Laboratori në Shkozë/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, ja çfarë u gjet brenda në tunel

15 Prill 2017, 13:19Kronika TEMA

Shkon në 10 numri i të arrestuarve pas zbulimit të një laboratori në zonën e Shkozës.

Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Të arrestuarit janë:

– Shefki Mehidri, 58 vjeç, banues në Tiranë
– Ibrahim Qosja, 63 vjeç, banues në Tiranë
– Ramazan Losha, 58 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë roje private në një shoqëri sigurimi.
– Arjan Kadareja, 58 vjeç, banues në Tiranë me detyrë roje private në një shoqëri sigurimi.
– Ilir Suli, 46 vjeç, me detyrë, faturist ujësjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.

Brenda laboratorit të drogës janë gjetur kanabis i tharë, kubikë të mbjellë me kanabis, llamba e pajisje të tjera, konkretisht:

• 46.45 kilogramë lëndë narkotike kanabis te thare
• 1375 kubikë me lëndë narkotike të dyshuar e llojit kanabis sativa.
• 205 rrenjë bimë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa (kërcej).
• 78 llamba fosforeshente të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
• 7 celularë të markave të ndryshme.
• Pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin e këtij laboratori (pompë uji, depozitë uji pajsje elektrike, pleh kimik etj).

Laboratori u zbulua pasditen e djeshme në ish-uzinën e autotraktorëve në Shkozë, ndërsa u arrestuan fillimisht 5 persona dhe u shoqëruan disa banorë të shtëpive përreth tunelit ku ishte krijuar laboratori. Mësohet se pronari e kishte maskuar aktivitetin e jashtëligjshëm me një fabrikë të prodhimit të plastikës.

1 komente në “Laboratori në Shkozë/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve, ja çfarë u gjet brenda në tunel”

  1. Beno says:

    Kush eshte pronari Z.Mero Ketu dhe kush eshte ne Skrapar ?
    Kur kapet ndonje fakir fukara pa perkrahje thuhet : U kap filani bsnesmen, lindur ne x vend me date….. i martuar me … femije.. me aresim tetevjecar, nipi i Xen Koburiqes etj. pallavra. Kurse ne keto raste shtypi ” I Lire ” jep shume detaje per vazot, llampat e tuneleve, punonjesit e ujesjellsit, punonjesit e elektrikut, banoret e zones. Bile shtepite afer te lyera apo te pasuvatuara etj te “verteta” te shtypit tone te dashur o zoti Mero .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje