Barcelona “ngrin” Milanin: Deulofeu do të rikthehet

16 Prill 2017, 18:40Sport TEMA

Barcelona i ngrin buzëqeshjen Milanit që është ende në festë për barazimin e arritur në frymën e fundit të shtunën në derbin me Interin. Nga Spanja nuk vijnë lajme të mira për kuqezinjtë.

Gerard Deulofeu, më i miri në fushë në derbi, sezonin e ardshëm do të rikthehet të luajë te Barcelona. Lajmi i konfirmua nga Robert Fernandez, drejtor teknik i klubit katalanas që deklaroi “Deulofeu është një opsion për të ardhmen e Barcës.

Mund ta rimarim për 12 milionë euro dhe me siguri do ta bëjmë. Sezonin e ardhshëm do të qëndrojë me ne dhe do të veshë fanellën blaugrana”.

Për Deolofeun Barcelona mund të shfrytëzojë opsionin që ka në kontratë për ta bërë sërish të sajin duke i paguar 12 milionë euro Evertonit, klub ku u transferua dy vjet më parë dhe nga i cili u huazua te Milani.

23 vjecari shpërtheu në Itali ku fitoi edhe një ftesë për në kombëtaren spanjolle nga Julen Lopetegui. Barcelona po e ndjek me kujdes futbollistin që nga kohë kur luan për Milanin, dhe ka vendosur që Deolofeu të jetë një nga përforcimet e blaugranave për sezonin e ardhshëm.

Deulofeu ka luajtur në të gjitha kategoritë inferiore me Barcelonën por që nga 2013 është dhënë huazim pas huazimi, verën e kaluar u ble nga Everton që e mori në pronësi për 6 milionë euro por nme një opsion riblerjeje nga Barcelona për dyfishin e kësaj shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje