A do rezistojë “çadra” e PD përballë “kryeëngjëllit” të Merkelit?

15 Prill 2017, 09:30Politika TEMA

Ditën e hënë pritet që “çadra” e opozitës të ketë përballjen më të vështirë, atë me një gjerman, i ardhur nga vendi prej nga ka nisur të ngjizet Reforma në Drejtësi. Në Tiranë mbërrin i dërguari i lartë i kancelares Merkel, kreu i diplomacisë së Berlinit, që nuk do  jetë thjesht kortezial në qëndrimet e tij…

Ndërkombëtarët po investohen çdo ditë e më shumë në nivele më të larta për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Pas një letrr të ashpër të e funksionarit të lartë partiak të CDU-CSU, Franz Josef Jung, i cili i kërkonte Bashës të votonte Reformën në Drejtësi, kancelarja Angela Merkel dërgon në Tiranë ditën e hënë numrin dy të qeverisë dhe aleatin e saj politik, Sigmar Gabriel.

Gabriel është ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendës/kancelar i Gjermanisë dhe kryetar i SPD-së, Partisë Socialdemokrate, aleate në qeverisje.

Gabriel ishte gjithashtu pjesë e këtyre negociatave të muajit mars, pasi zhvilloi një takim në Berlin me kryeministrin Rama.

Ashtu si kryeëngjëlli Gabriel i Biblës që lajmëron ardhjen e Krishtit, por njihet në gjuhën biblike dhe si ëngjëlli i vdekjes, Gabrieli i Merkelit, nuk do të jetë si turist në Tiranë në fillim të javës. Burime diplomatike bënë të ditur për tesheshi.com se mesazhet e tij do të jenë të qarta dhe në sinkron me letrën e Jung-ut.

Opozitës do t’i kërkohet të ndërpresë bojkotin parlamentar që bllokon Reformën në Drejtësi, ku Gjermania ka investuar që të realizohet. Më tej ai mund të kërkojë dhe nga qeveria dhe Rama që të ofrojnë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kërkesë e cila mban në çadër opozitën.

Gabriel e ka parashikuar vizitën në Tiranë në kuadër të një turi të gjërë në Ballkan.

“Ne duam të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenies”, deklaron Gabriel i cituar nga “Deutsche Welle” para nisjes së këtij turi.

Shefi i diplomacisë gjermane kërkon t’i japë një mesazh mbështetje nga BE për këto vende, ku është shtuar frika e një ndikimi në rritje rus që bie ndesh me interesat e Brukselit.

3 komente në “A do rezistojë “çadra” e PD përballë “kryeëngjëllit” të Merkelit?”

  1. Petriti says:

    Edhe pse bota ka perparuar ne aspektin ndernacional cadragjinjte, urrehen, nuk desheron askush t’ju ngjasoje….

  2. shushica says:

    Se pari te jeni korrekte ..Gabriel nuk eshte me ne krye te SPD,…nje muaj me pare ne krye te socialdemokrateve gjermane eshte Shulc,konkurenti i Merkel per zgjedhjet e ardheshme qe u zgjodh me 100 perqind te votave …Por Gabriel pevec nje personaliteti te forte politik ,eshte edhe nje person me veti morale te larta …per interesat e partise dhe Gjermanise ai u terhoq nga kreu i socialdemokrateve vetem per faktin se sondazhet ,ne nje oerplasje me Merkelin nxirrnin me te forte Shulcin….Shpresojme qe tu beje nje dush te forte ne radhe te pare Bashes…si shkaktari i nje krize te rrezikeshme qe po e çon vendin drejt bllokimit institucional ,pra po con uje ne mullirin serbo vorioepirot ….te cilet bazen e shovinizmit e mbeshtesin ne teorine e paaftesise se shqiptareve per te bere shtet….Por edhe Rames ,qe duhet te kete dy objektiva themelore ..luften pa meshire kunder korrupsionit dhe droges si dhe perkrahjen e shtresave te varfera ,te rinise dhe bizneseve qe krijojne pune me konkurence te ndereshme ,nxitjen e krijimit te sindikatave sipas modelit gjerman ,jo vetem si kundreshtare por edhe bashkeqeverisese ne proceset ekonomike…Mjaft me me koncensiore,shteti te marre nje barre me te madhe jo vetem ne berjen e ligjeve ,por edhe ne te gjithe zinxhirin prodhues ,sipas modeleve te vendeve veriore …

  3. Tema says:

    çadra mund te perdorej pas fitores se PD-se. (4 ore)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje