Fatos Lubonja: Arkitektët i shkatërruan qytetet tona

16 Prill 2017, 08:49Kulturë TEMA

Fatos Lubonja në “Right to the city”: Profesionistët u shitën te pushteti

Ka mjaft vende në Tiranë të cilat nuk i vizitoj më, sepse dua t’i ruaj në kujtesë ashtu si ishin në fëmijërinë time, kur shëtisja për dore me babain.

Me këto fjalë e nisi rrëfimin për Tiranën si qytetin e tij të shkatërruar shkrimtari dhe gazetari Fatos Lubonja, gjatë forumit për “Të drejtën mbi qytetin” të mbajtur sot në Shkodër nga organizata GO2.

Duke thirrur në ndihmë përvojat e vendeve të tjera të botës për ruajtjen e qendrave të qyteteve, të shkruara me dhembshuri nga emra të njohur, si: Marc Chagall, Pier Paolo Pasolini, Rem Koolhas, Imre Kertész etj., Lubonja solli kujtimet e tij për dimensionin e humbur human të Tiranës, humbje për të cilën ai akuzoi pushtetet. Pushteti e përdor qytetin në shërbim të ideologjisë së vet, – tha ai, – ndërsa qytetarin e kthen në një krijesë të papërgjegjshme dhe të pambrojtur si fëmija. Diktatura e bën njeriun fëmijë.

Tiranën e vjetër të stilit otoman, pushteti i Zogut e shndërroi në funksion të pretendimeve properëndimore, duke projektuar jo vetëm kompleksin e ministrive, por duke ndërhyrë deri edhe në çatinë e Kullës së Sahatit, forma harkore e së cilës e ndikuar nga arkitektura lindore, u zevëndësua me formë konike për t’i ngjasuar kullave të qyteteve italiane, – tha Lubonja. Për gazetarin Fatos Lubonja, arkitektura fashiste e kompleksit të sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë ishte megjithatë, një ansambël që u ruajt nga diktatura komuniste që sundoi për 50 vjet në Shqipëri.

Duke vazhduar rrëfimin për diktaturën, Lubonja tha se bashkë me shembjen e Pazarit të Vjetër të Tiranës për ndërtimin e Pallatit të Kulturës, u shua përgjithmonë pjesa më vitale e kryeqytetit dhe e memories njerëzore të shumë brezave. Kjo memorie ka vdekur përgjithmonë, e ajo nuk mund të trashëgohet, – tha Fatos Lubonja i ftuar në forumin e dytë të ciklit prej tetë forumesh për “Të drejtën mbi qytetin”, të organizuar nga GO2.

Megjithatë, qëndrimin më kritik gazetari Fatos Lubonja e kishte ndaj qeverive të tranzicionit në Shqipëri, të cilat sipas tij, e rrënuan çdo gjurmë të shtresëzimit historik të qyteteve shqiptare, e sidomos të Tiranës. Për të argumentuar këtë qëndrim, Lubonja solli shumë shembuj, ndër më të fundit edhe shembjen e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, për çka bëri përgjegjës kryeministrin.

Ne nuk kemi ministre kulture, sepse Edi Rama është mbi gjithçka, – tha ai.

Mirëpo sipas Fatos Lubonjës, profesionistët janë përgjegjësit kryesorë të masakrës urbane që vazhdon prej 25 vitesh në Shqipëri. Arkitektët i shkatërruan qytetet tona, – tha ai. Profesionistët dhe ekspertët u shitën te pushteti. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë vepër arkitekture për të cilën krenohet gjatë këtyre 27 viteve të tranzicionit, – theksoi Lubonja. Ata kanë frikë të vënë emrin e tyre.

16 komente në “Fatos Lubonja: Arkitektët i shkatërruan qytetet tona”

  1. Tiranas says:

    Ky eshte fjalimi me i sakte i Lubonjes per te cilin besoj se te gjithe jane dakort.Arkitektet , qeverite vendore dhe qendrore e prishen qytetet. Imagjinoni sikur ne tirane bashkiaku i pare do te hartonte nje plan urbanistik me rruget qe do te ishin me vija vertikale dhe horizontale.
    Ketu prishen shtepite me qerpic dhe pallati 10 12 kate ndertohet duke ndjekur formen e rruges me kthesa e lakore

    1. Vk says:

      Vetem 15% e ndertimeve jane bere me arkitekt…..85% keto 27 vjet liri demokraci jane bere ndertime pa leje, pa projekt, pa arkitekt, pa inxhinier, me kova llaci e puntor krahu tek ushtari i panjohur…..

  2. Populli says:

    Edhe opinionet e tua o tru thar.

  3. beni says:

    Kush arkitekte…arkitekti i krimit, vrasjeve dhe gjothe te zezave qe ndodhen ne kete vend pas diktatures se babit tend, gojeshthururi Sali Berisha…i paafte klasik
    Vjedhes e shkaterrues i asaj arkitekture qe diktatura la.

  4. kleptofagos says:

    Te thuash se specialistet e arkitektures dhe urbanistikes jane fajtoret per masakren urbane te Shqiperise, eshte njesoj si te thuash qe mjeket jane fajtoret e gjendjes ne sistemin e shendetesise, ose agronomet per bujqesine, apo juristet per mungesen e shtetit, gazetaret per median e shitur, e keshtu me radhe. Fajtoret jane pertej miopise se Lubonjes, me lart, ne vete shtetin dhe politiken shqiptare. Pa harruar popullin-votues qe mbeshtet pa kushte klasen politike qe na ka grabitur ne vazhdimesi dhe ka shkatrruar malet dhe fushat, token e nentoken, detin dhe lumejte, qytetet dhe fshatrat, arkeologjine dhe historine, artin dhe kulturen, vlerat dhe meritokracine, e te tjera e tjera. Fatos Lubonja mund te dije shume, por ai mbetet nje injorant i teorise dhe praktikes se funksionimit te shtetit.

  5. . says:

    zoti lubonja duhet te marr parasysh se te jesh profesionist i lire ne shqiperi nuk llogaritesh, nje arkitekt ne fund te ekzekutimit te projektit ka dale ne te shumten e rasteve me 2 qindarka ne xhep, pasi politika e ka bllokuar gjithmon ate deri ne piken sa te behen per meshire. nga ana tjeter jane ata qe hiqen si “profesionista” dhe qe jane vertet shkaterruesit e shqiperise pasi i kane rene rruges sa me shkurt, fundja kane miq ne politike.

  6. asdren mjeda says:

    komb bastard qe bastardon cdo gje,edhe arkitekturen.
    shikoni se cfar histori bastarde kan shqiptart!
    nje komb I vendos prej shekujsh midis dy qytetnimeve me te shkelqyera,atyre greke dhe romake,porse qe vet si komb s kan pas qytetnim por vec huazim qytetnimi prej te huajve.
    nje komb qe kan rrojt aq pran “shpikesve” te demokracise,heleneve te lasht e te rinj,porse qe dihet se cfar “demokracije” kan bo si shqiptare!!!
    nje komb qe ka perkrahjen e kombit me te suksesshem ne histori,qe ka ndihmen e kombeve me avanguarde ne histori dhe shikoni se si sillen me shtetin e tyre (edhe me te tjeret) . nuk bejn qe s bejn dot shtet. dhe jo vetem qe s bejn shtetin e tyre,por edhe kudo qe shkojn neper bot shqiptaret ,problem dhe shkatrrimtare te shteteve te tjera jane. jane komuniteti me kriminel ne historin e njerzimit shqiptart.
    qysh ne koh te romakve shquhen per piraterin neper adriatik e jon te prir nga mbretnesha teuta e cila s ishte gje tjeter vecse nje paraardhse e prostitutave te semaforve te sotem te italis qe kalojn detitn me skafet e skafisteve kriminela qe jane pasardhes te denje te pirateve te lasht ilir.
    dhe kaarrit koha tash qe qytetet shqiptare jan bo te pabanueshem. rrug te ngushta,trotuare te vjedhura nga “private”,kjoska llamarine berishiste qe xun lulishte e parqe e tash qe kan “evolu” ne cadra bulevardi qe bllokojn trafik dhe qytetnim.
    komb ciban jan shqiptaret. ciban qelbi ne ballkanin e infektuar .
    prandaj nxirreni jasht trupit te europs kte pucerr qelbi ku banojn shqiptar.
    dhe shqiptaret,si qelb I ndyr derdhen rrugve te pista qelb,te qyteteve te pista qelb,te shtetit te pist qelb,qe qelbnon qelbnisht ne kete kellire te qelbur qelbnorshem….
    qelbuni shqiptare te qelbur qelbuni
    qelbuni me er te piste muti
    dhe kurr mos paci hajer nga pastertija
    geni I shqiptarit eshte qelbsinsija.

    1. Koco Koqedhima says:

      E ke nga eksperienca jote o kokbole? Pi dhall e thartoju pak. Koqe. Nje gje te kesh parasysh peshku i madh eshte bere i tille duke ngren tevegjlit jo duke i perkedhel.

  7. Besnik Ajdini says:

    Te flasesh ne menyre profesionale per arkitekturen , duhet te jesh edhe superprofesionalist ne te . Z.Lubonja flet me teper si nje laik i kesaj fushe te rendesishme te nje ekonomie ,kulture,turistike te nje vendi . Jo ne ate ,qe ka te drejte per ate qe tha , por ne ate qe sistemi komunist asnjehere nuk prodhoi vepra arkitektonike dhe asnjehere nuk dha arkitekt te mire dhe nuk profiloi arkitekt te mire . Ata ishin realizues te ideve ndertuese te diktatoriale . Ajo shihet ne vet veprat arkitektonike te zymta dhe monotone si vet sisitemi komunist . Po nuk munde te ishte ndryshe edhe arkitektura nga veprimtarit tjera shoqerore qe ideoi dhe realizoi ky sistem jo njerzore.
    Pra ,nuk kishte edhe pas ramjes se sistemit diktatorjal komunist ekspert te fushes te artit dhe ndertimit si edhe ne fushat tjera dhe si munde te ishte ndryshe gjendja kur mungojne profesionalistet e mirefillt , si munde te ishte ndryshe kur si thot vet z. Lubonja : ,, Komunizmi i bente njerzit si femije ,, . Eshte shume paradoksale te kerkosh nje gje profesionale dhe te drejte nga ,,njerzit femij qe prodhoi sistemi komunist ,, .
    ,,Njerzit femij qe prodhoi sistemi komunist ,, pernjeher u shendrruan ne te rinj pa vlera , pa shprese , pa dituri , pa histori , pa aftesi , pa jete .
    Dhe kjo rritje e improvizoi gjithe shoqerine shqiptare ne nje demokraci te improvizuar . Dhe improvizimi nuk eshte vlere z. Lubonja.Dhe Arkitektat improvizues nuk krijojne vepra te arkitektures z. Lubonja .
    Po te pakten mos improvizoni ju z. Lubonja ne shkrimet e juaja.

  8. tomorri says:

    Ju qe shkruani se qytetet i prishen arkitektet nuk jetoni ne Tirane dhe kini te drejte te mos e dini,per ata qe nuk e dine po ja u them me kopetence dhe pergjegjesi para Zotit dhe ligjit shqiptar:Qytetet dhe Tiranen e prishi vetem dhe vetem dhe vetem Sali Serbi me banden e tije duke zbatuare strategjine serbe per aneksimin e shqiperise,kot e kini qe flisni ,kerkoni,pergjeroheni etj.etj. etj. armiku nr.1 i shqipetareve eshte vetem Sali Berisha

  9. Miri says:

    Të besh vetem analistin eshte zanati me I lehte, sidomos kur je I mbrojtur 27 vjet, si I persekutuar. Analistet tek ne jane specialiste per gjithshka, arkitekte, politikane, doktore te te gjitha specialiteteve, kritik arti, shkurt I te gjitha fushave te jetes. Dhe Lubonja gjithnje ka pretenduar te jete I pari, si ne rini, kur si antar I devotshem i rinise revolucionare propogandonte Inisiativat Revolucionare te shkolles Sami Frasheri, e deri tani, si I persekutuar, qe s’pushon se foluri kunder diktatures, edhe per gjera te cilat jane bere mire ne ate kohe, nga te cilat shume jane pasuruar e bejne politike e analiste sot.
    Kur arrin zoteria te quaje Pazarin e Vjeter memorien e popullit tone, thuaj qenka rroitur i shkreti, te flase por s’ka rendesi perse.
    Quan memorie nje Pazar ( qe nga emri duket kur eshte krijuar) I cili ishte nje pseudo ndertim turkoshak , ku fshataret tiranas, te veshur me benevreke turqie, shisnin prodhimet e tyre bujqesore, ne ca banko te vjetra. Shkurt ishte nje ndertim pa asnje rendesi historike apo arkitektonike.
    Te ngreje si fatkeqesi historike, shkaterrimin nga turqit te shume ndertimeve te vjetra arkitektonike-ingineerike, si ujesjellsin e Kalase se Gjirokastres etj, do e kuptoja, por te ngrere probleme te tilla qesharake vetem e vetem qe te flase keq, kjo e ben nje analist ordiner , qe flet per te folur.

  10. albaniafirst says:

    Qenka dhe arkitekt ky qelbaniku? C’merreni me kete maskara qe ka tradhetuar dhe ate qe I ka bere koken!

  11. dashartist, USA
    Ndonese ke pseudonimin “Miri”, shkruan KEQ kur ish ndertimeve ne pazarin e vjeter i zhvendos gjeografikisht ne Turqi dhe fshataret tiranas u nderron me te padrejte kombesine nga shqipetare ne turq. Kuptohet qe s’ja vlen te merresh me ty, por Fatos Lubonjen ani se e ke inat, hakun mos ja ha. Nejse.

  12. Zani Burimi says:

    Pajtohem me shume komentues se qederin me te madh e kane bere “pseudodemokratet qe e bene store kudo ne qytetet shqiptare pas ’92-shit. Arkitekte te mire ka pasur dhe ka ne Shqiperi. Mos na e beni tragjedi prishjen e Pazarit te Vjeter ne qender te Tiranes. Pshurja e gurit qe vuri Hrushovi nga nje i dehur (si na e pershkruan Kadare) eshte simboli se katundaret dhe alkolistet nuk donin Pallatin e Kultures ne qender, por turccelinjte.
    Aty ku pyetej arkitekti (jo partiaket budallenj) aty jane ndertuar vepra arkitekturore qe te kenaqin syte. Shiko disa ndertesa private ne Tirane, ne Durres, ne Elbasan etj. qe me te vertete tregojne shpirtin dhe tekniken e larte estetike te arkitekteve. Me te drejte, sipas meje, disa komentues e kundershtojne Fatos Lubonjen. Nuk mund te jete Demiurgu vetem Lubonja qe na mbiu ne TV duke u bere specialist per gjithccka. Po, ai eshte nihilist proverbial, por jo arkitekt.

  13. Pellazgos says:

    Injoranca eshte semundja me e keqe e njerezimit,zoti me comentin Dashartist,USA.
    Nje trup njeriu qe eshte infektuar ne 75% nga semundja e cancerit a ka mundesi te sherohet?
    Kur themi qe deri ne 1944 me statistika qe “kombi” shqipetare ishte 70% identitet myslimane d.m.th emrat,kultura,festat,institucionet,veshja,feja ishin dhe jane Arabe,atehere mund te me shpjegosh ty zotrote cdo te thote komb?
    A nuk eshte detyre,nder,respekt te luftosh per identitet?
    Mos te themi per Kosoven qe jane 98% te infectuar nga canceri Islamik.
    A e kupton ty qe djemte e Enver,Mehmet,Sali,Ramiz Adil etj emra turq i ndryshuan ne Evropiane?
    Me thuaj nje emer Pellazg apo Pellazgia apo Ilyrios,apo Jeorgios Kastriotis,apo Kostandinos vellait te tij qe te duken emra “shqipetare”?

  14. Nausika says:

    Sa here u prish qelpici,
    Aq here fitoi,
    parajsa e betont!
    Me ndertimin e pallateve
    U prish karakteri qytete e te vjetra,
    Sic u prish karakteri i shqiptareve!
    Nga burra me besnikeri,
    Spiunat e Partise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje