Rezultatet për referendumin, si votuan turqit jashtë: Në Maqedoni e Kosovë pro, në Shqipëri kundër Erdogan

16 Prill 2017, 23:31Rajoni TEMA

Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar “po” për reformat kushtetuese në kuadër të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, të cilat parashohin implementimin e sistemit presidencial të qeverisjes, ndërkohë që në Shqipëri ka dominuar vota “jo”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve të para të shpallura nga numërimi i votave të ardhura nga diaspora turke, shtetasit turq në Maqedoni kanë votuar me 57,97 % “po” dhe 42,03 % “jo”, në Kosovë me 57,14 “po” dhe 42,86 “jo”, ndërkohë që rezultati i shpallur nga votat e shfrytëzuara në Shqipëri është 41,80 % “po” kundrejt 58,20 % të votave “jo”.

Ndryshe, shtetasit turq shfrytëzuan të drejtën e tyre të votimit më 9 prill në Shqipëri dhe Kosovë, dhe më 8 dhe 9 prill në Maqedoni.

Ndërkaq, diaspora turke kishte mundësi të votojë në 57 shtete në një total prej 120 vendvotimeve që ishin hapur në ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në vende të botës nga data 27 mars deri më 9 prill.

2 komente në “Rezultatet për referendumin, si votuan turqit jashtë: Në Maqedoni e Kosovë pro, në Shqipëri kundër Erdogan”

  1. krysho ludovik says:

    epo tyrqit e albanistanit jane me baba gjylon
    po ska gje se vjen sallami hallall i sulltanit edhe per ta

  2. enter"" says:

    dhe ka akoma idiote ne Shqiperi qe duan bashkimin me Kosoven….yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy KURREN E KURRES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje