Tensioni me Korenë e Veriut/ Kina: Dialog, përpara se të hyjmë në një fazë të pamenaxhueshme

Kina ka bërë thirrje që tensioni lidhur me Korenë e Veriut të ndalet përpara se situata të arrijë në një fazë të pamenaxhueshme.

Agjencia “Reuters” shkruan se shqetësimet për lëvizjet dhe seriozitetin e administratës amerikane janë rritur që nga goditja që u ndërmor në Siri, ku pas një sulmi me armë kimike, SHBA-të qëlluan mbi një bazë ajrore siriane.

Po kështu përdorimi në Afganistan i bombës më të madhe jobërthamore nga SHBA i jep zë tjetër angazimit amerikan që është konkret në rastin e Koresë së Veriut me dislokimin e një flote ushtarake pranë këtij vendi.

“Reuters” vë në dukje se lëvizjet janë provokuar nga plani Korean për testimin bërthamore të gjashtë, por ato pasojnë deklarimet nga Washingtoni se “politikës së durimit strategjik” i ka ardhur fundi.

Në këtë përballje Kina përmes ministrit të Jashtëm, Wang Yi ka bërë thirrje për dialog, ndërkohë që Korea e Jugut ka kërkuar masa ndëshkuese serioze nëse Pheniani provon vërtet testin bërthamor.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *