Senatori amerikan Mcain takohet me kryeparlamentarin Meta

14 Prill 2017, 15:53Politika TEMA

Senatori amerikan John McCain është duke zhvillon një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimi McCain-Meta po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Pritet të diskutohet edhe mbi situatën politike në vend si dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA.

Më herët senatori amerikan u prit në aeroportin e Rinasit nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan, Donald Lu.

Gjatë bashkëbisedimit me senatorin McCain në Rinas, ministrja Kodheli e njohu me progresin e vendit tone në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin për të vijuar në këtë drejtim, të bindur se jemi në rrugën e duhur.

Senatori McCain u takua edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane.

Senatori McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan dhe mësohet se do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

1 komente në “Senatori amerikan Mcain takohet me kryeparlamentarin Meta”

  1. Kujtimi says:

    Jepini Bashes nonje ultimatum te largohet nga cadra se nuk I shikoim dot me sy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje