Alfred Lela: Komunistët që kërkuan ekzekutimin e PD-së në ’97, duan ta zhdukun prapë këtë parti. Por Rama-Meta po e forcojnë PD-në

Alfred Lela thotë se Rama dhe Meta po e forcojnë PD-në.

Sipas tij, këta të fundit po bëjnë çmos për ta zhbërë PD-në, njësoj sin ë vitin 1997.

“Takimi i disatë mes bashkekryetarëve të mazhorancës, Rama e Meta, ka prodhuar një frut të papjekur politik. Propozimin e bërë publik nga kryetari i Kuvendit që negociatën apo dialogun mes palëve ta fillojnë apo kryesojnë të djathtët e PPE ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Bashës.

Në pamje të parë kjo duket vazhdimësi e rolit paqtues të Metës, njëfarë negociatori mes palëve i cili edhe pse ështe palë kërkon të ndërtojë imazhin e atij mbi palët. Siguresa e kësaj sigurie që do të japë zoti Meta është afër shkrehjes dhe rrezikon ta zhvendosë profilin e tij nga ndërmjetësuesi i shqetësuar në shejtan budalla. Shefi i LSI është ende në një zonë komforti por krizat e kanë këtë pamëshirë: ato prodhojnë gjendje të reja më shpejt se palët mendojnë për lëvizjen e radhes.

Sigurisht, Meta mund të jetë duke punuar për fatin e bretkosës (që deshi të trashej sa një ka) dhe pas ‘vrasjes’ së rivalit të vogël Shpëtim idrizi, të nxjerrë nga kriza edhe një President të vetin apo të paktën të pëlqimit të vet. Me këto ‘dhurata’ të kryeministrit, ai shërben si këmbë apo ‘patericë’ e koalicionit dhe Rama mbahet në këmbë si ‘i besuar’.

Kjo është sikur Kalin, të mos e fusin në qytet-shtetin e koalicionit grekët nëpërmjet dredhisë së koalicionit, por vetë trojanët si paqtim për zotat e krizës. Koalicioni mund të trashet vetëm duke u holluar: kau duhet bërë bretkosë, dhe jo e kundërta, zullumi qeveritar dialog, dhe jo e kundërta; dera e barkut të fshehtë të kalit duhet bërë tryezë dialogu dhe jo e kundërta. Pra tryezë derë që i mbyll dritën çdo dialogu.

Opozitës, paradoksalisht, nuk i intereson asnjë prej propozimeve të këtij editoriali. Opozitës i mjafton vetëdemaskimi i mazhorancës dhe bretkosëria e saj aspak kavalereske. Ka gjithmonë një Auer prej Europe që viziton pellgun dhe dirigjon korin e bretkosave duke shpallur se është shubertiane tingëllima që lëshon. Por kau do të plasë. Auer më nuk do të flasë. Kriza do përshpejtohet, por nuk do të zgjasë. Historia po përsëritet edhe pse jo si mësim. Pas thyerjes së ’97, të njëjtët komunistë, me të njëjtin instinkt, bënë çmos e çnuk për ta zhbërë opozitën. Dëshirë e vjetër. A mos, në përpjekjen për ta nxjerrë jashtë, po e forcojnë? Forca e shejtanit kthehet gjithherë në budallallëk. Siç e thonë vetë: Suksese në jetë”, shkruan Lela.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...