Skenaret për atentat ndaj Bashës/ Reagon Llalla: Nuk më ka mbërritur ende dosja

Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se lidhur me skenaret për atentat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, nuk i ka mbërritur ende dosja për këtë çështje.

“Nuk ka mbërritur ende dosja për atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike. Kur të mbërrijë dosja do të hetohet akuza”- tha Adriatik Llalla.

Pas mbledhjes që zhvilloi paraditen e sotme në Prokurorinë e Durrësit, Llalla tha se në këtë  takim është diskutuar për sasitë e mëdha të trafikut të drogës nga Durrësi drejt Italisë për të cilën kanë nisur hetimet. Më tej kreu i akuzës tha se përgjegjësit do dalin para drejtësisë.

“Kemi diskutuar për problemin e trafikut të drogës në sasi të mëdha nga Durrësi drejt Italisë dhe për këtë çështje kemi nisur hetimet, ku përgjegjësit pritet të dalin para drejtësisë” – tha Adriatik Llalla.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *