Arben Ndoka i përgjigjet Berishës: Je në shtratin e vdekjes politike, bashkë me “Erlën dixhitale”. Trafikantët i ke në familje

Ish-deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Arben Ndoka i është përgjigjur akuzave të Berishës dhe Bashës se ai dhe familja e tij zotëron 400 ton kanabis në Lezhë.

Me një reagim në Facebook, ish-deputeti i cilëson fabrikime të Berishës në agoni, ndërsa i thotë se mjeshtër i trafikut ndërkombëtar të drogës është Basha.

Reagimi i plotë i Arben Ndokës:

Sali, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore.

E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale.

Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim.

Ti je mësuar të fabrikosh.

Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori.

Le të hetojnë ata.

Trafikantët më me eksperiencë i ke në familjen dhe ne gjirin tënd!

Ke Lulin mjeshtër të kontrollit për trafikun ndërkombëtar të drogës!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Arben Ndoka i përgjigjet Berishës: Je në shtratin e vdekjes politike, bashkë me “Erlën dixhitale”. Trafikantët i ke në familje”

  1. Liu says:

    Mire ja ke qendisur o Arben ,po qeni i zgjebosur sali ka arritur ne nje pike ku I beson edhe vete intrigat e tij,dhe e gjithe kjo eshte ,sepse I erdhi fundi funderinave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *