Brokaj: Vrasja e Bashës në interes të bllokuesve të “drejtësisë”, do sillte destabilizimin e vendit. Mund të ketë fatin e Hajdarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për liderin e opozitës, Lulzim Basha, mund të ekzistojë një plan për eliminimin e tij fizik. Të paktën kështu qarkulloi një lajm ditën e enjte në media, se vrasja e kreut të PD ishte përgatitur jashtë vendit.

Lajmin nuk e mohuan krerët e lartë të shtetit, por as vetë kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u shpreh se çdo kusht mund të jetë i kërcënuar.

Eksponentë të politikës shqiptare kanë komentuar kërcënimin e Lulzim Bashës, kujt mund t’i interesojë “eliminimi” i tij dhe sa e mundur është që të ndodhë një skenar i tillë. Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, në një prononcim për gazetën “Sot”, shprehet se një ngjarje e tillë është e mundur, pasi Shqipëria ka precedentë të mëparshëm.

Brokaj u shpreh se vrasja e Bashës do t’u interesonte atyre që duan të bllokojnë reformën në drejtësi, duke sjellë ndër mend vrasjen e Azem Hajdarit dhe katër vrasjet në Durrës dhe Shkodër, që u shfrytëzuan për rrëzimin e pushtetit të kundërshtarit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Njerëzit nuk vriten për atë se çfarë përfaqësojnë vetë, por për efektet që sjell vrasja e tyre. Dhe Shqipëria e ka përvojën. Në ’91 u vranë katër vetë në Durrës dhe në Shkodër, në mënyrë që kundërshtarët të dorëzonin pushtetin dhe të shpalleshin zgjedhjet e parakohshme.

Në ’98 u vra Azem Hajdari; vendi u destabilizua, u zunë zyrat e Kryeministrisë dhe Parlamentit, etj. Pra është e vërtetë se Basha nuk përbën ndonjë personalitet, por efektet destabilizuese të atyre që e duan destabilizimin, që nuk duan reformën në drejtësi, sigurisht probabilitet gjithmonë ka. Shqipëria e ka një farë përvoje”, u shpreh Brokaj.

Nëse lajmi do të ishte i vërtetë, Brokaj tha se “eliminimi” i Bashës do të përdorej për të bërë fajtore qeverinë aktuale. “Cilido që kërkon të destabilizojë reformën në drejtësi, reformat, vetingun, është e mundshme që të ndodhë një gjë e tillë. Kjo mund të ndodhë jo për Bashën si personalitet, por për ta përdorur “vrasjen” e tij në dëm të të gjitha reformave të ndërmarra nga kjo qeveri”, tha Brokaj.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj,nuk përjashton mundësinë që Basha të ketë fatin e Azem Hajdarit. Pra nuk bëhet fjalë për Bashën si personalitet, por për efektin që do të sillte “vrasja” e tij për destabilizimin e vendit.

Atentati thuhet se ishte organizuar jashtë Shqipërisë dhe për ekzekutimin e tij ishin kontraktuar vrasës me pagesë, të njohur si persona të rrezikshëm, të cilët thuhet se ishin pajtuar edhe në vitin 2011, për të organizuar një atentat ndaj një tjetër politikani të rëndësishëm në vend, për të shkaktuar trazira, për shkak të gjendjes së tensionuar politike, që po kalonte vendi edhe në atë kohë.

Për këtë qëllim, mësohet se kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zhvilluar takime me kryeministrin e vendit dhe ministrin e Brendshëm. Ai u ka vënë në dispozicion atyre të gjithë informacionin e marrë, duke përmendur edhe emra konkretë të personave të përfolur si ekzekutues të skenarit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Brokaj: Vrasja e Bashës në interes të bllokuesve të “drejtësisë”, do sillte destabilizimin e vendit. Mund të ketë fatin e Hajdarit”

  1. Berlini says:

    I Nderuar Sabit Brokaj!…Eleminimi Fizike i Lulezim Bashovicit,nuk i Intereson asnje Shqipetari qe eshte Shqipetare.. i Intereson Sali Berishes, i cili pasi e Perdori Bashovicin, kerkon tja Nxjerre per Hundesh ato “Miljonat e Dhuruara”…
    Por i Nderuar Z.Brokaj..Ne Mileti “Kokepalare”, JEMI TE ZHGENJYER Nga nje Politike DISFATISTE DHE ANTISHQIPETARE, qe Po Ndjeke Opozita e Quajtur Fatekeqesisht PD-e..qe vetem Demokracin nuk Inspiron..
    Ne Shqiperi,Ekzekutimi i nje Politikani te Larte, nuk do te zgjidhte ASGJE,..por sa do pake do tu thoshte te Tjereve” Shikoni se dikush Tjeter e ka Radhen”????? Ne Shqiperi Duhen Hequr Qafe TE GJITHE ATA Politikane, qe jane PERGJEGJES PER FATKEQESINE KOMEBATARE, te Shkaterrimit te Shqiperise..SI Sali Berishovici, Lulovici..ect…PRA ATY KU NUK KA FUQI Ligji i Shtetit DUHET TE FUNKSJONOJ LIGJI I “SOVRANIT BUDALLA”:
    1-Shtet si Lituania, Estonia…qe u shkeputen nga BASHKIMI SOVJETIK, Shtete Mjafte te reja jane ne EU..Kurese Shqiperia qe eshte Shtete se paku qe nga 1912-ta…ka DESHTUAR SI SHTET…kemi …Nanot..Berishet..Lulicet..dhe Ilir Meten..qe shiikon se kush e ka me te “Madhe-Pallen”…qe te kthej Sumen..PD-ja apo PS-ja…
    Le te kthehemi te Fillimi i Komentit:C´FARE DUHET TE BEJNE SHQIPETARET ; QE MOS QOFSHIN qe Qeverisen nga Bastarde te Ndyre dhe te Shitur te Agjenturat Greko-Serbe…pse jo dhe ME DESHIRE, per te qene ne Pushtete???DHE PER TU TALLUR ME NE “Turmen”??
    Te qenet Politikane ne Gjermani eshte DETYRE KUNDREJT VOTUESIT..Kurse ne Shqiperi te Qenet ne Politike ESHTE PER TE POSHTERUAR VOTUESIT NE Emer te “Demokracise”…
    2-Nese dikush ka Kerezenuar Lulezim Bashen E KA ME TE DREJTE se Shqipetareve u ka ARDHUR NE MAJE TE HUNDES me kete “Pordhacin-Hollandes”…qe po kekon PRONESIMIN E SHQIPERISE DHE SHQIPETAREVE…
    athere me te Drejte dele Pyetje:Kush je ti Birbo..qe kerkon te na i “Fusesh” ne Emer te Shpellave dhe “Cadrave”???? Kush je ti qe tallesh me Fatin e nje Kombi???Qe per veten e tije ka 10-te Pasaporta…qe ble Vila ..ne Europe me parat dhe Gjakun e Shqipetareve??Kush je ti Birbo,,qe ke Vrare 4-tere Burra nemese te Tiranes..qe na Flete per Ndershmeri???Kur ky Njeri NUK KA AS NDER DHE AS CIPE Ne Fytyre:::
    Ne se dikush nuk ka Koqe ,nuk ka Aftesi te Drejtoj nje Parti Politike athere le tja ” Mbathi” parapa Djellit le te shkoj..POR ASKUSH NUK KA TE DREJTE QE NE EMER TE DEMOKRACISE DHE LIRISE, kerko tja “Hedhe Bythes se tije”…sikurese eshte Lulezim Basha..”Inxhinjeri” qe Hartonte Dosjet e UCK-se se Lirise…Lulezim Basha…e ka Pake nje Koqe Plumbi…AI DUHET KALBUR NE SPACIN E LAVDISHEM TE “XHAXHIT” Se Bashku me Mentorin e tije Sali Berishovicin Vellain e Karaxhixhit…
    POPULLI z.Brokaj “Harron” ne njefare Kohe::POR JO GJITHMONE….????

  2. Stupid says:

    Porositesi shkon ne cader cdo te ejte , a e keni vu re si nuk e permend Bashen as pak dhe kurr nuk e shikon ne sy , ky serb duhet te arrestohet para se te japi urdher , dhe te na tregoje per vrasjen e Azemit dhe te Sokol Olldashit duke i lene ne harrese , 2 prillin gerdecin 21 janarin 14 shtatorin , Remzi Hoxhen , Trebicken Gazideden Ali Spahine , Safet Zhulalin , Pjeter Arbnorin , Xhevat Hanen, dhe te harruarin Hysni Kapo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *