Jam i zhgënjyer nga Edi Rama, por Shqipëria e sotme është më e mirë se e djeshmja

14 Prill 2017, 10:00Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Në portalin e tij, Blendi Fevziu kish publikuar një shkrim të vetin me titull “Kush po kërcënon jetën e Lulzim Bashës?”. Në shkrim flitej për vrasës me pagesë që njihen me emër e mbiemër e që mund të aktivizohen, për eskortën e fuqizuar të Lulzim Bashës gjatë ditëve të fundit, për kontakte të portalit opinion.al me burime të huaja, mirëpo çdo gjë ishte e futur në mjegullën e këtyre burimeve të paspecifikuara, të largëta, të çuditshme.  Ngjante me një scoop të stisur, nga ato të shkollës së Nikollë Lesit e të Ylli Rakipit.

Fevziu ishte i shqetësuar prej forcave që duan ta destabilizojnë vendin, dhe ky është një shqetësim i paqortueshëm në këtë moment ku, ç’është e vërteta, mjafton fare pak për të provokuar një trazirë. Mirëpo, në të njëjtën kohë shkrimi, kështu si ishte, pa dashje, krijon panik mes njerëzve, që boll të trembur janë. Janë aq të shumta mesazhet e rënda, të dëshpëruara, dramatike në median e sotme sa, thjesht për të krijuar një kontrast pozitiv, do t’ia vlente të zgjidhja për titull frazën “Shqipëria e sotme është më e mirë se e djeshmja”. Lëre pastaj që unë e besoj atë që thuhet në titull. Nuk është Shqipëria që prisja, nuk është Shqipëria që doja, jam i zhgënjyer nga Edi Rama, por Shqipëria e sotme është absolutisht më e mirë se e djeshmja. Jo sepse Rama e ka bërë më të mirë, por sepse ai nuk mund ta bënte më të keqe.

Por kthehemi në temë. Më ka ndodhur shpesh këto javët e fundit që të më ndalin në rrugë e të më pyesin: “Si do shkojë kjo punë? Do ndodhë ndonjë gjë?”. Njëri pa bëri pyetjen në mënyrë fare brutale: Do kemi luftë, thua? Një njeri i kësaj mazhorance, që është i informuar mirë për punët e vendit, më tha para dy ditësh se konsumi ka rënë. Biznesmenët janë të çoroditur.

Dhe e gjitha, nuk do mend, lidhet me situatën e përflakur politike. Por jo thjesht me këtë. Shqiptarët janë mësuar me tonet luftarake e kërcënuese të politikanëve tanë, dhe nuk është se i marrin shumë seriozisht kur bëjnë si të fortë, Ndryshimi është që këtë herë jemi edhe ne, unë, Fevziu e kolegë të tjerë tanët, që ushtrojmë terror në vijimësi me opinione tonat (ky opinioni i Fevziut është rasti më i pafajshëm; thjesht më ngacmoi për t’u ndalur te kjo temë), të cilat, me t’u publikuar nga një gazetë a portal, apo me t’u nyjëtuar në një bisedë televizive, përhapen si flamë në të gjitha rrjetet sociale. Janë edhe mizëria e portaleve që janë ngritur që japin një dorë të mirë në këtë drejtim. Ato janë të uritura për lajme, e meqenëse lajme nuk ka, nxjerrin një lajm nga një opinion që publikohet. Madje, nga çdo opinion që publikohet.

Nuk e kam timin këtë përfundim mbi opinionet që ushtrojnë terror mbi publikun. Unë vetë nuk e kisha menduar që ne opinonistët jemi me aq shumë faj për krijimin e kësaj klime të ashpër. Ma tha njëri prej atyre që më ndalën në rrugë për të më pyetur se “çfarë do ndodhë?”. Ma tha pasi e pyeta se pse mendonte se do ndodhte ndonjë gjë. “Jeni ju analistët që keni krijuar idenë e një apokalipsi që po vjen”, -më tha ai. Dhe e mbylli si me të qeshur: “Ju po mbillni terror në popull; ju jeni terroristë”.

Ai e kishte fjalën për një rezultante të opinionbërjes në Shqipëri, që e shprehur përmbledhtazi mund të ishte: “Në këtë vend po bëhet nami, ky vend nuk bëhet më, është i mallkuar nga Zoti, prandaj merrnin rraqet e ikni nga sytë këmbët”. Nuk është se kjo po thuhet për herë të parë sot, të kuptohemi. Qysh nga momenti që u krijua shteti shqiptar i pavarur, ka patur vazhdimisht zëra që kanë kënduar këtë avaz. Madje, ka patur edhe zëra shqiptarë që i janë kundërvënë idesë së krijimit të shtetit shqiptar, pikërisht ngaqë nuk kanë besuar se ky vend mund të bëhet. Shkurt, është një patologji e vjetër mazokizmi kjo ndër ne. Por puna është se këto kohë kori është bërë më i madh, dhe i zhurmshëm. “Vendi po merr fund”, -thuhet.

Dhe si shkak të apokalipsit që e shohin me sy kanë Edi Ramën në karrigen e kryeministrit. Tani, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nga kritikat që i bëhen Edi Ramës, si zor të bjerë ndonjë gjë në tokë. Ai i ka hak pothuaj të gjitha kritikat që i bëhen. Mirëpo në këtë qëndrim anti-Rama shoh shumë pak merak për gjënë publike apo për interesin nacional, apo për parime të demokracisë, apo për ndonjë gjë tjetër të kësaj natyre. Në të kundërt, ka shumë mllef, tërbim, emocion personal. Pjesa më e madhe e kritikëve të Ramës kanë bërë pjesë te rrethi i ngushtë i miqve të Ramës, një pjesë njihen edhe si përfitues të pushtetit të administruar prej Ramës. Tani, nuk ka pse përjashtohet që ndonjëri syresh të jetë zemëruar prej Ramës për arsye parimore, por është absolutisht i përjashtueshëm versioni, sipas të cilit të gjithë këta po ngrenë zërin kundër Ramës për arsye parimore.

Po të ishte kështu, po të ishte se nuk i mban vendi kur ndodh një padrejtësi në këtë vend, do t’ua kishim dëgjuar zërin edhe më parë, fjala vjen kur paraardhësi i Ramës jepte urdhrin, në mos fshihte provat e ekzekutimit në bulevard të katër qytetarëve të ngratë, krimi i vetëm i të cilëve ishte që nuk e donin atë që ish në krye të qeverisë. Po të ishte kështu, nuk do ta shihnin çadrën në bulevard si shpëtimin e Shqipërisë, në një kohë që është veprimi politik më i papërgjegjshëm në historinë politike të këtyre 26 viteve të fundit. Dhe nuk e kam fjalën për çadrën si mjet apo simbol të protestës. Në këtë kuptim, mund ta mbushë kush të dojë bulevardin me çadra. E kam fjalën për ultimatumin që është lëshuar nga autorët e çadrës: o të ikë kryeministri legjitim nga zyra, o në këtë vend nuk do të ketë zgjedhje. Është e pafalshme për të gjithë ne që bëjmë opinion në Shqipëri që ndahemi edhe kur vjen puna te qëndrimi ndaj ultimatumeve të tilla.

Është e pafalshme që urrejtja ndaj një kryeministri apo qasja kritike ndaj tij, të na errësojë aq shumë shikimin e mendjen sa të mos kuptohet se opozita po luan një lodër të rrezikshme, se me këtë është kaluar vija e kuqe në demokraci, se një opozitë të gjitha mund t’i bëjë në Shqipëri, por jo bojkotimin e zgjedhjeve. Bojkotimi i zgjedhjeve është i kotë, absurd, qesharak, i rrezikshëm, bombë që i vihet sistemit të qeverisjes. Bojkotimi nuk do ishte i përligjur edhe në rrethana të tjera, edhe në rrethanat kur paraardhësi i Ramës vriste njerëz në bulevard si të ishin berra. Aq më pak pra është i përligjur sot, kur thjesht kemi një qeveri të keqe, por asgjë më shumë se kaq. Apokalipsi që shohin sot një numër kolegësh të mi është thjesht në kokën e tyre. Shqipëria e sotme ta shpif, por gjithsesi më pak se Shqipëria e atyre që janë ngujuar në çadër. Nëse nuk harrojmë ta theksojmë këtë të fundit, mesazhet që përcjellim do na dalin më pak “terroriste”. (Mapo)

25 komente në “Jam i zhgënjyer nga Edi Rama, por Shqipëria e sotme është më e mirë se e djeshmja”

  1. agim says:

    Epo duhet kuptuar se te qenit person me influence publike eshte edhe pergjegjesi. Nuk ka aresye te konsiderohen “kriminele” politikanet qe abuzojne me pushtetin qe u eshte deleguar duke e konvertuar ne dobi personale, pasi e njejta gje ndodhe edhe me dike qe, pasi behet influencues publik e “konverton” kete ne interes te mirefillte personal pavaresisht pasojave publike.

    respekt per reflektimin
    Agim

    1. arbereshi says:

      Nuk mundesh dot ti Mustafa Nano ta gjykosh Edin sepse nuk arin dot ta kuptosh.Ti nuk e di akoma dhe se ke kuptuar se cfare ka ndodhur me kete vend keto 25 vjet dhe nuk e ke kuptuar se cfare eshte ndryshuar per ta sjelle kete vend ne minimumin e normalitetit, se sapune duhet te pakten per te ndryshuer mentalitetin per gjene normale. Edhe ti ke shume deficenca per te kuptuar ndryshimin e ketij llumi nga normalja e zakonshme.Duke mos arritur dot te kuptosh se cfar pune eshte dashur per tu shkeputurnga llumi dhe per tju kthyer normalitetit te cilin ti nuk e njef ti mendon qe ky eshte zhgenjim. Pikerisht qe ti besh provincjalet te jene te vetedishem per kete ndryshim duhet nje pune titane te cilen Edi po e ben ne menyre shembullore por fatkeqesisht deri ketu mund te kuptoje kjo gjenerate, cfar kuptoj kuptoj pjesa tjeter e jetes eshte hajde te rrojme se cfar ndryshimi pesuam e kuptuam si e kuptuam ketej e tutje truri nuk kupton dot me TUNG sic je mesuar ti te pershendesesh nga momenti qe erdhe ne Tirane

    2. shaqo says:

      Epo, kujt i plasi se nuk beson ti Edi Ramen, je nje njeri pa vlere, qe arbitrarisht jep “mendje” kur je truthare e fodull, ose me mire si thote Noli, per takemin tend,…na duhen dhe ca… e di vete ti.

  2. Arber says:

    Ti vallai je alamet gazetari prandaj media eshte m**t qe e ka bere kete vend hale

    1. Fshatari says:

      O Muq provinca nuk ke kellqe ti te vleresosh Edi Ramen

  3. Lpl. says:

    Eshte me mire per ty se te eshte realizuar deshira qe te fitoje Rama , kurse ne e kemi pesuar dhe eshte me keq , une se kuptoj se çfare eshte me mire , apo atehere u ndertuan rruge dhe njerezit u punesuan , dhe sot prishen e modelohen sheshe ku fitojne pak njerez .Jam i zhgenjyer nga Rama por eshte me mire ,shprehje e pa kuptimte per nje gazetare ku kete fjali mund ta thoje vetem nje militant fanatik i pa formuar provincjal .Keshtu do shkoje Shqiperia edhe me keq me keta njerez qe nuk dine qeshte shteti ku njohin vetem pushtetin dhe menfojne si ne kohe te perandorise Turke .Nuk e kuptoj se çfare ju lidh me Evropen me kete formim qesharak qe kane Shqiptaret .

    1. Halil says:

      Se Shqiperia eshte me mire seq ka qene nuk ka nevoje te thuhet eshte nje gje shihet ne cdo hap , ne cdo qytet e fshat. Mjafton te lexosh cilindo raport nderkombetar dhe te shohesh se vendi eshte duke shkuar ne drejtimin e duhur, dhe kjo fale reformave te bera nga kjo qeveri. Ne Shqipetareve na pelqen rremuja sepse nuk dime te jetojme pa te. Kemi aq shume ligesi ne zemrat tona qe na bene te shohim vetem zi, dhe per kete arsye e kemi shume te veshtire te krijojme shtet ku te mires dhe te bukures duhet ti gezohemi edhe need eshte bere nga “armiqte” tu , dhe te jemi kritikues dhe kerkues ne te njejten kohe per gjerat qe nuk jane bere mire e te munde te ishin bere ndryshe, gjithmone duke dhene mendimet e tua te sinqerta. Me bejne pershtypje komentet per rregullimet/ ndertimet e shesheve te qyteteve , lyerjes se fasadave e cdo gjeje tjeter qe e bene kete vend me te bukur, me qytetar, me te jetueshem mundohen ti minimizojne , kinse nuk na duhen, ne skemi buke per te ngrene e “ky” na nderton sheshe etj si keto jane asgje me shume veqse nje shkurtpamesi , nje padituri e atyre qe jane mesuar te jetojne ne balte dhe e bukura per ta eshte e parendesishme. E merrni me mend se si do te ndjeheshi nese pas nje rruge te gjate mberrini ne nje qytet nga I cili doni te largoheni sa me pare, e mendoni se cfare trishtimi do ndjeje. Mbase ti jo por une do ndihesha i trishtuar dhe shume i zghenjyer.

  4. rroku says:

    Rrofte likja per ty Muci, mire kalon tek vila ne lalez?????

  5. Anonimous says:

    Si ste turp po si qenka me mire kur i gjithe vendi eshte mbushur me droge? Gazetar medioker

    1. Grigor says:

      Ore, mirë që vendi qenka mbushur me drogë, por ti nga e di? Ke shkuar ne tere Shqiperine? Apo nuk kishe bere ndonjehere nga këto anonimet dhe the që ta bëje sot!?
      Të të them ndonje llaf, por ç’të të them? Po ja lë Gopistit të NSHRAK-ut se ai i qëndis vargjet gjeniale per disa si puna jote.

  6. Visari says:

    Kjo cader nuk mund te quhet opozite por strehe e hajduteve , banditeve dhe vrasesve. Ata analiste qe mendojne se do te ndodhe apokalipsi po nuk u fut Cadra ne zgjedhje, jane kckaxhi te paguar.Kjo do te quhej opozite nese do te shfaqte alternativa, do te kerkonte zgjedhje te parakohshme, do te shfaqte premisa per vetndreqeje e distancim total nga kriminelei Berisha. Ndryshe eshte dhe mbetet nje cader flluske qe era e madhe e 18 qershorit do ta gropose pergjithmone.

  7. salivovic Berishofazllic says:

    1000 here me mire. Drogen e kemi fale Sales prej 1991 se ate te keqe qe i ka rrenjos ketij populli as 50 vite me pas nuk crrenjoset. dihet per ke punon Berisha Zoti mos e thent se do ta zhduki kombin shqiptar por te vij prap ne pushtet. Por nuk kuptoj akoma bashkeatdhetaret e mij e demokratet e thjesht e pa interes qe akoma i besojn ketij djalli.

  8. beni says:

    Duke u nisur vetem nga titulli…cfare ke ptitir nga Edi…kur e mori Shqiperine ne tre pale cizme gome e dy kile grosh ne rezervat e shtetit…pwrse je i zhgenjyer apo pse po ben shtet….

  9. Ladi says:

    Komenti me i duhur per kete kohe.E ka vene gishtin ne plage

  10. Ilir says:

    Nga shkrimi, kuptoj vetem nje gje: “Shyqyr qe po martohet Lala, qe te bejme te gjithe nga njecike qef !”…

  11. Valter says:

    Thenia e famshme e Linkol,
    cfare do te besh ti per Ameriken?
    eshte aktuale sot ne Shqiperi.
    Femijet nuk u tregohet me peralla sepse sundon vetem e keqja,
    te rinjte te buavitur nga gjumi, presin ne amulli qe te flene prape,
    prinderit vjedhin, vjedhin dhe mendojne se si te vjedhin prape,
    gjysherit te menduar presin vdekjen.
    Ndersa ekeqja dhe vdekja presin tek dera qe te shumfishoje ushtine e saj.

  12. duno says:

    Ti Muc ekzema duhet ta dishe se qeverine legjitime nuk e ben vetem fakti qe ajo erdhi ne pushtet me vote popullore . Me vote kane ardhur ne pushtet edhe Hitleri me Musolini por ata u kthyen ne diktatore . Kjo qeveri nuk u votua per ta mbuluar cdo pellembe te Shqiperise me kanabis , as per ta mbuluar Vilma Nushin me parate e fukarenjve shqiptare qe ajo me alkolin e duhanin qe ka shitur i ka semurur vete . Keta nuk u votuan qe parlamentin e administraten ta mbushnin me kriminele e burgjet ti mbushnin me hallexhinj qe nuk paguanin dot 30 mije lek korent ne muaj e shteti i mban ne burg me shpenzim 700 euro ne muaj .Keta nuk u votuan qe ta renonin ekonomine ne kete fare feje e ta mbushnin Evropen me muhaxhire . Asnje qeveri ne nje vend normal nuk do qendronte as nje ore ne kembe mbas tere ketyre skandaleve qe zbulohen perdite . Por ne SHqiperi gjithshka mund te ndolli vetem qeverise nuk i ndoll asgje per aq kohe qe njerez si Muci e quajne legjitime .

    1. Daku says:

      Qerine qe ste pelqen ndryshoje me vote, jo me bojkot te zgjedhjeve. Lulushi e di qe se voton njeri e rri aty ne cader duke dashur te manipuloje gjithe rregullat e lojes dhe duke vene precedentin e rrezikshem: te cader e qeveri teknike para cdo here qe ka zgjedhje

  13. astrit says:

    o Muc, si burre i zgjuar qe je, duhet te mbeshtesesh Ramen, se nuk kemi alternative me te mire ne kete situate! Jo me kot e mbeshtetin edhe nderkombetaret!

  14. J says:

    Gazetaria shqiptare është zëdhënëse e bandave mafjoze dhe interesave të klaneve. Sikur të kishte shtet të së drejtës fezmiu apo si quhet ai zotëria duhet të thirret nga prokuroria të thotë emrat dhe të merren masat për të parandaluar krimin. Në të kundërt të denincohet për shpifje dhe nxitje trazirash. Po kush tA thërresi dhalla apo kosi ?

  15. NATASHA says:

    ANONMOS O KELYSH SALIUT SI SU VJEN TURP KUR ECNI NE TIRANE SHIKOHET NRYSHMI JU AJDUTA PARAZITA E KENI MBUSH CADREN E LIEIES ME VJEN TURP KUR SHOH CA GRA ME ORE TE TERA E SE VRASIN TRURIN PSE JANE NGUJUAR KETA POLTIKANE SE BEJNE PER JU ,KANE VRARE KANE VJEDHUR SDHE DUHET TE JAPIN LLOGARI JU JENI SI ATA ,KENI EDIN QE ESHTE NJEREZORE SESHTE SI AI QE KENI NE CADER ME ANTI PLUMB KUJT JU PRISH GJIZA PER DISA QE NXJERIN NGA GOJA LLOI LLOI BROCKULLASH KETA JANE QEF PRISHURIT PER POSTE TE CILET I ENDERUAN PO EDI NDOQI RUGEN E PASERIMIT TE TE KORUPTUAEVE QE ISHIN ULUR KEMBE KRYQ DHE NUMURONIN PARET E VJEDHURA VENDI ISHTE COPE COPE ANONIMOS TI E DI SHUM MIREQE DROGEN E MBBOLLET JU TE PD JU DINIT VENDET KU NDALONIN AVIONIT ,KU KSHTE TE MBJELLA ,RUGEN E DROGES E VAZHDONI JU DHE MUNOHENI TJA LINIT TE TJEREVE ,KU I KA GJETUR LEKET LULUSHI QE DO TA PESOI NGA BABUSHI,CADRA 520000 EU PER VEC 30000 LEKESHI NAT PER NATE USHQIMI O LULUSH TE QOFSHA FAL MER FEMIJET IK O DJALE LERE BACEN TI JAPE DREJTIM

  16. denis says:

    Muci dakord me ty. Marrte Meta dite nga ditet e tua. U cfilite per Meten a derezi dhe qe ketu une kuptoj edhe limitet e tua kulturore professionale. Meta more muc nuk ka as klas as surrat dhe eshte hajdut i ekspozuar me bllok. Edhe sikur te mos denohet, namin ai e ka marre. Nga ana tjeter politika e metes nuk thote asgje. Ai vetem perserit si papagall cfare duhet te bejne dy partite e medha dhe i jep vehtes rolin e arbitrit dhe hedh shkopinj ne rrota.

  17. dritan says:

    dmth o Muci ti thua qe sukseset e qeverise i dedikohen shokut Meta. HA, HA MUC je bere makiazhist i Ilir hajdutit. Je gazetar mercenar se ke lindur ne skrapar.

  18. sami says:

    Kryeministri Rama as ka vrare, as ka vjedhur as ka shkelur ligjin apo kushtetuten. Mua nuk me rezulton qe Rama te diskutohet si kryeminister problematik sepse per kete nuk ka fakte. Paragjykimet e tua or muc mos i shit per topa balte per baltosje me porosi. Ti je nje mercenar i peshtire i atij qe u kap me bllok ne dore. Ti thua qe qeveria ka punuar mire por jo Rama. Sipas teje i bie qe shqiperia ka ecur perpara nen udheheqjen e Metes.
    Po te jesh pak specifik dhe te spjegosh ku jane te metat e Rames ti padyshim do te thuash psh se Rama vesh pantallona me ngjyra te shpifura si shoku meta ose Rama sillet keq me Blushin apo Rama eshte martuar 2 here. Une or muc Ramen e vleresoj nga qeverisja dhe nga jeta e tij personale. Balta qe ti hedh mbi te vetem se te kthehet ty ne fytyre sepse publiku u vel me analiza balte. Balta eshte vetem bumerang qe te kthehet tek vetja. Sado te perpiqesh ti ta ngresh lart shokun Meta ai tashme ka vdekur si subjekt politik i papercaktuar dhe ka bere filmin me ze dhe figure qe ke pare dhe ti.

  19. jkoresh says:

    o Tafe, degjo ketu.
    kur shkruan nje artikull dhe ben kritika te tilla si: qeveri e keqe, kryeminister I keq, duhet qe lexuesit qe ka marre mundimin te te lexoje ti tregosh konkretisht cfare eshte bere keq dhe si duhet bere sipas teje. sepse qe te thuash qe dicka eshte bere keq apo gabim, dmth qe ti e din se si ajo dicka duhej bere drejt.
    na e thuaj o Tafe, na e thuaj ne menyre qe llafi tend ta beje efektin te plote tek lexuesi dhe te mos firoje ruges. por edhe ti do te dalloheshe si nje njeri me parime dhe vizjon krijues dhe politika do te te ofronte poste drejtuese me rendesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje