VIDEO/ Ja momenti kur grabitësi i vjedh protofolin gazetares shqiptare

15 Prill 2017, 14:18Kronika TEMA

Përmes një video shihet qartë momenti kur gazetares Ornela Gaçe i kanë vjedhur protofolin nga makina.

Bëhet fjalë për një person i cili e ka grabitur, teksa ajo nuk ndodhej aty.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një servis në kryeqytet, ndërsa lajmin e ka bërë publik vetë ajo duke postuar edhe pamjet e fiksuara nga kamera e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Në video duket makina tip fuoristradë e gazetares që është e parkuar jashtë servisit. Një person rreth 50 vjeç, pasi konstaton se makina nuk është e mbyllur me çelës dhe që nuk e sheh njeri, hap derën e shoferit futet brenda gjysmë trup, merr portofolin dhe largohet.

Në momentin që ka mbyllur derën e makinës për tu larguar qetësisht nga ana tjetër e mjetit nga dera kryesore e servisit del gazetarja që i drejtohet makinës, por pa kuptuar për vjedhjen që i ishte bërë.

Gazetarja e ka kallëzuar rastin edhe në policinë e Tiranës, ndërsa nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë “kush gjen një portofol me dokumentat e mia kartë identiteti, patente, etjjj të me shkruaj. Leket t’i gëzojë kush i ka gjet me interesojnë dokumentat flm!”

“ja si vidhet serbes ne tirane! bravo z minister i rendit bravoo cuna pune e shkelqyer tirana eshte ende si 97”, shkruan ajo teksa ka postuar videon.


17879771_900179310123030_4368264404714651648_n by revistaime

6 komente në “VIDEO/ Ja momenti kur grabitësi i vjedh protofolin gazetares shqiptare”

  1. armand says:

    Mund te jesh gazetare e mire po me komentin qe ke bere tregon vetem idiotesi. C’pret nga ministri ti zonje? Shko bej nje shetitje turistike ne Napoli,as makinen s’do gjeje kur te dilje.
    A do beje te njejten akuze per ministrin italian?

  2. Timi says:

    Po me Ministrin e Rendit c’pate moj vajze? Po sot vidhet ne mes te Romes e Londres. Hajdutet jane kudo! Pse Ministri i Rendit e ka fajin qe bota ka pasur dhe do te kete hajdute? Po ti si e le makinen hapur ne mes te nje servisi qe duket sikur eshte ne Kandahar?

  3. Usa says:

    Ornela Gace, cfare faji ka ministri dhe qeveria ne kete vjedhje?! Per cdo person duhet te kete polic sipas teje?!
    Ne USA te rruajne jo vetem protofolin nga makina, por edhe ty. Sipas llogjikes tende, USA nuk ka shtet dhe eshte si ne 1800?!
    Cfare brockullash nxjerr moj e “shkolluar” te Kristali?
    Une them qe personin e ke cuar ti per te bere show dhe per te akuzuar policine dhe shtetin.
    Kur nuk di te ruash pasurute e tua, c’kerkon nga shteti?
    Nga e dinta “hajduti” qe kishte protofol per te vjedhur te makina jote?!!!!

  4. Moli says:

    Bravo gazetarja, idiote ne katror!
    Jo vetem te shkarkohet qeveria per vjedhjen e portofolit tend, por te mos behen zgjedhje fare.
    Per hatrin tend, madje, fitorja t’i ipet direkt PD.
    Kam nje keshille per pronarin e gazetes ku punon: Ju lutem, pushojeni nga puna kete cope mishi me dy sy.
    Po ashtu edhe nje tjeter per Unionin e Gazetareve: Ju lutem, hiqjani licensen e gazetarit per jete!
    Moli

  5. ali says:

    Simbas kesaj gazetare, kamera e sigurise ne kete rast funksionka nje njeri me telefon ne dore, se ndryshe te na e spjegoje
    se a levizte toka (ndoshta kishte termet ne ate moment) apo i levizte dora njeriut qe filmonte me telefon.
    Ky eshte nje rast i mire qe prokuroria te vendose para pergjegjesise mashtrues te tille qe perdorin median per te
    perhapur informacione te rreme.
    Me kete rast ndoshta mund te shpjegoje edhe se cfare te ardhurash paska kjo gazetare qe paska nje automjet te tille luksoz,
    kur shoqet e saja ndoshta edhe rrogen mezi e marrin.

  6. durresi says:

    Nje cope idiote. E quan veten dhe gazetare…
    Te lesh deren e makines hap dhe te besh ironi me minisrrin dhe me policine pse te vodhen portofolin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje