DETAJET/ Ilir Meta tregon takimin me Ramën dhe paralajmëron "Krokodilin 2"

15 Prill 2017, 11:53Politika TEMA

Takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës ka zgjatur për rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e “Hotel Tirana” në kryeqytet.

I pari ka qënë kryeministri Rama që ka lënë ambientin duke ia lënë në dorë aleatit të tij, Meta të japë detaje nga takimi.

Dy krerët e maxhorancës kanë vendosur të drejtohen zyrtarisht Partive Popullore Europiane që të angazhohen në dialogun me opozitën, pasi kjo e fundit ka mungesë besimi.

Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë si themeli i një shoqërie europiane.

Me këtë rast vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj.

Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit, edhe pse kjo maxchorancë ka gati 90 vota në Parlament.

Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare, që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog, në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira, të qeta, demoratike dhe të ndershme dh epo kështu dhe procesi i integrimit europian dhe të gjittë reformave të jetë i suksesshëm”, tha Meta.

Ai nuk ka folur për fatin e koalicionit duke thënë se nuk është kjo e rëndësishme.

Ndërsa për presidentit, ai theksoi se pavarësisht se maxhoranca ka 90 vota, do të kërkojë konsensus të gjerë.

Kjo nuk është çështja më e rëndësishme, më e rëndësishme është ajo që thashë dhe le të punojmë të gjithë sa më shpejtë për këtë dialog. Presidenti duhet të jetë një figurë konsensuale, dhe natyrisht për këtë është i domosdoshëm dialogu dhe bashkëpunimi me opozitën”, tha Meta.

Ai shprehu gatishmërinë për tu takuar me zotin Basha në çdo moment që ky i fundit do ta kërkonte.

Duket se për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra, do të ketë një tjetër darkë si e ajo në restorantin “Krokodil” në Strasburg, kur Edi Rama, atëhere kryetar i opozitës, kërkonte hapjen e kutive për të braktisur grevën e urisë.

6 komente në “DETAJET/ Ilir Meta tregon takimin me Ramën dhe paralajmëron “Krokodilin 2””

  1. fakti says:

    ti je po aq i keq se Saliu po do Zoti shporesh shpejt nga politika .

  2. Fieraku qe thote te verteten.... says:

    NJE eshte arsyeja e vetme e gjithe situates. Lere ca thone analiste e politikane, jo po strategjia e Bashes apo e Metes!
    E verteta: BASHA E BERISHA KERKOJNE GARANCI NGA TE HUAJT QE NUK DO PREKEN NGA VETINGU! KAQ!. Edhe ketu ata kapen fort pas arsyes se: PERSE ME EDI RAMEN KENI RENE DAKORT QE NUK DO PREKET EDHE NE NUK PO NA E JEPNI KETE GARANCI E TE BIEM TE GJITHE REHAT?!
    Kaq eshte e thjesht! Tani ne kete situate un si popull duan te denohen te dy palet, por e verteta e hidhur eshte qe nuk ekziston akoma nji parti e re politike e pa perrlyer me korrupsionin e ketyre 25 viteve. Ndaj eshte problem nje zgjidhje e arsyeshme edhe morale. Zgjidhja e vetme, qe prap eshte dickam imorale eshte ti japeshe garancin Sales e Lulit qe nuk do preken nga vetingu, por me kusht qe te largohen nga politika. Tjeter zgjidhje nuk shoh.

  3. eh mer komandante ,,
    me pas ken n´vendin tand,
    ja kisha Ngrit Kambt, qefleshes Lsi-s
    e brekt me flamurin e like-s
    e kesha qit n´ánkand ?

  4. Timi says:

    Visar Zhiti for president. Ta përcjellin Nishanin me një shuplakë, do i bënte mire.

    1. BESIM, QETESI E DASHURI says:

      Nuk zgjidhe Presidenti per inat te sime vjerre. Popullalabak mbetur ne erresiren Otomane.


      Krymiister qe dorezohet sa here qe takon kriminelin Koklopa.Prape e tregove veten O Edvin Rama , nuk je i besueshem kur dorezohesh? Pse cfare frike ke edhe ti personalisht, se punene e Metes e Bashes e dime.

      Edvin Rama , je kryeministri i socila-komunisteve por jo i imi, kurre.

  5. Shqiptar i Ndershëm says:

    PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI = JANE BANDA POLITIKE.
    PARTITE POLITIKE NE SHQIPERI = Jane vetem ne sherbim te OLIGARKISE.
    Mbi 1/4 shekulli, Pusht-etaret kane qene dhe jane qe te gjithe: KROKODILA !!!
    Mbi 1/4 shekulli, dallimi midis tyre ka qene dhe eshte: Cili eshte KROKODILI ME I MADH ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje