Restaurime në zonën historike të Vlorës, në shtator nis zbatimi i projektit

Në fund të shtatorit, do të nisë restaurimi i zonës historike të qytetit në Vlorë.

Mësohet se puna do të nisë në rrugën  “Justin Godard” ku ndodhen dhe disa monumente kulture të kategorisë së parë.

Për kryebashkiakun Dritan Leli, zona historike do të konceptohet si një e tërë, një pol që tregon histori, rikonfirmon vlera dhe njëkohësisht do shërbejë si qendër biznesi.

“Do të ketë shumë ndryshime, jo vetëm në drejtim të qarkullimit rrugor por mbi të gjitha në konceptimin e zonës historike si një e tërë. Pra një pol që tregon histori, rikonfirmon vlera dhe njëkohësisht është një pol biznesi, për tu shijuar nga qytetarët, nga përdoruesit e mjeteve dhe nga të gjitha ata, që do të vizitojnë Vlorën si një destinacion turistik.”

Për të parë nga afër situatën në terren, Kryebashkiaku ka shoqëruar këshilltarin e kryeministrit, arkitektin Artan Shkreli, i cili theksoi se Vlora nuk mund të jetë më qyteti historik, pa qendër historike.

“Do të ketë, ndoshta jo prishje godinash, por prishje të ndonjë shtese të pavolitshme në këmbim ndoshta edhe të ndërtimit të një volumi i cili nuk ka ekzistuar, por që integron pjesët me njëra-tjetrën.”thotë ai.

Rruga “Justin Godard” në Vlorë ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, ndërsa ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës, nga ku erdhën luftëtarët më 1920. Shtëpitë janë karakteristike dy kateshe, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik.

Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-Pazari, “Lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Rruga ka marrë emrin e juristit francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Restaurime në zonën historike të Vlorës, në shtator nis zbatimi i projektit”

  1. ZZzzzzz,.... says:

    PO NUK U SHEMB GERMADHA E SULO SHEHUT QE E MORI ME DALLAVERE TE NJE PJESE TE PRONAREVE DHE E LA PER 20 VJET SKA SHESH TE FLAMURIT ATY ESHTE DHE HYRJA E RR ” J GODARD”…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *