Griezmann, Lukaku dhe Ibra, përforcimet e Mourinhos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jose Mourinho projekton sulmin e Man.United. Trajneri i “Djajve të Kuq” është duke menduar që për sezonin të përforcojë akoma edhe më shumë repartin e avancuar. Madje, portugezi ka dhe tre emra.

Antoine Griezmann, Romelo Lukaku dhe pa diskutim rikonfirmimi i Zlatan Ibrahimovic, i cili me shumë gjasa do ta vazhdojë aventurën e tij në “Old Trafold”. Për Griezmann, Mourinho prej kohësh e ka shprehur hapur dëshirën për ta pasur në dispozicion dhe për ta arritur një gjë të tillë,  Jose ka ofruar 100 milionë Euro.

Francezi është një ndër  futbollistët më të preferuar të teknikut 54-vjecar. Përsa i përket sulmuesit të Everton, Romelo Lukaku, situtata është disi e komplikuar, pasi në garë për të është edhe Chelsea. Nëse “Blutë e Londrës” gjatë verës do të lejojnë largimin e Diego Costa, atëherë do të futen në garë për 23-vjecarin.

Për ta bindur belgun që të transferohet tek Man.United, do ti ofrohet një pagë prej 300 mijë Eurosh në javë. Bomberi suedez, Zlatan Ibrahimovic është asi nën mëng i “Special Onë” i cili do të vazhdojë të mbështet tek ai edhe për sezonin e ardhshëm.

Projekti ekziston dhe  se sa i realizueshëm do të jetë, kjo mbetet për tu parë gjatë merkatos së verës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *