Myftinia e Shkodrës del në mbështetje të Erdogan: Të lutemi për sukses!

16 Prill 2017, 10:18Politika TEMA

Myftinia e Shkodrës dhe myftiu i saj, imam Muhamed Sytari, mbështesin hapur Presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan, në referendumin që populli turk do të ketë më 16 prill (sot).

Myftiu i Shkodrës ka kërkuar që të lutemi për mbarësi dhe sukses të Erdoganit në këtë referendum. Reagimi është bërë përmes faqes zyrtare të Muftinisë Shkodër, në rrjetin social “Facebook”.

“Të lutemi për mbarësinë dhe suksesin e referendumit të 16 prillit në Turqi!”, nis reagimi i Myftinisë në lidhje me referendumin turk. Myftiu i Shkodrës, Sytari, këtë deklaratë sipas njoftimit në faqen zyrtare e ka bërë në një takim me imamët e Shkodrës.

“Ditën e shtunë, më 15 prill 2017, gjatë një takimi pune me imamë të Shkodrës, myftiu imam Muhamed B. Sytari është ndalur edhe te një çështje që shihet sot me shumë vëmendje nga mbarë ymmeti islam, ajo e referendumit të datës 16 prill 2017 në Turqi.

Ndër të tjera, myftiu tha: “Në kuadër të hadithit: ‘Nuk ka besuar asnjëri prej jush, derisa të dojë për vëllanë e tij, atë që do për veten e tij’, si pjesë integrale e këtij ymmeti të bekuar islam. lutemi me zemër, që votimi i ditës së diel, më 16 prill 2017, në Republikën e Turqisë, që konsiderohet si fillimi i një ndryshim historik për Turqinë e Presidentit Rexhep Erdogan, të shkojë mbarë e mirë dhe me sukses të plotë, në rrugën e konsolidimit të mëtejshëm të pozitave të shtetit, ku jetojnë edhe miliona shqiptarë, në një mirëqenie përherë e në rritje dhe që konsiderohet nga elitat e ymmetit islam, si boshti kryesor i mbarë botës islame sot!

Myftiu theksoi se angazhimi për të lexuar zhvillimet e politikës dhe lëvizjet e dinamikës së botës islame është një urdhëresë kur’anore dhe porosi e Hz. Muhammedit (a.s), që nuk duhet ta neglizhojmë as ta hedhim pas krahëve, në rrugëtimet e rizgjimit dhe rimëkëmbjes së madhe të myslimanëve në këtë shekull!”, thuhej në reagimin e Myftinisë së Shkodrës, postuar dje në rrjetin social “Facebook”.

Miliona turq pritet t’u drejtohen qendrave të votimit, ndërsa rezultati i këtij referendumi mund ta shndërrojë vendin në një republikë presidenciale. Ky referendum i jep fund një fushate 2­mujore që ka përçarë edhe më shumë shtetin ende të parimëkëmbur nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në muajin korrik, sulmet e vazhdueshme terroriste dhe impakti i luftës së gjatë në Sirinë fqinje.

12 komente në “Myftinia e Shkodrës del në mbështetje të Erdogan: Të lutemi për sukses!”

  1. @ says:

    Ku e gjen moralin fetar ky perfaqesues i komunitetit islam ne Shqiperi te mbeshtese nje fushate politike qe promovon autotarizmin dhe diktaturen, per me teper te nje shteti te huaj? Tobestafkurullah !

    1. m says:

      Ja perse Islami ne Shqiperi dhe kudo ka prapavije dhe synime Politike, Islami nuk eshte Fe por “kultur” dhe tradit. Prandaj eshte kaq i rezikshen nuk ka qendrueshmeri devijon ne Limitet e saje nga Parajsa deri ne Ferrin e Xhihadit.

  2. Shyqyri says:

    Kjo eshte thirrje antikushtetuese. Ky duhet arrestuar ne vend.

    1. m says:

      C’fare ndryshimi ka Mullai i Shkodres me Ed Ebu Ramyn…. as edhe nje, qe te dy mbeshtesin hapur dhe falenderojne vellai e tyre Erdoganin

  3. Shkodran I Vjeter says:

    Hamhamdurillahh
    Me kte rast te randesishem per Tyrykien dhe per vllaznin e tyne qe na e kan lan kteu ne Toka Tona, dhurate tash pese shekuj, dhe une ia “mbeshtes” komplet mendimin Mi-ftynise. Por ama, meqe Mi-ftynia e tij, Klodi, me falni se harrova qe ky ashte trans-race, Muhamedi, po na kerkon sot, ne kyt te Dielle Pashkesh me u lute per Erdon edhe une i lutem me na e nxjerr pak Violeten me na e than me kang lutjen qe Ne ta ndjekim mbandej e t’ia mbajm ison.

    Marku
    Aloha Snackbar

    1. m says:

      Imagjinoni sikur Mitropolia e Beratit (ose…) te dilte ne mbeshtetje te ndonje Kryeministri extrem Nacionalisto- Fetar te Greqise.
      Kjo tregon se ne cfare grade jemi armiqesuar me Grekun dhe ne c’fare mase jemi Vllazeruar me Islamin dhe Nacionalizmin Otoman.
      Reagoni ore milet jemi bere prej kohesh Bageti te nje provinc Otomane dhe nuk e kemi kuptuar.
      Komuniteti i Mbetjeve Otomane te Shqiperise KMSH nuk reagon as per Mullain e Shkodres as per Mullain e rruges se Kavajes qe shante prifterinjte, Jo nuk reagojne se kjo eshte Filozofia e Tyre.

  4. Kellira says:

    Keta shohin endrra me Sulltane dhe Perandori Otomane.
    Shqiperia u nis drejt Perendimit me 12 Nentor 1912 ne nje rruge pak kthim.
    Kemi patur ca vonesa rruges por po i mberrijme stacionet nje e nga nje. Pas NATO-s shpresojme te kapim BE-ne sa me shpejt por po na vonojne perseri halerat e Cadrës se Jenicereve.

    1. m says:

      Endra me NATO dhe BE shikon ti o Kellire…na jemi bere me Arab se Turqit, kjo duket dita dites, Hoxhallaret perdit bejne Skandale me Xhihadizma, sharje Prifterinjsh, mbeshtetje te Politikes, …. dhe populli Arnaut i Hyqmetit Otoman te Ballkanit Perendimor nuk reagon por mbush dita dites Xhamite dhe rradhet e Xhihadisteve me Ushtare..

  5. NJESHI says:

    SHQIPERIA E SHQIPETAREVE vdekje tradhetareve

  6. Cendurimmadhi says:

    Varni bidonat ketije trapi ,mos u merni me te sepse kujton se eshte i rendsishem . Nuk di nji gje ,keto mender me thane imam paguhen apo punojne vullnetarisht .Kush ta dije t’na e tregoje .

  7. Bekimi says:

    E mbështet hapur? Pse duhet të fshihet ai?
    Sistem presidencial ka edhe Amerika. Ku qëndron e keqja këtu, apo e doni rrumpallë si këtu?
    Ju që hani mut kundër Turqisë, do luteni edhe për pak vite t’i bëni gojore ashtu siç bëni me të tjerët.
    EVETÖ ERDOĞAN!
    EVET, TÜRKIYE!

  8. Qafiri me çallme says:

    Një arsye e forte pse duhet rihapur burgu i Burrelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje