FOTOT/ Meta e Veliaj shfaqen bashkë në inagurimin e një rrugë të re në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i shoqëruar dhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, inauguruan rrugën e re të Çekrezës në Njësinë Administrative Zall Herr.  Nga një rrugë tërësisht e degraduar, e shtruar me zhavorr dhe çakull, tashmë banorët e kësaj zone të rëndësishme do të kenë një rrugë të re me standarde dhe sinjalistikë të plotë rrugore. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se falë reformës territoriale, është bërë e mundur realizimi i një sërë investimesh  të rëndësishme jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat rurale.

“Ajo që besoj se është shumë e rëndësishme të kuptojmë është që prej këtyre reformave që i kemi bërë bashkë, si koalicion, PS dhe LSI, ne kemi arritur sot që të kemi një investim i cili do ishte i pamundur në kushtet e Zall-Herrit. Unë besoj që pavarësisht rritjes së zonës, disa zona si Krraba, Zall-Herri, Shëngjergji Peza, Ndroqi, Vaqarri do ta kishin të pamundur që vetëm me paratë e komunës, që janë taksa shumë modeste që mezi paguajnë rrogat administratës të bënin këto investime”, tha ai duke shtuar se nuk do të ketë asnjë dallim në shpërndarjen e investimeve midis qendrës dhe zonave rurale. Veliaj theksoi se kur të gjithë janë bashkë,  mund të realizohen edhe gjërat e pamundura.

“Nuk duhet kurrsesi që ne të fokusohemi tek sheshi Skënderbej, tek stadium Qemal Stafa, Pazari i Ri, bulevardi i ri dhe pastaj të harrojmë që njerëzit në fakt nuk jetojnë në shesh, nuk jetojnë në bulevard, nuk jetojnë tek Pazari i Ri, njerëzit jetojnë në fshatra si Çekrez, Kasalla, dhe kjo është arsyeja pse po I bëjmë këto investime. Unë jam këtu sot bashkë me kryetarin e Kuvendit edhe si dëshmi e një fakti që kur ne jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç janë të pamundura”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë dha edhe një lajm të mirë, atë të miratimit të Këshillin Kombëtar të Territorit të Planit të ri Urbanistik që do t’i sjellë kryeqytetit më shumë investime dhe vende të reja pune. “Menjëherë pas këtij inaugurimi , Këshilli Kombëtar i Territorit ku prapë si koalicion përfaqësohemi do të aprovojë  planin e ri urbanistik të Tiranës që do të na sigurojë më shumë investime jo vetëm për Tiranën urbane, por sidomos për Tiranën rurale. Ky besoj se është një lajm i mirë ku prap ky koalicion dhe në Shqipëri ne do ti japim një produkt të ri urbanizimit të ri që sjell, më shumë investime në fshat që do të transfomojë tërësisht mënyrën se si është konceptuar Tirana dhe do të krijohet më shumë punësim, më shumë mirëqenie, një koalicion që ka prodhuar shtet dhe që ka ofruar Shqipërinë më shumë pranë Europës”, tha Veliaj.

Kryetari i Kuvendi vlerësoi punën që po bën Bashkia e Tiranës jo vetëm në qytetin e Tiranës por edhe në integrimin e zonave rurale.

“Këtu patët dyshime për Erionin si kryetar Bashkie se meqë Erioni fitoi bindshëm dhe kuptohet që fitorja e tij nuk diskutohej. Unë besoj që puna që ka bërë Erioni gjatë këtyre dy viteve ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, e padiskutueshme, por jam shumë i gëzuar për punën që ai po bën për integrimin të të gjitha këtyre njësive administrative jashtë Bashkisë së vjetër të Tiranës në Bashkinë e re të Tiranës për këtë standart ri të urbanizimit, të integrimit dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive, sepse i jep fund një harrese një diskriminimi dhe një mungese vëmendje në të kaluarën, dhe unë do të uroja që të gjithë kryetarët e bashkive të punojnë në këtë mënyrë, në mënyrë që kudo të ndihet ndryshimi.”, tha Meta.

Falë punimeve të realizuara nga Bashkia e Tiranës, rruga ka tashmë 2 korsi me një gjerësi 7 metra, me dy kalime, gjerësi asfalti 6 m, si dhe bankinë në të dyja anët e rrugës.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-1.jpg","attachment_id":"666714"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-1-1.jpg","attachment_id":"666715"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-3-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-3.jpg","attachment_id":"666717"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/meta-veliaj-2.jpg","attachment_id":"666716"}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *