“Përplasen” analisti dhe politikani, Lubonja: Je oligark. Kokëdhima: Kam vuajtur picirin nga këta pushtetarë dhe Rama…

Deputeti Koço Kokëdhima ka pasur një ‘përplasje’ me analistin Fatos Lubonja në studion e emisionit “Të paekspozuarit” në News24.

Lubonja i ka thënë politikanit se ka qenë një nga oligarkët e Shqipërisë por ish-deputeti socialist rrëfeu se ka vuajtur picirin nga pushtetarët dhe madje edhe kryeministri Edi Rama.

Lubonja: Me Koçon kam pasur konflikte të mëdha, Koçoja me Ramën. Konfliktet që kam pasur unë lidhen me temën që hapi Koçoja. Partia, baza, demokracia. Unë kam qenë dhe mbetem i tezës që kjo parti nuk ka qenë e majtë asnjëherë sepse nuk mund të quhesh i majtë sepse ke pasur babain partizan apo të kaluarën komuniste, por një parti e majtë është sepse përfaqëson pjesën më të brishtë të shoqërisë. Problemi që kam pasur unë me Koçon dhe Ramën u kthye në përfaqësues të oligarkëve.

Oligarkia është pushtet i pakicës. Oligarku është pakicë. Koçoja ka qenë oligark me gazeta, media, biznese e të gjitha. Ky ka qenë konflikti: pushtet ekonomik, pushtet politik, pushtet mediatik të gjitha në një dorë. Koçoja ka qenë në këtë lloj sistemi. Unë tani e mbështes, populli, partia. Zgjidhja, ti vësh emrin një partie është punë e mirë. Unë e pranoj që është krizë, duhet zgjidhje problemi është që nuk kemi besim edhe Koçoja nuk e ka besimin.

Kokëdhima: Ajo qasje e Danajt, sjellja e tij është aq dinjtioze, u soll si shqiponjë për të mbrojtur vlerat e demokracisë dhe ligjit. Po të ishte shtypi në lartësinë e duhur, do ta kishte bërë çështje të madhe atë që ka ndodhur atje. Të hyjnë bodigardët e partisë në zyra të shtetit është çështje shumë e madhe. Të gjithë ata që janë me Zgjidhjen i kanë masakruar, i kanë pushuar nga puna, i kanë hequr bukën e gojës, të drejtat që garantohen nga shteti. Të pranojmë këto lloj aktesh të shëmtuara dhe këto lloj ndëshkimesh… Po them edhe një gjë tjetër, ata njerëz të Zgjidhjes që ky pushtet i ka masakruar, duhet t’i respektojë shoqëria luftojnë për lirinë e vendit. Meritojnë një vëmendje të veçantë edhe nga ju.

Rakipi: Ta përmirësojmë bisedën.

Kokëdhima: Të kthemi tek Fatosi. Kam shumë respekt për të. Është person me integritet të lartë, jam krenar që kam bashkëpunuar me të. S’kam thënë kurrë një gjë tjetër, është një gur i papërdorshëm, se përdor dot kush tjetër. Unë nuk jam dakord me shumë pikëpamje të Fatosit për shumë çështje. Nuk jam dakord dhe me parashtrimin që bëri Fatosi sot.

Asnjë ditë nuk kam qenë në pushtet. Kam vuajtur picirin nga këta pushtetarë. Kam vuajtur edhe nga pushteti i Edi Ramës. Kam vuajtur si të gjithë sipërmarrësit shqiptarë. S’kam pasur nevojë për asnjë nga këta. Jam bërë sipërmarrës në 1991 dhe s’kam pasur nevojë për këta. Të thuash të mbaj përgjegjësi për PS kur kam qenë në punën time është njësoj si të bëj ty përgjegjës për çfarë ka ndodhur në PD-në etj. Kam qenë në punë time në privat.

Në PS kam hyrë në maj të vitit 2013 dhe kam dalë nga mandati im në PS në maj të vitit 2016. Në këto 3 vjet kam qenë vetëm deputet. Një nga 140 deputetët.

Rakipi: Ke qenë shumë i afërt me Edi Ramën. Kishin frikë nga ty deputetët e tjerë?

Lubonja: Kryeministri i jugut ke qenë…

Kokëdhima: Jam shumë krenar çfarë kam qenë. Retorikat janë prodhuar nga kundërshtarët e mi. Jam krenar për punën time. Kam dhënë një model ndryshe, kam bërë deputetin e popullit, kam përfaqësuar popullin në çdo institucion, për çdo qytetar që ju e quani shtresën e varfër.

Të jesh i majtë s’do të thotë të jesh i varfër. Mund të jesh edhe një kapitalist i majtë siç jam unë. Historia e së majtës i ka figurat e veta të shquara jo nga radhët e të varfërve, në botë. Të vijmë tek roli im si deputet.

Rakipi: Zoti Lubonja tha se ju i përkisni oligarkisë

Kokëdhima: Unë kam pasur gjithë jetën time të njëjtat bindje. nuk kam bërë asnjë cedim. Nuk kam lëvizur nga pikëpamjet e mia. Kam qenë me këto bindje dhe kam mbrojtur parime të së majtës. Ke bërë një gabim me mua dhe s’më ke kërkuar ndjesë.

Rakipi: Herën e parë që keni qenë në studio këtu, kemi menduar se keni qenë njeri i Edi Ramës dhe kjo ishte një strategji e Ramës. Ndodh që bëjmë gabime. Sikur ju të mos ju kishin përjashtuar do vazhdonit të qëndronit në PS?

Unë jam i majtë dhe do jem i majtë. Gjithë këtë projektin për reformimin e sistemit politik në Shqipëri i kam filluar në vitin 2013 që ditën që kam hyrë në politikë kur kam konstatuar atë situatë katastrofike kam bërë projektin për reformimin e PS-së, e kam paraqitur këtë projekt në forumet e PS-së dhe ka marrë miratimin. Projekti është ndërprerë kur jam përjashtuar nga partia.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në ““Përplasen” analisti dhe politikani, Lubonja: Je oligark. Kokëdhima: Kam vuajtur picirin nga këta pushtetarë dhe Rama…”

  1. Nuri Hado Boson U. S . A says:

    Koco A dote futesh perseri ne Lumin Gjanice te Fierit Per te nxjer prej aty Koken e Enver Hoxhes Sic bere kur Ishe sekretar i Rinise ne Fier ? Ozot i madh Mjer Shqipetaret qe ju perkrahin juve e Lukunin tuaj prej Budallenjes e Uzupatoresh.

  2. popull says:

    Ti je bere kapitalist duke vjedhur pasurine e popullit;pak a shume,ne thelb,hajn

  3. Toni says:

    Semundje tipike shqiptare, komunisti behet demokrat me nje te ren te lapsit.
    Kta Jan prostituta dhe jo politikane.

  4. Keshtu si puna jote do te ishte mire te vuante gjithe populli more horr horri.
    Po ky popull akoma nuk po kupton se sa plehra jeni ju,sa hajdut jeni ju.
    Ti ke filluar te vuash qekur u bere komunist dhe sekretar rinie,vazhduan vuajtjet e tua kur fillove te vjedhesh dhe te kafshosh atdheun dhe pasurit tona qe u vune me djerse ……..

  5. zana says:

    Te lumte Lubonj, ai ka qene jo kryeministri por i plotfuqishmi i jugut qe nuk pyeste as per kryeminister. Ai duhet te iki perfundimisht nga politika, pasi ka konflikte me te. U be i fuqishem pikerisht nga politika, mbase nga te dy krahet……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *