Urimi i Bashës dhe një paralele me protestën: Tash 60 ditë është ditë Pashkësh, dhe do të vazhdojë të jetë

16 Prill 2017, 15:35Politika TEMA

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar Pashkët duke thënë ndër të tjera se 60 ditët e protestës janë ditë Pashkësh.

Ai siguron se do të vazhdojnë edhe më tej ditët e Pashkëve në të ashtëquajturën “çadra e lirisë”.

Basha shprehet se brenda çadres çdo ditë dhe çdo natë ngjallet dhe rilind shpresa.

POSTIMI I PLOTË

“Sot është një ditë feste për besimtarët e krishterë, për vëllezërit dhe motrat tona të krishtera anembanë Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë, sepse është dita e Pashkëve. I uroj nga zemra, çdo besimtari të krishterë Gerzuar Pashkët!

Besimtarët e Krishtit por edhe besimtarët e Zotit anembanë vendit tonë e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljen e shpresës e cila është burimi i energjisë dhe i të mirave që njerëzimi ka krijuar ndër shekuj.

Shpresa e individit, shpresa e fëmijës për prindin dhe e prindit për fëmijën, shopresa për familjet tona, për shioqërinë tonë, për kombin tonë, për të ardhmen tonë.

Shpresa e individit, shpresa e fëmijës për prindin dhe e prindit për fëmijën, shopresa për familjet tona, për shioqërinë tonë, për kombin tonë, për të ardhmen tonë.

Ndaj për këdo që sot bashkohet në këtë festë me besimtarët e krishterë dua të them se në Sheshin e Lirisë, tash 60 ditë, është ditë Pashkësh dhe do të vazhdojë të jetë ditë Pashkësh, sepse ditë për ditë e natë për natë këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë.

Për një Shqipëri të qytetarëve shqiptarë, për një Shqipëri, burimet e pasuritë e së cilës janë në shërbim vetëm të qytetarëve. Kjo është një shpresë e madhe, një ideal i madh, një kauzë e madhe për të cilën jemi bashkuar dhe për të cilën jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fitoren e plotë të qytetarëve shqiptarë.

Për një Shqipëri të qytetarëve shqiptarë, për një Shqipëri, burimet e pasuritë e së cilës janë në shërbim vetëm të qytetarëve. Kjo është një shpresë e madhe, një ideal i madh, një kauzë e madhe për të cilën jemi bashkuar dhe për të cilën jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fitoren e plotë të qytetarëve shqiptarë.

Paqja po zbret dhe do të zbresë në zemrën e çdo shqiptari.

Përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe të gjithë vendin tonë.

Përparimi i të mirës, i nisur nga kaq shumë qytetarë, është i pandalshëm. Ndaj sot dua t’u përcjell një urim të përzëmërt të gjithë juve, misionarë të paqes, misionarë shpresës, misionarë të fitores për çdo shqiptar e çdo shqiptare të ndershme. Gëzuar Pashkën!” shkruan Basha.

2 komente në “Urimi i Bashës dhe një paralele me protestën: Tash 60 ditë është ditë Pashkësh, dhe do të vazhdojë të jetë”

  1. ali says:

    Me te ardhe keq per nje shqiptar te edukuar ne HOLLANDE dhe qe perdor nje urim kaq shume ordiner.
    Me vjen keq per te ndjerin Barend Kohen qe investoi aq shume per nje te ri shqiptar, qe gabimisht qelloi te ishte i
    paafte qe te perballej me sherbetoret filo serbe te familjes berisha, fatkeqesisht me prejardhje nga Tropoja.
    A ishte ky Lulzim Basha qe priste ne aeroportin e Amsterdamit, 1994, zotnine e nderuar Gazmend Shpuza, profesorin e nderuar
    qe ishte dhe i afert i z. Ramiz Alia? E di vete ai. Me vjen keq qe eshte ne nje pozicion kaq te veshtire duke u bere njesh me njerez
    ordinere, ne formimin njerezor, si puna e Nardit, Vangjelit, Dashi,t Kocos apo edhe Likja.

  2. Maloku says:

    Si mund ti uroje festen nje populli sot ,kur dje ka angazhuar te gjithe arsenalin e ti oratorik per mosbindje qytetare,bllokim deri ne perleshje fizik me 7 Maj ne Kavaje. Me hipokrizi nuk ka .Basha ti qofsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje