VIDEO/ Ja momenti kur grabitësi i vjedh protofolin gazetares shqiptare

Përmes një video shihet qartë momenti kur gazetares Ornela Gaçe i kanë vjedhur protofolin nga makina.

Bëhet fjalë për një person i cili e ka grabitur, teksa ajo nuk ndodhej aty.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një servis në kryeqytet, ndërsa lajmin e ka bërë publik vetë ajo duke postuar edhe pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Në video duket makina tip fuoristradë e gazetares që është e parkuar jashtë servisit. Një person rreth 50 vjeç, pasi konstaton se makina nuk është e mbyllur me çelës dhe që nuk e sheh njeri, hap derën e shoferit futet brenda gjysmë trup, merr portofolin dhe largohet.

Në momentin që ka mbyllur derën e makinës për tu larguar qetësisht nga ana tjetër e mjetit nga dera kryesore e servisit del gazetarja që i drejtohet makinës, por pa kuptuar për vjedhjen që i ishte bërë.

Gazetarja e ka kallëzuar rastin edhe në policinë e Tiranës, ndërsa nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë “kush gjen një portofol me dokumentat e mia kartë identiteti, patente, etjjj të me shkruaj. Leket t’i gëzojë kush i ka gjet me interesojnë dokumentat flm!”

“ja si vidhet serbes ne tirane! bravo z minister i rendit bravoo cuna pune e shkelqyer tirana eshte ende si 97”, shkruan ajo teksa ka postuar videon.


17879771_900179310123030_4368264404714651648_n by revistaime

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...