Apeli i Nishanit nga kisha e Derviçanit: Zgjedhjet më 18 qershor, shpresoj të zgjidhet ngërçi politik

Nga kisha e fshatit Dervican me rastin e Pashkëve Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u ka bërë edhe një tjetër thirrje për dialog palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e ngërçit politik ku ndodhet vendi pas protestës së opozitës, prej 58 ditësh.

“Të shpresojmë që të gjendet zgjidhja e ngërçit politik”.

Kur u pyet për një shtyrje të mundshme të datës së zgjedhjeve pas kërkesave të Partisë Demokratike, Nishani tha se data është dekretuar dhe zgjedhjet duhet të zhvillohen në datë 18 qershor duke qenë kundër shtyrjes.

“Kreu i Shtetit e ka dekretuar datën e zgjedhjeve, 18 qershorin” tha ai për mediat. Pak ditë më parë Nishani inicoi edhe një tryezë për dialog mes palëve, por dështoi.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *