Nuk ka fitues në derbin e parë “kinez” mes Interit dhe Milanit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Është mbyllur në paqe derbi i “Mandoninës” mes Interit dhe Milanit.

Një derbi i cili u zhvillua në një orar të pazakontë në mesditë dhuroi mjaft emocione, duke mos e zbehur aspak atmosferën e një sfide të tillë.

Milani arriti që të barazojë në sekondën e fundit të ndeshjes, duke i hequr fitoren Interit të cilët nuk arritën dot që të ruanin avantazhin e dyfishtë që krijuan në pjesën e parë.

Zikaltërit arritën që zhvillonin një pjesë të parë mjaft të mirë duke shënuar dy gola.

I pari që shënoi për skuadrën e drejtuar nga, Stefano Pioli ishte mesfushori, Antonio Kandreva, i cili shënoi në minutën e 33-të pas një gabimi në mbrotje nga ana e De Shiljos.

Goli i dytë erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë me bomberin, Mauricio Ikardi, që shfrytëzoi mjaft mirë asisin e marrë nga Perisiç duke e dërguar topin në fund të rrjetës.

Në pjesën e dytë Milani u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e parë, që erdhi në minutën e 83-të me anë të Romanjolit, që ndezi shpresën e kuqezinjve për të mos dalë pa humbje nga kjo sfidë.

Kur ndeshja po shkonte drejt mbylljes, Zapata shokon zikaltërit duke shënuar në minutën e 97-të për të vulosur shifrat përfundimisht shifrat në 2-2.

Kuqezinjtë në festë, ndërsa zikaltërit të shokuar të cilët humbëm tre pikë dhe hedhin një tjetër hap të gabuar për një vend në Kupat e Europës.

Në këtë mënyrë mbyllet dhe derbi i parë kinez i cili nuk dhuroi fitues./f.b

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *