Kërcënimet ndaj Bashës, Fatos Klosi: Të ruhet më shumë nga të vetët, se nga “armiqtë”

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cilëson nevojë për vëmendje lajmin për kërcënim të kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Klosi konfirmoi në lidhje me sulme të mundshme terroriste gjatë festës së Pashkës, se Shqipëria është një vend i sigurt, ku çdo lëvizje e dyshimtë është e monitoruar.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, e cilëson nevojë për vëmendje deklaratën e PD-së se kreu i saj Basha ka marrë kërcënime për jetën.

Për Klosin, kreu i opozitës Lulzim Basha duhet më shumë të ruhet nga  të vetët sesa nga ndonjë atentat i deklaruar.

Fatos Klosi: E dëgjova dhe më erdhi për të qeshur, kaq. Nuk e di kush do të kishte interes ta bënte një gjë të tillë.Këto gjëra nuk zbresin nga qielli. Të bësh një gjë të tilllë është shumë e rëndë, kërkon organizime, punë të shumë njerëzve. Nuk e di kush janë motivet e tyre, pse kanë zgjedhur Bashën dhe jo një tjetër. Dëgjova që opinioni është për të destabilizuar vendin. Unë nuk e besoj.

E di që e thonë dhe vetë ndonjëherë për tu faktorizuar. Gjoja janë në qendër të “armiqve”.Nuk e di kush janë “armiqtë”. Nuk them që e ka sajuar, por një këshillë do ti jepja Bashës, më shumë të ruhet nga të vetët sesa “armiqtë”.

Ish-kreu i SHISH pohoi në studion e lajmeve të Ora News, se në Shqipëri nuk ka vend për panik nga sulme të mundshme terroriste gjatë festës së Pashkës.

Fatos Klosi: Gjithmonë merren masa dhe është normale nga institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë në vend.Një nga detyrat e sigurisë është dhe mbrojtja e Ambasadave. Kur ka grumbullime njerëzish si rasti i një feste, këtrë rradhë janë Pashkët katolike dhe ortodokse, do mblidhen njerëz nëpër kisha, do ketë shumë grumbullime njerëzish është normale të merren masa por jo të përhapet panik do të ndodhë kjo apo ajo. Nuk ka ndodhur në Shqipëri ndonjëherë ndonjë gjë e tillë. Pretendojmë që kemi një realitet të ri por nuk kemi.

Ish-zyrtari i lartë i Shërbimit Sekret theksoi se terrorizmi në shtete të mëdha evropiane ishte i pritshëm, pasi lagje të tëra në Bruksel apo Paris janë të populluara prej komuniteteve të ardhura nga vendet arabe.

Ndërsa shqiptarët e radikalizuar thotë ai nuk janë aq të rrezikshëm sa mendohet dhe se janë në monitorim.

Fatos Klosi: Janë të gjithë të monitoruar mos kini merak. Vendet europiane shumë më të fuqishme se ne i kanë me miliona, arabët, që kanë lindur aty. Ata që bënë të gjithë aktet terroriste kanë lindur në Belgjikë, në Francë, janë natyralizuar aty, por me një mentalitet tjetër. Në Shqipëri nuk ka situata të tilla, ka të huaj, por nuk ka arabë në Shqipëri, janë shumë të rrallë. Shqiptarët e radikalizuar janë për gjynah, nuk janë aq tën rrezikshëm sa kujtoni. Ca lanë kockat atje, ca kanë mbetur dhe nuk kthehen dot, edhe në u kthefshin janë të gjithë të monitoruar.

Megjithatë Klosi shpjegoi se zakonisht, situata është e vështirë të kontrollohet kur ka grumbullime të mëdha njerëzish, ndaj këshillon policinë t’u bëjë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kërcënimet ndaj Bashës, Fatos Klosi: Të ruhet më shumë nga të vetët, se nga “armiqtë””

  1. Alban Dega says:

    Sent: Thursday, September 12, 2013 1:39 PM
    Subject: AZEM TI JE GJALLE …. !

    AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oiiiii !

    POST SCRIPTUM: Nje mesazh edhe per te bijen e Azemit qe po orvaten ta keqperdorin njesoj si te jatin…. Edhe djalli shfaqet me fytyre njeriu, thote filozofia 5000 vjecare kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *