Çadra, McCain dhe kriza e parandalueshme shqiptare

15 Prill 2017, 16:00Politika TEMA

Nga Ilva Tare

Orët e fundit dhe afatet Kushtetuese për zgjedhjet dhe Presidentin e ri, i kanë detyruar liderët e partive politike kryesore në vend të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes daljeve televizive. Më formali në retorikë dhe formë, Ilir Meta foli gjatë përpara Komitetit Drejtues të partisë së tij dhe ruajti qëndrimin e tij të distancuar edhe nga PS, edhe nga PD, duke marrë pozitat e mbrojtësit të interesit kombëtar. Rëndësia e marrëdhënies strategjike me SHBA dhe BE, u rikonfirmua nga Ilir Meta në momentet kur qëndrimet zyrtare të Washingtonit dhe të Brukselit kanë qenë dukshëm të pafavorshme ndaj opozitës.

Nga senatori McCain në Tiranë, po ashtu edhe qëndrimi i pritshëm i ministrit të Jashtëm të Merkel ditën e hënë, dëshmojnë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe monitorimin e vazhdueshëm të rregullave demokratike, që nuk parashikojnë kërcënime për destabilitetit apo mosbindje civile në një vend anëtar të NATO-s, si Shqipëria. Tentativa të tilla, edhe kur bëhen për retorikë politikë janë të rrezikshme sidomos kur artikulohen në ditët kur shërbimet inteligjente të Kosovës dhe Shqipërisë paralajmërojnë për sulme të mundshme terroriste me synim destabilitetin e këtyre vendeve.

Një dalje të posaçme, përveç fjalimeve të gjata në aktivitetet e ditës, Kryeministri Edi Rama ia kushtoi lutjes ndaj Lulzim Bashës për ta pranuar ftesën për dialog. Por sërish nga çadra përpara zyrës së Ramës, kreu i PD vuri murin e qeverisë teknike si kusht, si parakusht për dialogun. Edhe Presidenca përsëriti ftesën ndaj partive politike për dialog dhe gjetjen e një zgjidhje ndaj krizës shumëdimensionale që e pret vendin.

Pavarësisht se institucionet rrezikojnë të futen në një spirale kolapsi në mungesë të dialogut, përfshi zgjedhjen e Presidentit dhe regjistirmin e partive të opozitës për votimet e 18 Qershorit, kostot e krizës janë të parashikueshme dhe shkaktarët e saj kanë të gjitha mundësitë ta parandalojnë. Deri më tani, ka munguar vullneti për ta shmangur. Ditët në vijim do të jenë edhe më intensive dhe ftesat për t’ia kursyer Shqipërisë dëmtimet serioze të së ardhmes europiane, ka gjasa të jenë edhe më të ashpra se ato të përpara 21 korrikut të reformës në drejtësi.

Ndaj, kushdo prej liderëve politikë të Tiranës duhet të përgatitet për të marrë kosto individuale ndaj veprimit apo mosveprimit për të mos e penguar rrugëtimin euro-atlantik të shqiptarëve. Edhe ata që flasin ndryshe dhe veprojnë ndryshe, edhe ata që veprojnë siç flasin, edhe ata që flasin dhe nuk veprojnë. Qytetarët shqiptarë mund të mos kenë krijuar shumë pjekuri në këto 27 vite demokraci, por janë larg naivitetit për të mos kuptuar se kush ua kërcënon të ardhmen e fëmijëve të tyre, siç kanë të qarta dhe motivet që ua frymëzojnë vendimmarrjen, që nuk dallon shumë nga pengmarrja. (Javanews.al)

5 komente në “Çadra, McCain dhe kriza e parandalueshme shqiptare”

  1. capi dhia says:

    Shkrimi, i zonjes nga Sorosi me konsulent McCain, ne stil ngjan me nje fjalim programatik, edhe perfundimi eshte po i tille kur na meson se te gjithe do ta paguajne per veprimin ose mosveprimin e tyre etj., etj., nderkohe qe dime fare mire, prej 26 vitesh rresht, se: askush nuk ka paguar asgje, vecse gjithkush ne krye te politikes shqiptare dhe asaj Perendimore ka marre ne Shqiperi cfare ka dashur papagese, me dhurate, me shperblim, ose, korupsion me nje fjale. Keshtu do te ndodhe edhe kesaj here. Sepse: kane rene parimet; ka vdekur rinia ose forca levizese e demokracise – ashtu sic i erdhi ngordhja vite me pare komunizmit. Kete teze duhej, nese e kupton, te na e analizonte, ndriconte znj. Tare, dhe jo retorike me terma te huazuara nga demokracia e vjeter, e vjeter helene. Tung.

    1. Shkumbini says:

      “Dakord” o kokloqe. Po e the ti ashtu eshte.

  2. Grigor says:

    “Se mos marresh vajzë blonde
    Se ato Jane vagabonde”

    Dhe pastaj, “E tërrci e vërrci”.

    Te dy keto thenie, te marra nga vepra e Kadaresë e shkruar gjate kohes se diktatures (qe duhet ndaluar, sipas tij), përshkruar shumë sakte kete artikull Ku eshte dashur te thuhet shume, por nuk eshte thene asgje. Kjo çupa shau ca njerez pa emer dhe nuk dha asnje alternative se ç’mund te behet.
    Megjithate, nuk eshte gocë e keqe. Derisa rri me Eduard Selamin, eshte njeri i mire. Por vetem kaq.

  3. Lulushi says:

    TI CAPI-DHIA , antisorosist, ke ndonjë propozom,?
    Apo , pordhë me rigon?

  4. Sinani says:

    Si gjithmone “Futja pordhes xha Abaz” ! Po meqë eshte femër “Futja pordhes hallë Nexhi”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje