Erdogan “Sulltani i ri” , 51.3% e turqve i japin pushtet absolut: Do rikthej dënimin me vdekje…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar referendumin për ndryshimet kushtetuese, duke siguruar kështu pushtetin absolut.

Nga numërimi i 99% të votave të 55 milionë turqve që u ftuan t’i drejtoheshin kutive të votimit, 51.3% e tyre i janë përgjigjur me “Po” referendumit për pushtet të pakufizuar për presidentin turk.

Kundër votuan 48.7% e votuesve, por edhe pse rezultati është i ngushtë, shifrat i mjaftojnë Erdoganit për të fituar referendumin dhe për rrjedhojë blinduar pushtetin e tij.

Erdogan shpall fitoren përpara mediave Presidenti turk shpalli fitoren e referendumit gjatë një konference për shtyp përpara mediave, duke deklaruar se vota e qytetarëve bëri që Turqia të marrë në dorë të ardhmen e saj.

“Ju shpreh mirënjohjen time për këtë votim të drejtë. Jam i kënaqur nga votimi pro ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese do të jenë në favor të vendit tonë dhe ato do të zbatohen gradualisht”, u shpreh Erdogan.

Erdogan nuk humbet kohë, propozon kthimin e dënimit me vdekje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duket se nuk ka dëshirë të humbasë kohë.

Menjëherë pas shpalljes së fitores, edhe pse pa dalë rezultatet zyrtare të referendumit, por që në numerimin e 99% te votave ai ka fituar ngushte, Erdogan thotë se tani do të diskutojë çështjen e rivendosjes së dënimit me vdekje.

Ai tha se kete do te nise ta diskutoje me kryeministrin dhe liderin e një partie nacionaliste opozitare, shkruan “The Guardian”.

Presidenti tha se ai do ta konsideronte edhe thirrjen e një referendumi mbi këtë çështje nëse është e nevojshme.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Erdogan “Sulltani i ri” , 51.3% e turqve i japin pushtet absolut: Do rikthej dënimin me vdekje…!”

  1. krysho ludovik says:

    urime beduin rama per sulltanin e ri
    tani do na qini mire ne bithe si kendej dhe andej

  2. Albani says:

    Po perse,deri tani nuk ishte Sulltan Erdogani,ka qe ne 2002 -in qe qeveris,Pushtetin nuk e ka absolut,e ka absolut per analfabetet qe flasin pa e pasur idene e 18 ndryshimeve kushtetuese qe u votuan,te cilat e kthejne Turqine ne nje republike presidenciale,por me nje president I cili mundet te shkarkohet apo te cohet perpara drejtesise me dy te tretat e votive te senatit,perpara nje drejtesie me kompetenca te rritura.
    Turqia tani do te jete ashtu si dhe Franca apo Amerika,por jo dhe si Rusia e cila eshte nje republike presidenciale diktatoriale.
    Lojen politike ne Turqi do ta luajne partite,sepse nga gjiri I tyre do te dalin dhe kandidatet per president te shtetit,presidenti do te luaje rolin e celesit ne rast te krizave politike duke mos lejuar qe vendi te rreshkase ne pasiguri dhe humnera politike,me pasoja ekonomike qe mund te zgjasnin dhe vite te tera,kemi shembuj shtetesh qe kane qene dhe vite te tera pa qeveri legjitime,sepse partite politike kane pasur rivalitet te madh dhe deshire per ta cuar vendin drejt kaosit,nepermjet bllokimeve artificiale ne shume raste dhe te ligjshme.
    Nje president nuk mund ta quash Sulltan
    Nje mbret mund ta quash Sulltan,sepse mbreterit dhe sulltanet e trashegojne postin e tyre Brenda familjes.
    Ne Turqi do te kemi nje president I cili do te zgjidhet cdo pese vjet,dhe kandidat mun te jete kushdo perfaqesues I dale nga partite politike te cilat do te kene marre te pakten 5% te votive ne zgjedhjet e meparshme,ose dhe ai qe do te kete 100 mije firma.

  3. Ali says:

    Diktatore i lind dhe i fuqizon nje popull….
    O popull gjithmone ti ja fut vetes ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *