Banesa ku ishte ndërtuar laboratori i drogës në Fier, në pronësi të biznesmenit Pirro Bare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një laborator droge modern është zbuluar ditën e djeshme nga Policia e Fierit, ku në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona.
Mësohet se një shtëpi tre katëshe ishte shndërruar në laborator të vërtetë, ku aty kultivoheshin mijëra bimë kanabis sativa.

Burime nga policia thanë për ‘Gazeta Express’, se shtëpia tre katëshe është në pronësi të biznesmenit të njohur të gazit, Pirro Bare.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësuan se Bare prej disa kohësh e kishte dhënë me qira banesën, dhe nga hetimet e deritanishme mësohet se Bare nuk ishte në dijen të aktivitet kriminal që zhvillohej në shtëpinë tre katëshe.

Burime nga grupi hetimor thanë për ‘Gazeta Express’, se do të jenë hetimet përfundimtare që do të përcaktojnë nëse biznesmeni i njohur është i përfshirë ose kishte dijeni për laboratorin e drogës, dhe më pas do të procedohet më tej sipas ligjit.

Pirro Bare nuk është një emër i padëgjuar më parë ku përveç se është një ndër biznesmenët më të njohur në Shqipëri, tre vite më parë një vrasës më pagesë ishte paguar për vrasjen e tij.

Ngjarja në fjalë, u zbulua pas arrestimit të vrasësit me pagesë, Ilir Sinanaj, i cili dëshmoi se ndaj Bares, biznesmeni Ilir Karçini kishte paguar një shumë të madhe parash për ekzekutimin e tij.

Për këtë ngjarje Ilir Karçini u prangos, ndërsa dy vite më vonë u la i lirë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *