Ruçi: Duan të na kthejnë në ’97, pa zgjedhje dhe pa president! Koalicioni do të vazhdojë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, bëri të ditur sot nga Fieri se ka qarqe të caktuara që nuk duan zgjedhjen e Presidentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

Këto forca, sipas tij, duan ta lenë vendin pa President. “Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Nuk do të lejojmë që të përsëritet një ‘97 tjetër në vend.

Forca të caktuara duan destabilizimin e vendit. Qeveria aktuale ikën vetëm me mocion mosbesimi”, deklaroi Ruçi.

Gramoz Ruçi ka konfirmuar gjithashtu se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë edhe për katër vjet të tjera.

Kreu i grupit parlamentar të PS u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë dhe pas zgjedhje do të zhgënjehen.

Lidhur me parashikimet se koalicioni do të shpërbëhet, ju them se të gjithë ata që parashikuan diçka të tillë do të zhgënjehen”, tha Ruçi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Ruçi: Duan të na kthejnë në ’97, pa zgjedhje dhe pa president! Koalicioni do të vazhdojë”

  1. Shqiptari says:

    O Ruc tu mire e ke dhe kjo eshte e vertete qe duan kaos te shiturit por dhe ju u treguat te pa afte per te qeverisur. Jeni te rrethuar me ministra hajdute e Injorante qe vetem nje gje dine ate te mbledhin apo blejne vota ketij populli pa asnje alternative. Na rrofshin te gjithe derrat qe na komandojne. Po parla aq shume sa ska me asnje stalle bosh. Na felliqet me drogen. Tani qe iku Sajmiri u bete gati d’s luftoni she nga deti ajri e toka. Per te qeshur. E verteta eshte qe duani te ruani pushtetin tuaj dhe jo te luftoni per mireqenien e popullit. Ore nuk dini. Shikoni cfare ministrash. O Zot shpeto Shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *