Basha sulmon Ilir Metën: Po përpiqet të çorientojë vëmendjen e opinionit me propozimet e tij

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Teksa flitet për mundësinë e rikonfirmimit të koalicionit mes PS-së dhe LSI-së, shpresat se kjo e fundit do të bashkohet me opozitën janë zbehur ndjeshëm.

Kjo gjë siç duket nuk është pritur mirë nga lideri i opozitës Lulzim Basha i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa akuzon kryeministrin Edi Rama , sulmon njëherësh edhe kreun e LSI-së.

Ai quan Metën bashkëfajtor për keq qevrisjen.

“Pasi dy javët e fundit miratuan së bashku një sërë projektesh që grabisin prona, pasuri publike dhe taksat e qytetarëve për llogari të klientëve dhe pasi u bë e qartë për të gjithë se Shqipëria nën qeverisjen e tyre është shndërruar në një laborator gjigand droge, dy bashkëudhëheqësit e koalicionit që e ka sjellë Shqipërinë në prag të katastrofës luajtën sot në publik një seri të re të telenovelës së tyre 4 vjeçare.

Nga qëndrimi i sotëm është e qartë se ata janë të patrazuar dhe të pavetëdijshëm për gjendjen ku ndodhemi dhe arsyet pse kemi arritur këtu. Ata nuk duan ta dinë se ne jemi në krizë për shkak të kriminelëve që Edi Rama solli me vetëdije në krye të vendit dhe vazhdon t’i mbajë aty me mbështetjen e Ilir Metës.

Nuk duan ta kuptojnë se ne kemi arritur këtu për shkak të drogës që e ka kthyer Shqipërinë në një shtet të falimentuar, i cili nuk kontrollon dot territorin dhe ekonomia e të cilit sundohet nga droga dhe interesat e drogës.

Se jemi në këtë gjendje për shkak të dështimit të qëllimshëm nga Edi Rama të reformës elektorale.

Se jemi në këtë gjendje për shkak të shkatërrimit nga Edi Rama të konsensusit të 22 korrikut për reformën në drejtësi dhe miratimit të njëanshëm të ligjeve që e vënë drejtësinë në kontrollin e tij.

Se jemi në këtë gjendje për shkak të kriminelëve që po lirohen për ditë, nën presionin direkt të Edi Ramës, dhe që do të përdoren për ta mbajtur Edi Ramën në pushtet duke kapur zgjedhjet.

Nga kjo situatë mund të dilet vetëm me një zgjidhje, e cila këput lidhjet e qeverisë me krimin, pastron Kuvendin dhe shtetin nga kriminelët, parandalon dhe lufton kultivimin e drogës dhe garanton organizimin e paanshëm të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Këto objektiva nuk mund të përmbushen nga qeveria dhe kryeministri që i shkaktoi në mënyrë të vetëdijshme problemet. Qeveria që kemi është e inkriminuar deri në rrënjë dhe duhet të shkulet me rrënjë, kryeministri e çdo ministër i saj duhet dhe do të largohet.

Zgjidhja e vetme për krizën është qeveria teknike. Çdo përpjekje për ta shmangur zgjidhjen nga qeveria teknike është vjedhje e kohës së shqiptarëve dhe shtim i kostove që gjendja ku jemi po u sjell atyre.

Ndaj bashkëudhëheqësit e qeverisë duhet të lënë demagogjitë dhe shfaqjet teatrale për të çorientuar opinion publik dhe duhet të pranojnë dialogun e vërtetë: dialogun për krijimin e qeverisë teknike dhe organizimin prej saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” shkruan Basha.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Basha sulmon Ilir Metën: Po përpiqet të çorientojë vëmendjen e opinionit me propozimet e tij”

  1. v says:

    Fyelli ka shume vrima,
    ky ne nje vrime i bie,
    ndroe vrimen hej bure.

    1. Katundari digital says:

      Me gishtin perpjete duket si Fondamentalist islamik ose ISSIS.Ne 3 nga 4 foteo e mban gishtin perpjete.Ne fakt nuk ka dallim nga ata po te degjosh kercenimet e tij dhe te Saliut.

  2. DETARI Atlantides says:

    Jo tani pas 4 vjetesh,por edhe pasi qeveria nuk kishte mbushur 4 muaj……,juve kerkonit largimin e saj………

    ka mbaruar koha e armiqve te kombit shqiptar !

    nji gje nuk menduat keto 25 vjete ; nuk ndertuat ndonji burg lluksoz ,qe ta kishit per veten tuaj……….

  3. Tirana says:

    Une pranoj te ulem ne dialog me Ramen neqoftese ai me premton per qeveri teknike sipas kesaj organike:
    1. Kryeministri te jete nga PS,po jo Edi Rama.
    2 Zv/kryeministri te jete i opozites ,por mre te drejte firme si kryeministri. Po nuk e firmosi Zv/kryeministri vendimi nuk vlen.
    3. Ministrine e brendeshme ta kete PD-ja.
    4. Ministrine e drejtesise ta kete perseri PD. Per ministrite me ministra te pd, te mos kete firme te dubluar.
    5. Komisioni zgjedhor te jete me dy kryetare…….. Kjo duhet te funksionoi edhe ne qendrat e votimit ne baze. Po nuk u bene keto ,zgjedhje do te kete vetem po te kaloni mbi trupat tane . Eeee,thame edhe per Xhfen,po na kaloi pa e pare. Per kete u perzu nga cadra dhe vezhduesi kryesore…. miku i Fatmir Mediut. Po nuk arrita te behem une kryeminister, nuk i njoh e nuk i njoh zgjedhjet,pasi jane vjedhur. Te jeni te sigurte se po u bera une ( mund te nenkuptoni edhe Saliun) kryeminister ,athere zgjedhjet kane qene te drejta e te ndereshme.
    Per cadren e bulevardit tellali
    Lulzim Basha d.v.

  4. Teuta says:

    Kur fyelli eshte me nje vrime ,dihet se c’nxjerr……….pordhe e vetem pordhe.

  5. beni says:

    O vrases, o hajdut, o lyl edhe telenovelst i ke kopjusr nga Edi Rama…cfare ben Edi e cfare thote Edi pas dy ditesh del ti or qen i berishes dhe perserit fjalet dhe shprehjet e tij…or ti vrases ss per dijeni shqiptaret e dijne shume mire kush ka bere pune per Shqiperine…ju qe e rropet nga cdo ane apo Edi. Eiropa tani po e thekson or lyl …Vetting-un dhe ju fisim ne BE or lyl.

  6. Beli says:

    Problemi i katundarit hollandez Basha dhe i të gjithë bashkëmendimtarëve të tij, qëndron në bindjen se do të bindin botën se Shqipëria nuk do të jetë industri e prodhimit dhe distribuimit të kanabisit sapo të ndërrojë pushteti. Gënjeshtrën që besuan vetë nga përsëritja e saj e vazhdueshme, mendojnë se do ta hajë edhe bota. Politika dhe diplomacia e rryer perëndimore e di se çdo vend i varfër që zotëron një truall dhe një klimë të përshtatshme do të prodhojë ato lëndë e ato produkte që i sjellin fitimin më të shpejtë. Fitimet më të shpejta familjes Berisha ia sollën hekurishtet dhe municionet që la pas regjimi komunist, të cilat kulmuan me shfaqjen e Gërdecit. Si për diplomacinë perëndimore, ashtu dhe për elektoratin shqiptar, rëndësi do të kishin projektet zhvillimore që do të bënin që shqiptarët të hiqnin dorë nga ekonomia e zezë, dhe jo masat policore kundër kanabisit, sepse askund në botë kanabisi nuk është zhdukur vetëm me masa policore. Në këtë drejtim, qeveria Rama ofron shumë më tepër shpresë se sa arrivisti Basha.

  7. lennard says:

    O Spurdhjak i legenosur.I ke kaluar te gjitha caqet.Kot e ke.Ty bashke me Sale Serbin ju pret Qelia.VIP .Keni per tia kalue mire.Do te trajtohesh mire dhe nga te burgosurit e krimeve te renda.Do ta ngjeshin Kacarumin.

  8. fshatari says:

    Eshte kohe e humbur te shkruash per Partine Demokratike ne kete situat qe ka krijuar ajo ne cader atje ku eshte mbyllur. Nje pyetje kam per demokratet e vertete sepse, pavaresishte kjo parti tashme e kuptojne te gjithe edhe brenda vetes se tyre, qe po shkaterrohet cdo dite qe kalon; pse nuk nderhyn ata qe kane mbetur nga themelimi ikesaj partie ti thone LULUSHIT te tyre; mblidh mendjen dhe terhiqu se po tallet gjithe mileti me ty brenda she jashte vendit.
    Nuk ka gje me qesharakekur degjon lulashin qe flet si nje femije i klases fillore ” e pame dhe sot qe dy bashkeqeveritesit e koalicionit …….luajten sot nje seri te re te telenoveles se tyre 4 vjecare.” Kjo do te thote se lulushi shrete pret si nje qen i lidhur ne zinxhire t’i hedhe nje cope buke i zoti i tij i me pareshem qe ne ne te vertete ai e ka shitur me kohe qe para kater vjetesh sepse nuk lehete me per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *