Hyka gjen golin e parë në SHBA, i jep 1 pikë San Hozesë në minutën e 94-t

15 Prill 2017, 12:27Sport TEMA

Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka ka gjetur golin e tij të parë në kampionatin amerikan me fanellën e San Hoze Ërthkuejks.

Ai shënoi një gol mjaft të vyer për ekipin e tij në minutën e 4-t shtesë të takimit në shtëpi ndaj Dallasit duke barazuar shifrat në 1-1.

Më parë Dallasi kishte kaluar në avantazh me anë të Akostës në minutën e 78.

Hyka e filloi këtë takim si titullar dhe qëndroi në fushën e lojës për 90 minuta të plota.

Kjo ishte ndeshja e tij e 6 me San Hozenë dhe e para që qëndron në fushë gjatë gjithë takimit.

Pas 6 ndeshjesh, skuadra e Hykës ka grumbulluar 8 pikë dhe renditet në vendin e 5-të të Konferencës së Perëndimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje