhele….Sa te jete gjalle Saliu as ka per te pasu ndonjhere PD

  8. Pallatet Agimi says:

    Zoteri! Nuk kam asnje fjale tjeter pervecese, e ke vertetuar edhe here te tjera qe jeni nje personalitet i padiskutueshem i kesaj partije, qe per fat te keq ka mare fund.
    Eh sa nevoje ka vendi per nje parti opozitare me te tille kapacitetesh. Edi Rama ka nje mori gabime e gafa, i cili ne kushte normale politike duhet te ishte shkarkuar si k/minister. Por ja qe ne kete tmerr politike, me kete mizerabel kundershtar dhe me nje opozite qe nuk do asgje e nuk di asgje, ai eshte me i miri.
    Ju lumte zoteri e le te lutemi qe kejo parti ende ka shpresa, qe vine nga burra me mend si puna e ketij zotit Kuci.

  9. tomorri says:

    Nuk e kam degjuare na nje here kete njeri por me çfar lexova eshte vertete shqiptar dhe kalu shqiptarit,dhe per kete nje bravo e madhe.Ja pse ne shqiptare kemi te drejte kur themi se edhe ne PD ka njerez shume te zote dhe te devotshem si per partine demokratike edhe per vendin ne teresi dhe kjo eshte thelbesore te nderuare njerez.Nuk dua te bej te mençmin por keto qe shkruan ky ne kete leter nuk thote as me shume dhe as me pak se ato qe ka thene edhe Edi Rama si shqiptar,pra njeriu duhet te udhehiqet nga arsyja dhe jo nga ide kreminale si ato te Lulezim Bashoviçit.Bravo or djale edhe pse dua te them me ndershmeri se jemi me ide une te majta dhe ju te djathta,por shume mire edhe per kete mjafton qe uji i yne shkon ne favor te shqiptareve dhe te shqiperise. BRAVO.

  10. pjeter says:

    SA CUDI, TE GJITHE ATA QE KANE DY GRAM MENT NE KOKE, CUDITERISHT JANE ISHA NE PD AKTUALE,MUND TA THEMI QE KJO PD ESHTE E PERBERE NGA AJKA EPOLITIKES QE KARAKTERIZON PD-NE, DHE KY ESHTE REZULTATI QE KEMI SOT, NJE ZERO ME BISHT, KU NE KRYE TE BISHTIT , NDODHET GJINO LULUSHI,QE KA NGEL KETU E 4 VJET TU PYET VETEN, “PSE ME THONE PER FIQTE KETA MU, NUK ESHTE AKOMA KOHA QE TE PIQEN FIQTE”,,,,,DONTE SALUSHI TA MARTONTE GJINON, POR GJINUA KA AKOMA QEF TE LUAJE KUKAFSHEHTI.

  11. undefined says:

    Je vertet shqiptar qe meriton nderim dhe mbeshtetje.

  12. undefined says:

    Je vertet shqiptar qe meriton nderim dhe mbeshtetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje