Kategoria Superiore/ Flamurtari përmbys Luftëtarin

16 Prill 2017, 18:03Sport TEMA

Flamurtari ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë përballë skuadrës së Luftëtarit.

Ekipi vlonjat arrti që të përmbysë gjirokastritët të cilët nuk arritën dot që të ruanin avantazhin e krijuar në pjesën e parë.

Një tre pikësh i artë ky për skuadrën e drejtuar nga, Shpëtim Duro, që tashmë ndez shpresat për mbijetesën.

Sulmuesi vlonjat Dejvi Bregu kaloi i pari në avantazh skuadrën e Luftëtarit duke shënuar një golm mjaft të bukur në minutën e 10-të.

Përmbysja e Flamurtarit erdhi në pjesën e dytë, me antë të Donjet Shkodrës që shënoi në minutën e 70-të dhe Bruno Telushit që ekzekutoi sakt nga pika  e bardhë e 11-metërshit duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Me këtë tre pikësh Flamurtari ngjitet në kuotën e 28-pikëve, 1-pikë më pak se Laci duke e bërë akoma dhe më të fortë luftën për mbijetesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje